Natyra

>> Saturday, September 20, 2008


Hevzi ZEQIRI


Po si nuses që i bëjnë peshqesh,
Edhe në natyrë, çka s'mund të gjesh,
Jetë në det e jetë në tokë,
Interesant, shumë gjallesa në botë!
Dhe të bëjnë që të përkujtosh!

Kur dielli na shikon,
Me shkëlqim që s’të verbon,
Kur të sheh ai në fytyrë,
Ta mbush shpirtin plot xhevahirë,
Nuk të vret, se s’ka brirë!

Edhe hëna kur natën shfaqet,
Në një qoshe të horizontit,
Mbush tokën flakë-flakë,
Me shikimin e saj t’zjarrtë;
Edhe natën të jep dritë.

Edhe yjet në qiell,
Që s’përplasen asnjë herë,
Që si hartë ende shëbejnë,
Në hapësirë lundrojnë përherë,
Zbukurojnë t’madhin qiell;
Natës ia shtojnë bukurinë.

Dhe një topth që shfaqet rrallë,
Shumë i madh por jo i rrallë,
Që nga toka duket i vockël,
E për të jemi sikur gogël;
Edhe thonë se është i kuq...

Kulm shtëpie gjithkush ka,
Por si toka askush s’e ka,
Po si çadër rrumbullake,
Pak më larg, shumë vocërrake;
Dhe i thonë atmosferë.

Tri pjesë ujë më shumë se tokë,
I mban tokat të mos bëhen copë-copë,
Shtrihet mes kontinenteve dhe shton bukuri,
E bën detar të mirë çdo njeri;
Ndokund të mahnit pashija e tij.

Dhe kur retë turbullohen,
Shpezë e kafshë të gjithë strehohen,
Dhe kur shiu në tokë marshon,
Male e fusha i gëzon;
Po edhe njeriu përfiton!

Edhe era kur lëviz,
Fletët e pemëve i gudulis,
Në mes të dimrit na bën ngri,
E në verë na sjell freski;
Andej-këndej hedh kallinj!

Dhé të kuq e dhé të zi,
Në katër anë ke n'tokë përmbi,
Edhe n'jug edhe n'veri,
Njerëz prej dheut që je edhe ti;
Përsëri në dhé e prej dheut prapë në tokë përmbi!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP