Simbiozë Mendimesh

>> Saturday, December 30, 2006


kur te gjithe mendojne rreth historise
aty nuk gjendet historia,
lehtesojne brengen e zemres,
me nje hasmeri ne ideologji...
te cmendurit jetojne gjate,
njejte si ne kohen e dardaneleve,
ndizem flake drejte ujit te turbullt,
per nje vend ne orendine time...
kur shkrimtaret flasin me tutoresi,
dhe marrin persiper barren e historise,
aty nuk gjendet shpetim,
e gjithe bota ne nje thes...
agallaret e shekullit XXI,
me rroba te mendafshta sulmojne,
si femijet ne kopshtin e kafsheve,
cuditem nga kjo fizionomi...
koncepti i frikes,
lind nostalgjine,
ruaju nga poltronet,
me vetveten ne gjithesi...
kam filluar te dashurohem,
thelle ne sufizmin tim,
te izolohem nga budallakija,
nje nocion i shekullit XXI...

Hamdi Nuhiju

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP