Pse më fajësoni?!!!

>> Tuesday, June 02, 2009


"Gjithë shoqet e tua u fejuan",
Kështu më thonë mbushur me mllef,
Largohen pa më dhënë selam,
Si një të marrë, vetëm më lënë!
Vetëm, e mërzitur,
Filloj të mendohem,
Dua të shpreh ndjenjat e mia,
Por kujt t'i drejtohem?!
Kujt t'i flas, vallë, për ndjenjat e mia,
Kur njeri pa ndjenja më pandehin?!!!
Pse botën e një femre,
Askush s'e kupton?
Si mund të jem pa ndjenja,
Kur Zoti me ndjenja më krijoi!
Kur gjysmën e zemrës sime e la të zbrazët,
Që tjetër kush ta plotësojë!
E pse nuk më kuptojnë,
Se në zemër e zbrazët jam!
Dua gjysmën tjetër ta plotësoj!
Por kujt, vallë, t'ia dhuroj?
Thonë se të vendosësh është një gjë e lehtë,
Sikur të afrohesh te stacioni e të marrësh një biletë.
Është shumë e vërtetë se në stacion merr biletë,
Por në këtë rast,
Bileta më duhet për një rrugë të gjatë,
Që ne i themi jetë!
E nëse biletën e marr gabim,
Sa i tmerrshëm do të jetë ai udhëtim,
A të vazhdoj, a të stagnoj?
Çfarë të bëj e si të veproj?
Dhembjet që zemrën ma ngushtojnë
Mërzitë që shpirtin në grimca ma copëtojnë,
Sytë që nga pikëllimi më lotojnë,
A nuk janë dëshmi që vetminë time e argumentojnë?
Në detin e dashurisë,
S'mund të zhytem në thellësi,
Ngase mund të fundosem,
Pa e kuptuar njeri...
Por, ndoshta kjo fundosje
Është më e mirë se vetmia!
Jo rastësisht nga dashuria,
U krijua tërë njerëzia!
Në perlat e dashurisë,
Një ditë sytë e mi do të shkëlqejnë,
E atëherë nuk do të më fajësojnë,

Arsye s'do të kenë!

Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP