Një shpresë

>> Tuesday, February 24, 2009


Më gjallëron një shpresë
Se kjo fjalë, kjo besë
Një ditë do t’më mahnitë
Do t’më ndriçon një dritë
Po edhe sot sikur e mbaj
Mos është vallë pasqyrë e saj?!
Njëmend është nga një burim
Është nga nuri i Zotit tim
Të më josh, të më gëzojë
Ngrohtësi e saj të më përshkojë
T’më nderojë me lumturinë
Shpagim për vështirësinë
Dhuratë për zgjuarsinë
Se notova n’këtë Dinë.
Më udhëheq një shenjë
Një motiv i denjë
Më drejton nga e mira
Më thotë ndal tek errësira.
Atje larg e shoh një cak
Po i ofrohem pak nga pak
Do t’kaloj një ditë atë mur
Do ta ngre, pra një flamur
Dh’a më pyet: kur, kur?
Kur të zhbëhen dru e gur
Ndoshta akoma dhe më parë
Një diell kam për ta parë
Në horizont sikur e shoh
Më bëhet sikur e njoh
E di, e di- do ta arrijë
Lotin e fundit do ta fshijë
Një agim do t’shkreptijë
Një gënjeshtër do t’arrijë
Përfundim të pamenduar
Dëshpërim i pikturuar
N’faqe t’qenies, në fytyrë
Ankth i madh e një mynxyrë
E ngulitur o sa thellë!
Bota e ëndrrës ta ka sjellë
O sa qartë qenka vulosur!
Shpirt i lig, i pluhurosur.
Dhe një shpresë vdes atë ditë
Kur mbarojnë llogaritë
Kur mësohen kahet tona
Kur s’jemi mijëra as miliona...
E, po vazhdojmë një rrugëtim
Është i gjatë e plot mundim
Po i vërtetë është një premtim
Se përherë do t’rrojmë n’amshim
E n’ato çastet Zoti im
I denjë le t’jetë ai rrëfim
Burrnor le t’jetë ai qëndrim
Dhe na ruaj nga një poshtërim
Dh’ai kalimi mbi Siratë
Mos të jetë rrugëtim i gjatë!

Blerim Halili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP