Dynjaja kohën ma vjedh

>> Friday, February 26, 2010

Jashar GASHI

Ditë e net...
Dynjaja kohën ma vjedhë.
Njëherë më është dhënë,
Një ditë nuk do ta kem.

Do ta shfrytëzoj kohën
Me besim, me vepra t’mira,
Me këshilla, me drejtësi e durim.

Koha kushton me jetë,
s’blehet me para.
Koha është dhuratë, ki kujdes,
shfrytëzoje me nder se është e shenjt!

Koha është para me vlerë.
Bë tregti me Allahun
se në depot e Tij
pasurinë do ta gjesh.

Pasha Allahun
që është betuar në kohën,
me t’vërtetë do t’mbesim në humbje,
përndryshe s’do ketë shpëtim.

Allahu na mëshiroftë me mëshirën e Tij!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP