Shpresën kërkoja

>> Wednesday, January 23, 2008










JEHONA PERQUKU


Kur mbrenda hy e mbyllem,
Kërkojë të gjejë qetësinë,
Në errësirë të dendurë zhytem,
Mendimet , ënderrat me kapërdin.

Në kete natë të heshtur,
Vakumi e qetësia më mbuloi,
Dukesha si shkëmb i gdhendur,
Vetëm akrepi i ores më shoqëroi.

Nuk kisha fuqi ta tejkaloja,
Energjia mbrenda meje u shua,
Si trup i vdekur qëndroja,
Edhe bota jshtë u frustrua.

Më humbi Motivi të jetoja,
Edhe ajrin përreth e trazova,
Shkretirë ,etje ne mes te detit,
Fjalën e vetme ,,shpresë” kerkoja

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP