Fytyra e idealit tim

>> Monday, January 25, 2010



Nuk e kisha pritur
Ashtu herët në agim
Asaj dite krejt pranverore
Aq egër të më zgjohej vixhdani im

Mbase pse ishte tepruar
Ndoshta dhe pse kishte arritur fundin në abstragim
Te çdo gjë konkrete atë ditë po ndaloja
Mos gjeja fytyrën e idealit tim

Ndaloja dhe pa e gjetur kurrsesi
E kapërceja me fyerje e zhgënjim
Më lindi idea që ndoshta të mos jetë askund
Të ketë qenë hiçgjë dhe mashtrim

Udhës ndalova të pushoja
Ndonësese largohesha nga i njëjti mision
Të paktën nga gjërat konkrete tashmë kisha hequr dorë
Kisha kuptuar se kërkimi në to ishte veç iluzion

Kërkimi më zë në orë mësimi
Dhe për reaksion shpirti e pa vetëdije
Si barrën dikujt i heq nga dora një nxënësi
Librin që mbante motive Shqipërie

Në çast kuptova ç'kisha pasur atë ditë
Gjeta fillin e atyre ndjenjave pa kuptim
Ka qëlluar ditë e njëjtë krejt e tillë
Si dita kur shqipërinë për ideal e mori shpirti im

Shpejt, si largim nga mëkati, librin ia kthej
Më vjen tjetër interpretim
Ndoshta ndoshta gjithçka ishte shenjë
Se ka nis të celë pranvera e fytyrës së idealit tim

Ilmi REXHEPI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP