Krijim

>> Monday, December 08, 2008


Shiun që binte e shoqëronin gjethet
që ishin zverdhur nga vjeshta
me një dinakëri,
hëna filloi t`i buzëqesh botës,
muzgu hyri fshehurazi në dhomë,
kaltërsia e detit hapi krahët
t`i uroj shiut mirëseardhje,
valët të shoqëruara me erën,
loznin si dy të dashuruar…
vallë , a mund të ketë piktor
që mund ta pikturoj këtë mrekulli
apo artist që mund ta kompozoj
në kitarë këtë bukuri
a mund të ketë diku poet
që mund të gjej shprehje
për këtë krijim
A nuk meriton të madhërohet
Ai që na dha këtë gjithësi
Të gjitha këto që poeti i quan krijim?!!!


Sejhane MEHMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP