Unë fali

>> Sunday, September 28, 2008


Më munduan deri në fund,
Sa më shpallën edhe kafir.
Shkoja ndihmë për të kërkuar,
Më provokonin sikur miun.
Shpërblimin shkoja për ta marrë,
Më nxiste për ta sharë.
I jepja selam njeriut t’gjorë,
E ngriste kokën si të ishte me kurorë.
Më thanë se do të më braktisin,
Për të më frikësuar.
Që të më kthejnë në shërbim,
Në vend që të më denojnë.
Funksionoi dhe u ktheva,
Në gropën e vjetër të varfërisë.
U tërhoqa se më munduan,
Menduan se fituan.
U tërhoqa me kokë ulur,
Faqen për t’mos ua nxirë.
Edhe unë jam njeri! – u thash,
Askush s’më dëgjoi.
I shkëputën lidhjet e gjakut,
Për të më lënë të varfër.
Që pranova të largohem,
Dhe për t’u kthyer aspak s’lodhem,
S’është arsye lodhja ime.
Ajo ia vlen.
Tash jetoj mirë,
Bukë e zemër madje edhe për ata.
Babai më pati mësuar,
Kurrë mos ta shes të shtrenjtin nder.
Atë kurrë s’e bëra,
E as që mendoja.
Aq shumë u lodha e punova,
Dhe kurrë nuk më thanë të lumtë.
Djersët që më dolën,
Për hatër t’Zotit hallall ua bëj.
Nuk mërzitem se më shanë,
E aspak që më vranë.
Për hirë t’Allahut jetoja,
Sprovat lehtë i kaloja.
E për gabimet që kam bërë,
Për sabrin që bëra pikëllimin ma largoi!

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP