Mysafir të All-llahut

>> Friday, January 05, 2007



Me iman të thellë në zemër
Bëju i Allahut mysafir
Kush e sheh Qabenë
Ka parë vendin më të mirë.

Kjo është e para shtëpi
Që nguli themel në tokë
Është veç për ibadet
Kështu Kur’ani thotë.

Shkroi për të Bejhekiu
Bashkë me dijetarë të tjerë
Me gjasë i vuri gurin e parë
Hazreti Ademi, pejgamber.

Shekujt në të ngulën dhëmbë
Kështu u shkrua n’histori
E mësyu tirani Ebrehe
I veshur me mizori

Kurrë s’iu shua nami i saj
Kështu gjithmonë do t’jetë
S’ka mbrojtje më të fortë
Se nga Zot’i Vërtetë.

Dhe s’ka vend më të bekuar
ثshtë i mbushur me mirësi
Fllad i shpirtit për nënë Haxhere
Me djal të vogël në gji

Këtu është edhe Zemzemi
Me ujët më të mirë
Do t’ia shuaj etjen
Vetëm shpirtit të dëlirë.

Mrekulli është Guri i Zi
Nga këtu Tavafi nis
Dua do t’i bëhen
Veç Një Zoti të gjithësisë.

Një bjeshkë të mirash është në të
S’ka fuqi t’i thotë poeti
Ngjyrë do t’i duhej penës
Sa ujët që ka deti.
Allahu zgjodhi Pejgamber
Hazreti Ibrahimin Halil
Qabenë ta rindërtonte
Bashkë me t’mirin Ismaili.

Me një gojë babë e bir
Zotit po i bënin dua
Beje kabul këtë punë të mbarë
O i Madhi Allah!

Bëje vend të rehatshëm
Dhe dërgoju pejgamber
Ruaje nga mizorët
Që do t’mbjellin sherr.

Dhe Hazreti Ibrahimi
Zotit i dha një fjalë
Do ta bëj kurban
Këtë të vetmin djalë.

Sa i mirë qe Ismaili
“Vepro, babë, ja ku jam”
Fjalën që ia dhe Zotit
اoje në vend tamam.

Mëshirë të madhe ka Allahu
Dërgoi melekun Xhibril
Në vend të Ismailit
Ja dashi më i mire!

Duhet folur për një vend
E ka emrin Arefat
Perëndia haxhiut
Do t’i falë çdo mëkat.

Edhe për këtë emër
Ca kronistë thanë
Ademi me hazreti Havanë
Në këtë vend u panë.

Ka edhe të tjerë
Që bënë ndonjë shënim
Xhibrili i mësoi haxhin
Pejgamberit Ibrahim.
Një det haxhinjsh
Të veshur me ihramë
Janë tretur në lutje
E harrojnë dynjanë.

Na i fal gjynahet
Mbi ne bëj mëshirë
Për këtë ditë ke hatër
S’ka ditë më të mirë.

Po Medinës së ndritshme
Kush do t’i hyjë në hak
Kur mushrikët ndoqën Profetin
Kjo i bëri shtrat.

Puna s’do lënë për nesër
Vuri themel për një xhami
Do të fitojë feja ime
U tha të gjithëve haptazi.

Të gjithë kishin një fjalë
Me ty jemi, o Pejgamber,
Muhaxhirët me ensarë
Dhe besimtarët e tjerë.

Po lutej Muhamed Mustafaja
O Zot me zemër dhe me gojë tha
Na bëj ta duam Medinën
Me Mekën përkrah.

Është varri i Pejgamberit
Vizitohet me kënaqësi
Secili ka qejf t’i afrohet
Duke qarë me lot në sy.

Mekja dhe Medina
Veç dy emra janë
Në të parën nisi Shpallja
Në të dytën mbaroi Kur’an.

Me iman të thellë në zemër
Bëju i Allahu mysafir
Kush e sheh Qabenë
Ka parë vendin më të mirë.


Ali Vezaj

burimi:www.zeriislam.com

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP