O Njeri i Madh

>> Saturday, December 30, 2006


O njeri i madh, o prijes i njerezimit
Erdhe ne nje kohe kur bota te kerkonte
Kur faqen e saj erresira mbulonte
Erdhe ta ndricosh e fund ti japesh mjerimit

Kur ishte harru krejt rruga e njerezimit
Kur njerezia dhene ish ne besime te kota
Me idhuj paganesh kur mbulu ish bota
Erdhe ti dhurosh dekretin e shpetimit

Kur gjithe bota mbare mbyt ish ne armiqesi
Kur vellavrasja ish ne rend te dites
Kur e drejta matej me tehun e thikes
Erdhe ti dhurosh paqe e harmoni

Kur korrupsioni mbulu kishte dhene
Asnje norme morali kurre me nuk njihej
Se c’ishte e mira kurre me nuk dihej
Ti i solle driten ti i solle fene


Ti jetim u linde dhe jetim u rrite
Pa asnje kujdes e joshje prinderore
Por mbi ty vu dore vec dora hyjnore
Ne rrangun me te larte ti me te u ngjite

Ti nuk ishe mbret as dhe diktator
Spranove nderime as edhe kurore
Kurora e jote ishte drita e ZOTIT
Prandaj mbi cdo gje tjeter qendron madheshtor


Vepra jote prek cdo aspekt te jetes
Ti i mesove njerezit si te jetojne
Marredheniet mes tyre si ti rregullojne
Ti i mesove botes dhe jeten pas vdekjes


Nga pellgu i injorances ti nje popull qite
I dhe ne dore pishtarin e qyteterimit
E bere te afte per ndjenjen e besimit
Ta ka borxh gjithe bota kete rreze drite


Ti i dhe njerezise me te saktat sqarime
Mbi ZOTIN mbi boten me te lartat mendime
I mesove botes qellimin e jetes
Dija e sakte ushqehet me te tuat mendime


Si triumfator ashtu sic te kishte hije
Ti ne Meke u fute me nje mije besimtare
Krenarise kurejshe nje rob i vure te pare
Rruga ty tu shtrua me kurore lavdie


Para gjithe armiqve solemnisht lexove
Dekretin me kumbues qe njeh historia
Sot midis nesh merr fund armiqesia
I le te lire dhe nuk nuk i denove


Kur Europa vuante ne kulmin e mjerimit
Kur ende nuk dinte se cish pastertia
Kur per cdo semundje perdorej magjia
Ti i dhe asaj, driten e qyteterimit

Në medrese të Spanjës bota muarr mësimin,
e dijes, e të shkencës dhe e përvetësoi.
historia kurrë këtë fakt se mohoi,
çdo dije që flinte atje mori zgjimin.

Vandalët në Spanjë zhdukën qytetërimin
tetë shekullor të epokës islame,
vranë, prenë, shkretuan,

dogjën e bënë name, fituan betejën por morën mallkimin.

E kur më vonë Europa e kuptoi gabimin
mblodhi ç`ka shpëtuan nga dora mizore.
Aty gjetën dijen shkencat, artin, përparimin
aty gjetën dijen dhe sjelljet njerëzore.

Njerezit e medhenj gjithmone te admirojne
Asnjehere sperdore dhune e detyrim
Idete nuk kane jete me force e shterngim
Prandaj merr nderime emrin ta kujtojne


Sundimtaret e tjere se gjalli u shenjteruan
U veshen me buje e salltanet
E shpesh u ngjiten gjer ne dininitet (hyjnitet)
E porsa kaluan rreptesisht u mallkuan


S’lane pas vetes tyre vec simbole prangash
Gjurme tiranie, kala e ndertime
Qe botes u sollen vuajtje e mjerime
E pas tyre u bene cerdhe merimangash


Ndersa vepren tende e te shokeve te tjere
Qe u derguan tok si pejkambere
Jetuan dhe shkuan me emer te mire
Bota i falenderon dhe ua di per nder


Por ka nga ata qe duan te injorojne
Lavdine tende te madhe dhe rrugen perpara
Qe i solle botes dhe ne menyre te papare
Duan ta luftojne dhe ta asgjesojne




Por gabohen rende se drita e fese
Asnjehere nuk zhduket sa te jete jeta
I keqi do te zhduket me te keqiat e veta
Ajo do jete gjithmone e kurre nuk do vdese

Feja nuk mund te zhduket me menyra mizore
As me djallezi as manovra te tjera
Ata do te deshtojne ashtu si nga hera
Forca e saj qendron ne natyren njerezore



Sali Ferati -ish, Myftiu i Dibres ,

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP