RINGJALLJA

>> Friday, March 16, 2007



Halil Ibrahimi


Një copë e vetes sime vazhdimisht përzihet me erën,
Ik mbi pullazet e kujtimeve tua
Rënkon në kulmin e tradhtisë sime
E tradhtuar kthehet tek unë



Sytë e zemrës sime në pafundësi prehen me muzgjet e harresës
Fshihen nga ndjenjat e shtypura të pafajësisë
Klithin mbi gjakun e rrugëve
Të verbër vdesin në heshtjen time



Ecja ime me refren vajton për djajtë
E ndëshkuar gjëmon nën supet e kitarës pa tela
Harron të ecë qiellit
Të gjymtuara krahëpahur ia pret lindjet vdekja
Sa vdekshëm është pa Të



Dhe vrapoj, vrapoj, vrapoj, vrapoj
E harroj vetveten dhe ringjallem në vuajtjen tënde
Vdekjen e ngadhënjej
Dhe mësoj se lindja për Të nuk mbaron kurrë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP