Iftari-17

>> Wednesday, September 17, 2008


O ju që Zotit frikën shum i keni
Të lumtur e hidhëruar mes vete kur jeni
Në varfëni të lodhët me durim qëndroni
Porse të buzëqeshur shpirtin e dorëzoni

S'ka ma g'zim se në at ditë
Kur fytyra shkëlqen dritë
Zemëra e gjorë veq gjëmon
At gëzim nuk e duron

Pra muzgu kur të bie duert ju i ngrini
Drejt qiellit tek Zotit në dua siq dini
Siq dini e doni , zemëra si ju thotë
Se lutja nuk kthehet prapa në këtë botë

O Zot na shpëto nga veset e këqija
Shpirtat gjallë na mbajë , t'mos na i vdes uria
Edhe sytë e hapun , t'mos na i mbyll terri
Na afro nga parasja , na mbajë larg nga ferri...


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP