Qyteti i studimeve

>> Tuesday, June 23, 2009


Kur isha e vogël
Ishe qytet i ëndrrave të mia
Gëzim i madh më kaplonte
Kur unë në këtë qytet vija.
Valët e jetës
Për studime më hodhën në gjirin tënd
Sa i bukur atëherë ishe
Tani të shoh krejt ndryshe.
Pse paske ndryshuar?
Pse bukuria jote është tretur?
Apo unë jam verbuar
E të shoh krejtësisht tjetër?!
Sa qytet i madh që je
Sa ndërtesa të larta syri sheh
Kolona e pafund me vetura
Përplot udhëtar e mbushur rruga.
Shoh njerëz ulur në kafene
Ca të pikëlluar, ca në hare,
Në lagje fëmijët luajnë e vrapojnë
Kjo gjë shumë më lëndon
Fëmijërinë time në fshat ma kujton!
Rri ulur në ballkon
Zhurma e veturave është ajo që veshi e dëgjon.
Sa më mungon fshati im
Kujtoj kohën kur atje e mirrja këtë qëndrim
E ngrisja kokën lart
Si zakonisht shoqëri e kisha hënën e yjet e zjarrtë...
E dëgjoja zërin e zogjve që s'pushonin dot
Dëgjohej zhurma e bretkosave
Nga bazeni atje afër në kullosa,
Një fllad i lehtë që shpirtin ma freskonte
Sa më mungojnë mua sonte!!!...
Në këtë qytet
E mbushur me mall e mërzi
Prap hëna, yjet më bëjnë shoqëri
Në ballkon ulur rri
Por shpirti e mendja në fshat vajti...


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP