Islami, fe e vërtetë
>> Friday, December 26, 2008
Jam e lumtur dhe krenare,
Që Islami është fe përfundimtare.
Jetën anash nuk duhet lënë,
Kështu i Dërguari i Zotit ka thënë.
S’jetoj dhe veproj për karrierë,
S’më nevojitet pozita pa sinqeritet,
Dua zemrën time Islami t’ma frymëzoj,
Në çdo anë të Botës kudo që shkoj.
E dua familjen, shoqërinë e jetën,
Mbi të gjitha, Zotin tim.
E vërteta se Allahun e dua,
I Cili meriton të duhet pa u ndalur.
Në një të afërt a të largët,
Të gjithë e gjithçka do të lë pas,
Shpresoj të më presin melaiket përgëzuese në Ahiret,
Të shijoj aromën që më parë s’e shijova,
Të përjetoj parajsën, tërë jetën e ëndërrova.
Arlinda TOPOJANI
0 Komentet:
Post a Comment