Iftari 18

>> Friday, September 19, 2008

Iftari 18



Edhe sa kohë oj nëna ime?
Më zgjon nga kllapit e kësaj bote
Edhe sa netë e sa agime?
Më ushqen dorë e jote

Edhe sa fjalë zemrën ma rrisin?
Fjalë të buta e të sinqerta
Edhe sa herë nuk do i ndëgjoj
Derisa vetin ta sundoj?

Edhe sa lotë oj nënë e mjera?
Do derdhësh për mua pa pushim
Edhe sa dimëra , edhe sa vera?
Kujdesesh për mua e shpirtin tim

Edhe sa netë pranë sofre më je?
Me bukë e dashuni më ushqen pa nda
Dej sa gjallë të jesh edhe frymë sa ke
Do jetosh për mua në këtë dunja...


Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP