Mëkëmbës në tokë je, o njeri!

>> Wednesday, June 24, 2009


Një krijesë e vetmuar
Në gjithësinë e pafund,
Vetëm një zog në qiell
Dhe ai me penda të prerë.
E vetmuara ngrit kokën lart
Shikon zogun si bie në tokë
Rreth saj bie, vallë a ta ndihmoj?
Ndoshta më mirë jeta e tij të mbarojë
Se pa penda zogu s'mund të jetojë.
Zogu ra në tokë
Lëshoi një zë mallëngjyes
E vetmuara rrinte e e shikonte
Kur papritmas, vinte një zog që ta ndihmonte.
Sa krijesa të vogla janë
Sa mëshirë të madhe kanë
Thoshte e vetmuara me vete
Ku zogu shpëtimtar e mori të sëmuarin me vete.
E vetmuara rri e vajton
Që sa kohë në këtë vend rënkon
Bërtet e bërtet, ndihmë kërkon
Por, asnjë njeri asaj s'i ndihmon.
U thellua në mendime
Si peshku nën ujë,
Mendimet e saj gati e çuan në çmenduri
Për dallim nga peshku që ka jetën aty në thellësi.
Mëkëmbës në tokë je, o njeri!
Një e sëmurë me të meta fizike
Kërkon lëmoshë nga ti...
Zoti po të sprovon
Pse je kaq mendjelart?
A nuk po e sheh se është e ngratë?
Mëkëmbës në tokë je, o njeri!
Zoti të dha mend e fuqi
Vallë, sa i shfrytëzon ti?
Sa vepra të mira ke bërë gjer tani?
Kalon pranë saj
E e shikon si mendohet
E shikon me sy nënçmues
Vallë ke harruar kë e ka Krijues...
Po ta fyesh një pikturë
Artistin ke nënçmuar
Vallë vepër e kujt është kjo krijesë
A je duke menduar...?!
Shikon vajza me sy të përlotur
O njeri më ndihmo...
Nga uria të vdes mos lejo!
Njeriu vazhdon të ecë rrugës së tij
Atëherë e vetmuara vajzë ''kthehu'' i thotë atij.
Kthen njeriu kokën dhe e shikon
Çke moj vajzë që më pengon?
Të merrem me fëmijë koha s'më premton
Andaj kthehu në shtëpi
Nuk është rruga e mirë për ty.
Filloi vajza të buzëqeshë e të thotë këto fjalë:
Kur më shikoje me sy të habitur e s'reagoje dot
E fillove të shkosh
U ndjeva shumë keq,
Mendova që s'mund të shikosh!
Meqë goja jote asnjë fjalë të ëmbël s'e tha
Mendova që je memec,
Më fal, or xhaxha.
Në sytë e njeriut dy pika lot pikuan
Fjalët e vajzës në zemër e shpuan,
E ndjeu veten aq të dobët para saj
Dhe me të madhe ia plasi në vaj...
Zemra e tij e ngurtë filloi të zbutësohet
njeriu pa ndjenja njerëzore filloi të pendohet...
E zgjati dorën
Ta zgjojë vajzën në këmbë dëshiroi
Vajza s'mund të qëndron
Njëra këmbë i mungon.
E merr vajzën e në shtëpi e dërgon
E pyet shumë gjëra por përgjigje s'dëgjon
E prek vajza nuk reagon
Se ka ndërruar jetë e kupton.
Sa i vetmuar ndjehet ky njeri
Vdiq shkaku i udhëzimit të tij
Kalon pranë vendit ku vajza një kohë të gjatë qëndroi
"Sa injorant paskam qenë" ai shqiptoi.
Zoti me çdo të mirë më furnizoi
Mëkëmbës të tij në tokë më dërgoi
Më dha pamje të bukur e mendje të mprehtë
Më largoi nga çdo e metë.
Asgjë tjetër mua s'më mbet
Të lutem e të falem për sa të jem në këtë jetë,
Shpresoj mëshira e Zotit të më kaplojë
Pendimin tim Zoti ta pranojë.
O njerëz këtë këshillë pranojeni
Çdo mëngjes e mbrëmje Zotin falënderojeni
Me emër të Tij çdo punë fillojeni
Sipas librit të shenjtë veproni,
Këshillat profetike pasoni
Jetimët mos i lini në udhëkryq!
Çdo nevojtari ju ndihmoni
Nëse doni të shpëtoni...!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP