Ne, krijesat Tua që s'njihemi

>> Sunday, February 01, 2009


Kush nga ju di të më thotë për yjet që bëjnë dritë
Sa lart duhet të ngjitem që ti arrijë
Se rrugën po marrë qiejve pa frigën e vdekjes
Më bren vetëm friga e inercionit nga pafuqia ime, e di
Mi hap dyertë O Zot të shoh ç'krijove pos asaj qe shoh
Më lejo nga krijesat Tua gjithsecilën ta njoh
Të di më shum për to, ta arrijë pëlqimin Tënd, O Zot
Më ngritë nëpër qiej pa re , më ngrit sot!
Edhe sa fshihen atje ku s'na sheh syri, edhe fshihen?
Edhe sa dylbi të qelqta na duhen për ti parë?
Sa krijesa ke në gjithësi që s'duken e s'njihen?
Takimi përfundimtarë i mbarë ardhtë, i mbarë!

Argjend Xhelili , Bujanoc 2009

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP