Shoqja ime më e mirë

>> Tuesday, June 23, 2009


Në çastet e euforisë
Në çastet e nevojës së një miku
Në çastet e vështira
Me të cilat jeta pa mëshirë na sulmon,
pranë meje oj shoqja ime je gjithmonë.
Po edhe në çastet e gëzimit
Kur gëzimin tim me të tjerët dua ta ndaj
Por, vetmia ma pamundëson atë,
Tek dritarja ime
Vjen ol shoqja ime çdo natë.
Në ato çaste kur të gjitha dyert më janë mbyllur
E nuk di nga të shkoj
E zgjeron krahërorin tënd aq shumë
Më bën çdo brengë të harroj.
Në ato çaste kur jeta ime pa shije ngel
E eci rrugëve pa qëllim
Si një zanë më bashkëngjitesh
E më bën të këndshëm atë udhëtim.
E kur nga ëndrrat zgjohem e frikësuar
E të gjithë të tjerët flenë
E nuk di kujt për t'iu drejtuar
Shoqja ime është e zgjuar
Fare nuk fle.
E sa kohë kaloj me ty?!!!
Sa hapësira nga jugu gjer në veri,
Çdo ditë e pres natën me padurim
Që të takoj ty, oj mikja ime.
Sigurisht ju të gjithë tani xhelozoni
Shoqen time doni ta takoni
Pa hezituar adresën e saj do t'jua tregoj
Takimi me të do t'ju ndihmojë.
E ka emrin ''Hëna''
Nga lart na ndriçon
Zemrat e thyera
Ajo ledhaton.
Si një mbretëreshë
Qiellin çdo natë e pushton
Si një nuse me vello
Që çdo i ri e dëshiron.
Është e bukur si mjellmë në mes të liqenit
Si sirenë në breg te detit
Si lulëkuqe në fushën e gjelbëruar,
Por, kjo nuk mjafton oj shoqja ime
Ti je shumë më e mirë se kjo që kam treguar...!


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP