Ditët Pikonin nga vapa e komunizmit Shushuritjet e rrugëve S`kishin ndalim Asgjëkund,brigje,drurë,ujë, Një pëllumb i bardhë . Vraponte nëpër qati ,,O populli Im Atje ka jetë Është vetëm një Zot,, Era e komunizmit Në orenditë e mykura U asgjësua Fuqinë Omeriane. Në heshjte Me dashuri Me dëshirë e pasuam Ngadalë Hapave të Tij Të gjithë shkuam, Asnjëherë Asnjëmoment Xhevahirin e fjalës Nuk e harruam Prehëri i ëmbël Shkoi në përjetsi Sa m`ka mar malli Të ndëgjoj ezanin e Tij, All-llahu e deshi E mori afër fuqisë , Madhërisë së Tij..
(kushtuar babait tim Imam- Hafëz Zihni ef. Ahmedit)
Qysh nga fëmijëria e deri në pleqëri Jeta jote ishte plot ibadet dhe devotshmëri Nuk po them se ishe i tillë madje disa herë Porse i përpikët dhe me vazhdimësi gjithëherë
Ju erdhe në familje pas nëntë viteve martesë Ishe fëmija i shumë pritur dhe me hasret Të rritën nëna dhe babai me shumë kujdes Ngase për ta ishe shumë i dashur dhe u solle shpresë
Këtë gëzim të tyre nuk do t’ua kthesh me harresë Sepse çdo dëshirë ti ua plotësove më pas me kujdes Andaj kur babai dhe nëna shfaqën dëshirën të të bëjnë hafëz Dymbëdhjetë vjeçar ua aprovove dëshirën me çdo kusht
Në kohën e komunizmit ishe shembull me çdo vepër Nuk u ndave nga dini kurrë baba as një milimetër Ti ishe ai që në këtë kohë skëterrë dhe të vështirë Ua mësove fëmijëve Kur’anin madje edhe në shtëpi
Sa gjenerata nxorre baba as lapsi nuk mundet me i pa Këtë punë e bëre me shumë vullnet dhe pa shpërblim Sepse ti prisje shpërblimin nga Allahu në Amshim Tani shijo, ja, erdhi dita jote e shumëpritur për shpëtim
Ah sa me vullnet dhe dëshirë i mësove talebet[1] e tu Kurrë nuk të dëgjuam që the: “Jam lodh, du me pushu” Këtë punë e bëre me vullnet, me nderë, vetëm për Allah Jam e bindur frytet e saja në Xhennet ke me i pa
Nj’at Kur’an e nj’at ezan që vetëm goja jote e tha Nuk mundi askush ta zëvendësojë e si ti të këndojë Sa xhemat e sa njerëz sa herë[2] në jetë më thanë Nuk ka si Hafëz Zihnija që këndon ezan e Kur’an
Zëri jot ka qenë, do të jetë e prore do të kumbon Sepse ti veprove dhe punove për Allahun Fuqiplotë Andaj tani pusho babai im i qetë në Xhennetin Firdevs[3] Ska dyshim se atje Hafëz i Kur’anit, imam e muezin do të jesh
Kur’anin dhe Hafëzllëkun tënd, rrallëkuj Allahu ja dha E ti i qëndrove besnik, në dinin e Allahut qe i përpikët Kurr haram, le që nuk veprove kurrën e kurrës në jetë Por as syrin e veshin nuk i njollose së paku njëherë
Ke pasur cilësi e virtyte të shumta të muslimanit Je dalluar me vepër dhe pamje që i frymonte Islamit Dora jote ka qenë shumë e gjatë dhe s’tu ndal kurrë Ishe i xhymert[4] baba, nuk e ktheve asnjë nevojtar pa i dhënë
Nuk jetove duke qa vetëm brengat dhe hallet e tua Kushdo që ishte në zor nga goja jote shumë u ankua Kështu ishe i stolisur me virtytin sinqeritet dhe nurë[5] Dihet, këto cilësi Allahu nuk ia mundëson gjithkujt
Ishe imam baba jo vetëm për Preshevën por për një kaza[6] Ti kurr namazin nuk e le pa e falur me xhemat në xhami Andaj edhe në momentet e fundit fjalën Allah e ke pëshpërit Këtë ta mundësoi Allahu se qe i luftëtar i shenjtë i Islamit
Namazin e sabahut gjithmonë në xhami e ke fal Nuk të ndalën as shiu, bora, erërat e forta me tallaze Këtë detyrë e kryeje me shumë shpresë e seriozitet Duke menduar se një ditë me Allahun ke me u zatet
Madje në kohrat e lashtësisë nuk pati rrymë si tani Por për ty kjo s’qe asnjëlloj ankese apo vështirësi Shkallëve të larta dhe të errëta të Minares së lartë Pesë herë në ditë ua mësyeje me zell shumë të flaktë
Gjithmonë në Ramazan, këndoje Kur’an në xhami Jo me Mus’haf[7] çelur por mukabele[8] mbyllur këndoje ti Andaj n’Ramazan u shpërngule përgjithmonë në Përjetësi Sepse Allahu Dhul Xhelal[9] me Taxhul- Kur’an[10] të pati stolis
Veshja jote islame me shall të hoxhës me fytyrë nurë Ishte shembull jo vetëm në shtëpi por në shkollë dhe udhë Pate një jetë përplot me aktivitet të dendur islam Jo në një kohë të lehtë, por në më të vështirin zaman[11] Kurr nuk e harroj kur kthehej nga ftesat e da’vetet[12] Ndonjëherë me smundje nga ngacmimet e sikletet[13] Qe nuk e praktikuan këtë fe me vullnet e dëshirë Por të ngacmuan edhe ty pa e pasur një pikë mëshirë
Puna jote me bereqet, pesëdhjetë vjet imam pa hesht Nuk munde që t’harroje, ditët e fundit Allahun kujtoje Na thoshe me shumë shpresë, aman para se me vdek Më dërgoni në xhami, ta shoh së paku edhe një herë.
Herën e fundit kur të pash, vërehej se vdekja veç të ka ardhë E kuptova se je drejtuar më për vendin tënd të shumëmerituar Sepse nuk u ngrite në këmbë i gëzuar n’qaf me më mbështjellë Ah thash me zë të ngjizur se vërtet për Ahiret[14] qenka ujdisur[15]
Pas gjithë këtyre e mora vesh se një baba e kishim me t’vërtetë I cili po përgatitet me u shpërngulur për në Xhennet Ah thash prapë me një zë të ofshamë: “Një baba e kisha pas” Që nga thellësia e shpirtit dhe zemrës, shpirt më kish pas”
Rrugën tënde baba, pasojnë të pesë fëmijët e tu që pas i la Elhamdulil-lah[16] na le me dije, hoxhallëk[17], namaz e Kur’an Andaj tani fluturo i qetë rahatohu në Xhennt-i Mekan[18]. E fëmijët e tu deri në vdekje, për ty dua[19]- lutje do të bajnë.
Mburremi, jemi krenar me dijen dhe ahlakun[20] tand Ishe dhe mbete trashëgimtar i Islamit tradicional Ti qe gjurma e fesë dhe sinqeritetit të përsosur në Ballkan Si pasues të edukatës islame dhe osmane na le trashëgimtarë
Edhe xhenazeja[21] jote ishte e pastër, kundërmonte erë buharat[22] Tani një kohë po ndahesh nga ne, shkon në alem-i Berzah[23] Rrugë e mbarë o baba për në Ahiret e për Xhennet Atje sërish inshaallah[24] të gjthë kena me u përpjek.
Dr. Hatixhe Ahmedi
[1] Talebet- nxënësit [2] [3] Xhennetul Firdevs- Vendi më i lartë në Xhennet [4] Xhymet- dorëlirë [5] Nurë- dritë [6] Kaza- rrethinë [7] Mus’haf- Libri i Allahut, Kur’ani. [8] Mukabele- leximi i Kur’anit përmendesh, kjo në trevat tona praktikohej sidomos gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. [9] Dhul Xhelal- I Madhëruar [10] Taxhul Kur’an- Kurorë të Kur’anit. [11] Zaman- kohë. [12] Da’vet- ftesë, aty ku ftohej Hoxha. [13] Siklet- mërzi [14] Ahiret- Bota e Ardhshme. [15] Ujdisur- përgatitur [16] Elhamdulil-lah- Falenderimi i takon Allahut. [17] Hoxhallëk- detyra e hoxhës, shërbyesit të fesë. [18] Xhennet-i Mekan- Xhenneti- Parajsa. [19] Dua- Lutje. [20] Ahlak- Moral [21] Xhenaze- kufomë. [22] Buharat- erë e këndshme, misku- parfumi. [23] Alem-i Berzah- Koha- periudha prej vdekjes deri në Ditën e Kijametit. [24] Inshaallah- Dhashtë Allahu.