Dritaret e errësirës

>> Wednesday, June 11, 2008


Hamdi Nuhiju

Nuk vlejnë as sa një mal fjalësh,
Të bojatisura në formën irracionale,
Orgjitë e plakës së fshatit,
Fluturojnë në qiej...

Dritaret e errësirës,
Në errësirë nguliten thellë si më parë,
Me bojëqielli,
E lyer fytyra jote prej Mbretëreshe..

Kthim mbrapa nuk ka,
Shikimi i errësuar nën perdet e qiejve,
Si perçe mbulon fytyrën e hipokritëve,
Jo moral , por amoral më servove...

Një jetë e kaluar në vuajtje,
Përmallim , përçmim...
Në sllavishten e vjetër,
Një urdhër i cunguar...

Dritaret e errësirës prapa grilave të burgut,
Me mall presin fundjavën,
Atë ditë kur drita e fytyrës tënde,
Ma kujtoi shadërvanin e dashurisë sonë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP