Dy lule te vyshkura

>> Sunday, October 28, 2007


Hamdi NUHIJU


Ne stinen e gjelbert ku jeta rrjedhë si artë,

Gjeth i vyshkur i fjaleve gri te Iben Arabiut,

Melhem i kobshem i zemres se sufiut,

Dy lule te vyshkura mblodha per ty...


Ne mengjezet e hershme kur muezini na fton ne xhami,

Ne flladin veres ku zemra me eshte mpire,

Ndjeva mungesen tende,

Sa thelle rashë ne deshperim...


Shiqoj trotuareve te qytetit blu,

Gjurmet e tua ,hijen , aromen e miskut ideal,

M`u kujtua thenia e te Dashurit tone Muhammedit a.s.

Femra , aroma e miskut dhe embelsia e namazit - jane bere pjese e dashurise sime...


Hidherohem me vjeshten,

Se ne vjeshte veshtronim mbi Butrint,

Nga e kaluara ne te tashmen nuk me mbeti gje,

Pervec dy luleve te vyshkura qe te presin si nenloke ,

Ne pragun e zemres sime...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TI MOJ MOTER



Xhemil SADIKU(tekst ilahije)


Ti moj moter e nderuar

La il-lahe il-lall-llah,

Pse je aq e pikelluar

La il-lahe il-lall-llah.


Mos shejtani te mashtroi

La il-lahe il-lall-llah

Beso Zotin qe t'krijoi

La il-lahe il-lall-llah.


Te verteten ndash me gjete

La il-lahe il-lall-llah

Perqafo fene e vertete

La il-lahe il-lall-llah,
La il-lahe il-lall-llah

Muhammedun Resulull-llah.


Stolis shpirtin me besim

La il-lahe il-lall-llah,

Ne dy botrat te gjejshe shpetim

La il-lahe il-lall-llah.


Ti je ajo qe linde njerine

La il-lahe il-lall-llah

Para syshe t'keshe diturine

La il-lahe il-lall-llah

Zgjidhe driten jo eresiren

La il-lahe il-lall-

te Zoti t'gjejshe meshiren

La il-lahe il-lall-llah.


Meshira e Zotit eshte e plote

La-il-lahe il-lall-llah

Me e madhe se kjo bote

La il-lahe il-lall-llah,
La il-lahe il-lall-llah

Muhammedun Resulull-llah.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zbritja...

>> Saturday, October 27, 2007


Ali MAKSUTI ,Tetovë


Atë natë në Hira qëndroje

Në meditim netet kaloje

Nje her qiellin, njeher Qaben shikoje

NJe her per qellimin e jetes meditoje
Kush qiellin krijoj dhe yjet rregulloj ?

Kush me drite diellin ndricoj ?

Kush per njeriut token refshoj ?

Kush mua me krioj qe te meditoj ?
Shikoje Qaben dhe per te mendoje.

Kush nga 360 idhuj Qaben do ta pastroj ?

Pse njerezia idhuj dhe interesa adhurojne ?

Pse te lire dhe ne urtesi mos te jetojne ?
Ashtu duke mediturar,

Xhibrili te perqafoje .

Pas 610 vite ne toke Xhibrili qendroi.

Prej kur Ingjillin Isait i'a dergoi

Ne toke ai me zijaretin nuk vazhdoi
Per hater Tend

o i Dashmi njerezise u kthye dhe te perqafoi,

se mall kishte qe nje Resul

nga dashuria te shtrengoi
Zbriti Xhibrili, zbriti shpallja

Zbrite Ti o i Dashmi i Hiresise.

Zbriti drita dhe urtesia e njerezise..


Sarajevë 31 07 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZURA VETËN TIME

>> Monday, October 22, 2007





Në stuhitë e ëndrrave

Zura vetën time

Në bredhje dhe ikje

Nëpër kopshte të imagjinatës...



Duart më dridhen

Trupi djersitet si në agoni

Nëpër rrudhat e fytyrës derdhet

Vesa e mëngjesit të ftohtë...



Në varreza të pahapura

Varrosa ndjenjat e mia

Aty ku engjëjt bënin lutje

Për shpirtin tim...


XHELADIN HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më ke thene!!!

>> Sunday, October 21, 2007


Hamdi NUHIJU


Kur ishim ne majen e dashurise,

t`i me pate thene te besojme Perendine,

Kur flisnim pandale per bukurine,

me pate sygjeruar Amshueshmerine...


Ne vjeshten e lashte dy lule t`i dhash,

bliri i vizatuar si fjolle ne gjethin e zverdhur,

Muratos zemren e mjerimit,

nga gjurmet e tua mesoi mjaft drini...


Era e fort floket mi tmerroi,

Nen kapelen tende u sodit kjo fjale,

Laraskat e bukura çelin , jeshilojne,

Buzeqeshjeve tua i joshem si kurre me pare...


Me ke thene qe edhe nese vdes,

Femijet kur`an do i mesosh,

E mbaj mend fjalen e pare,

Qe kerkove te takohemi ne shadervan...


Eh , koha shkeli mbi mua rend,

Sa fatmirë ishte Ejubi a.s.

Imani atij i sygjeroi,

Qe te mos bej dua ne All-llah...


Po te them se te dua,

Fjalen e embel si mjalt,

Me pate thene,

Te duhemi per All-llah...







Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHAMIA ESHTE DREJTESI‏

Photo Sharing and Video Hosting at Photobucket

XHEMIL SADIKU


Askend s’dua t’a sendisi e t’a zemeroj,
Me plote dhembje shpirti keto vargje filloj.


Ty, ty moter keto rreshta t’i dedikoj,
Po deshe merri per te mire e po deshe refuzoj..

Drejtesi e perparim,quan heqjen e shamise,
Te varfer e te humbur jane ata qe shpifin ne favour te padrejtesise,
Shamia eshte arma me e forte qe te mbron nga rruget e ligesise.

Kam ndegjuar prej gjysht kur me keshillonte,
Me fliste per shamine(havalen),ngjarje te verteta me tregonte.


Mbas luftes se dyte boterore,kur komunistat sundonin,
Ne disfavour te popullit tone te pervuajtur,ligje te ashpra aplikonin,
Keshtu disa here kan provuar, havalen ta ndalonin.


Nje grup me polic komunistat e Shkupit nje dite kan pregatitur,
Drejte katundit Bojane para agimit i kan nisur.


Asaj kohe n’katund ka jetuar nje hoxhe shume i ditur
Kur arrijne atje,plaku i katundit i ka pritur.


Per qellimin e policise,plaku lajmeron hoxhen mbas dikuje,
Hoxha merr i mbushe dy gota me uje.


Kur policet hyne ne obor,qente uluruan,
Njeren gote e mbulon hoxha,tjetren len shpaluar.


Ishte vere e nxehte kur bereqeti piqet,
Si do te vepronit i pyet hoxha,kur ne gjum u merr etja e shpirti u digjet?


Goten e mbuluar apo te shpaluaren do t’e zgjidhnit ne at moment,
Thane:te mbuluaren,se e shpaluara eshte rrase bakterie,e kjo s’don koment!


Ja,kjo eshte feja jone,ket domethenje ka shamia,
Qe e mbron femren nga ç’do sy e zemer e semure,ja kjo eshte drejtesia.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vjeshtes se vjershetareve malluar

>> Sunday, October 14, 2007


Mardena KELMENDI


Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte

ndjesi e shprese vjeshta ka dite ane-gjethesh

qe ndaloj hapinoh c'ngjyre kane krijuar lare

ashtu mengjeseve me vese e muzgut

rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin


Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin

nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin

cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte

dhe pastaj pushon kur dielli prap del e ngroh ende ne stinen e arte


Vjesht e kenges poetit ti hyne ngadale keshu si fllad shpirteror

grykezave enderruese perzhitura nxehtit dhe kaq larg atdheut

Tregome te lutem ke zbritur luleve te Mangalemit dhe mbi Tomor

Stina mbi qytetin e lashte kengeza jote ze i te bukures se dheut


Lumit pasqyre e mrekullive goricare dhe lemit shamatas

thuaja nje peshperime timen nga ky varg i vjeshtes veneziane

sillma flladin e kerkuar limonades bahces time qe melodine te ngas

dhe lerme keshtu mbi vargje poetesh frymezuar...

dhe lerme ....nje dite te shijoj atje atdheut si dikur ty stine

me mallin hedhur kraheve te lodhur ,keshtu heshtur pa pushuar....


Madi 18 shtator 2007 treviso....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHAMIA PA ABETARE

>> Tuesday, October 09, 2007



Agim AVDIU


Më je bërë si një pemë e madhe
Me kurorë gjethesh e zbukuruar
Të gjithë që pushuan nën hijen tënde
Aty edhe u dashuruan.

Sa mirë i ke mbuluar, me sa zili
Gërshetat ngjyrë gështenje, për bukuri
Sa mirë e sa fort i ruan
Me ngjyra vjeshte nën atë shami.

Po kush të hodhi tejlarg, kush nuk të do
Kush janë ata njerëz të pavlerë
Mirë kanë thënë të parët: mos harro
Sherri i parë fillon nga e jotja derë.

Sa dryshk të madh paskan zemrat e tyre
Që të mësosh në abetare shqipe s’të lanë
Vetëm pse nuk u pajtove me tekat e tyre
Të heqësh shaminë ti bukuroshe,
këtë të vetmin arsyetim e kanë.

“Ma shqyen abetaren e zemrës time nënë,
Duan që t’mi vënë prangat e injorancës ata që i kanë
Vetëm pse nuk u pajtova me tekat e tyre, nënë
Ta heq shaminë unë,
të vetmin arsyetim e kanë.”

“Flaka më djeg përbrenda se nuk ndjej aromën e klasës
Ndërsa edhe më shumë dergjem se përkrahje nuk kam,
S’ka dert, shamia e nënë Zaides,
sexhadja e Adem Jasharit më mbrojnë
Ashtu siç kanë qenë ata, edhe unë myslimane jam.”


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E kaluara perballë ndryshimit

>> Monday, October 08, 2007


Almedina Dauti - Gjilan


Punë e madhe se kush isha

dua të përmirësohem

punë e madhe se çfar bëja

dua të korigjohem

dhe nëse me jetën isha e pajtuar

s'dua për këtë të dorëzohem

dhe nëse gjërat

si bëja si duhet

dua të rregullohem

e nëse në netët e errëta

nuk dija të ndriqohem

do kapë kandilin në dorë

e me këmbëngultësi do të

orientohem.

Dhe në natën e errët nëse

e pash lart një yll do e ndjek nga pas

që të gjejë pak rreze dritë.

E nëse u kurova pasi isha sëmurë

do ja dijë vlerën shëndetit dhe

asaj që më ka humbë.

E nëse hecja rrugës pa e ditur se

se ku jamë, tani që e gjeta vetën

do eci ballë lart e nëse pengesat më

dalin pa ndërprer deri sa ta gjejë të

të drejtën nuk do të jem e qetë

dhe lulet përreth nëse aromë s'më

japin do parfumosem vetë me fjalën e All-llahut.

E kur e kaluara të më kërcënoj nga

zhgënjimi do i tregoj asaj se si është

të mbështjellesh me perlën e besimit.

E nëse nuk hjek dorë e si hije nga

prapa në qdo qast më vëzhgon

do i buzëqeshë me ndjenjën se si

është të jesh me iman.

E nëse më thotë: se s'ke qenë askushi

do i tregoj asaj se mund të bëhem dikushi.

E nëse më pyet: si jetove me mua?

Do i tregoj asaj se isha në dritën e errësuar,

e nëse prap vazhdon me lajka më lajkaton

s'do hjek nga dora Kur'anin derisa

zemrën me të vërtetën ta pasuroj.

E nëse më thotë: ke qenë pjesë e imja

do ja dëshmoj asaj se tani jam e huajë,

e nëse më thotë: ke humbur shoqërin

do i tregoj asaj se ajo një ditë

do më bëhej armik.

E nëse më shqetëson se kam mbetur

e vetme do i tregoj asaj se Mëshiruesin

kam me vete.

E nëse më thotë: ke humbur shumë kohë

nuk do të dëshprohem, sepse minuti në

momentin e vdekjes çdokujt i mjafton.

Nëse ajo fillon të lodhet kjo aspak nuk

do më përgjigjet sikur atë ta shihja të

dorëzuar kam frikë se pendimin nuk do

e kisha vazhduar.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Meditim

>> Wednesday, October 03, 2007


Hamdi NUHIJU



Pertej fjaleve te teperta,
Ekzistence me thone,

Nen purpulitjen e blerte te ndjenjes,

Heshtja me pervelon...



Ne gershetat e debores,

Nje dite me e vlere sa njemije muaj,

Osho e tejhuazuar ne ritmin tim,

Sakrazem e identitetit njeri..



Yjet qe vizatojn faqet e tua si molle,

Hena qe me mbulon perskaj fjales dashuri,

Nje strehe e pa strehe ne veshka me lendon,

Meditim drejte All-llahut tim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ringjallje




Sevdije REXHEPI , GJILAN




Me tha…


Perdite takohem


Me Vdekjen


Por s'ia kam friken


Se ringjallem


Ne yjet e flamurit tim


….i besova


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP