Kush, pos Tij, mund të të ndihmojë?!!!

>> Thursday, June 25, 2009


Jam aq e dëshpruar si kurrë më parë
Një plagë e pashërueshme në zemër më është ngjall.
Rri vetëm në dhomë librin kam pranë
Mundohem të mësoj, por...ç'më pengon
Nuk mundem të kuptoj...
Mos vallë malli për prindërit e mi!
Mos vallë malli për shtëpinë time!
Jo, këto s'i pranoj arsyetime
Mos vallë diçka ka ngec në kokën time?!
Shikoj nga dritarja
Shoh si bien gjethet në tokë
Njerëz në trotuare
Ca të buzëqeshur e ca me lot...
Nuk qenkam e vetmja në këtë botë
Që dita agon e perëndon me lot
Paska si unë edhe shumë të tjerë
E ndoshta dhe më të mjerë.
Afrohem më pranë dritarës
Dhe shikoj për çudi
Përpara meje është një xhami
Filloi të thëret ezani e të tubohen pleq e të rinj.
Pres më kureshtje të dalin nga xhamia
Ata i bashkoi Islami në atë vend të shenjtë
Ku i përulen Zotit me plot sinqeritet.
Dhe ja po dalin nga xhamia
I shikoj dhe mbeta e hutuar
Të gjithë ata janë aq të gëzuar
Në zemrën e tyre s'ka fije pikëllimi
Si duket atyre u takon gëzimi.
Dal në ballkon është acar i madh
Por dhe kjo nuk i pengon në xhami për të ardh.
Desha t'u kërkoj pak lumturi
Por, kuptova se lumturia s'është në duart e tyre
Ata vijnë në xhami për të marrë lumturi,
Lumturinë e kam pas aq afër e s'e kam ditur dot
Sa e mjerë paskam qenë unë në këtë botë.
Kjo dritare e vogël që shëndrit dhomën
Sot e shëndriti dhe zemrën time
Ngase përmes saj mora shumë mësime.
E kuptova ku gjendet lumturia
E kush e jep atë
E kuptova kujt t'i drejtohem
Që të ma mundësojë atë.
Zoti më mëshiroi e më udhëzoi
Të gjitha plagët e zemrës tani mi shëroi.
Nuk ka më dhimbje
Nuk ka më pikëllim
Ngase nuk ia vlen që për këtë botë
Të jem në mudim!
Namazi i vetmi shpëtim
Që të largon nga mëkatet
E të shpie në gëzim...
Askush, pos Zotit
Nuk mund të të ndihmojë
Prandaj pasurinë, shëndetin e jetën time
Atij ia dhuroj!!!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP