Eja ja Resul...!

>> Friday, April 17, 2009


Në këtë natë të bekuar,
kemi shehid të përgëzuar!
Por...,për fat të keq,
këtë herë festojmë ditëlindjen tënde,
me vdekjen e muslimanëve.
E ti të ishe o Resul,
nuk do të kishte aspak sulm!
Me dhimbje të madhe po e them,
të dua më shumë këtë herë!
Pa ty kush e gjeti udhëzimin?!
Apo kush e dashti Udhëzuesin?!
Eja e na shkëlqe...!
Siç na shërbeve na shërbe...!
Të presim si çdo natë...!
Na prij në namaz, dil imam e na fal!
Një grumbull pëllumbash të shohim,
të habitemi e ashtu të mbesim!
Por ta kuptojmë se...,
s’është thjeshtë një grumbull pëllumbash!
Është grumbull qetësimesh e dermanesh!
Me izë të Zotit Kaadir,
ti na bëj derman ja Resul!
Këtë natë kujto, e na bën shefaat...!
Na nxir nga Zjarri e na fut në Parajsë!
Pasi ta dha të drejtën I Madhërishmi!
Siç të kujtojmë ne, na kujto dhe ti!
Na kij dertin kur s’do të na kenë të tjerët!
Na bëj fqinjë në Xhennet!
Na shoqëro në çdo moment...!
Se Xhenneti ka bukuri,
por pa ty s’ka hijeshi...!


SEMRA HALILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP