O i Dërguari ynë

>> Sunday, February 28, 2010

Bardha Kqiku

E di! Ka kohë që nuk të kam parë,duke i përjashtuar ëndrrat që shoh vazhdimisht ardhjen tënde.

Zemra më rritet aq sa malet e gjata e të thepisura, sytë më shkëlqejn e trupi ndjen turp të madh pranë qëndrimit tënd.

Këta sy shkëlqyes fillojn të lotojn si pika shiu para daljes së ylberit shumë ngjyrësh.

Dëshira që kam për të ndëgjuar këshilla dhe porosi të panumërta nga ti është e flakt, emocionuese dhe shpirtëdhënëse.

Fëtyrën plot nur e gojën, ëmbëlsi e paqe.

Qëndrim madhështor e të pa krahasueshëm, vendosmëri e largëpamësi.

Bujar, besnik dhe i drejtë e korrekt në çdo aspekt.

Mëshirë, shpëtim e shpresë e mbar njerëzis.

Udhëzues i së vërtetës, mësues shembullor.

Ti shëmbëlltyr e të gjithë brezave, njerëzor.

Dua të të pyes për qdo gjë,të bisedoj e ti qaj hallet e problemet e shoqëris në të cilën po jetojmë.
Mua pasuesit të rrugës tënde më vije turp të qëndroj para teje o I dërguar.

Kemi rënë pre e kënaqësive të kësaj bote.

Jemi bërë robër të denjë të civilizimit perëndimor.

Ja resulullah dua ta nxjerr nga thellësia e zemrës mllefin dhe never inë që po përjetoj tani.

Këta lotë që po derdh tani janë lotë dëshpërimi e mallëngjimi,po në të njejtën kohë tregojnë vullnetin dhe forcën që kam kur gjendem pran teje duke parë fytyrën tënde plotë butësi e besim.
Kohët ndryshuan…

Erdhën ditë të vështira për ne,duket sikur edhe toka nuk është më ajo që ishte dikur.

Tashmë mbi të nuk mbijnë lule me rrënjë të thella,nuk qëndrojn kokë krenare si më parë.

Rrënjët u shkurtuan,dhe krenaria sikur filloi të vyshket.

Shpresa pak nga pak po tretet,për të ardhur një kohë më e mirë.

Por prit pak, atje larg diku në mes të errësirës shoh një gonxhe të bardhë,ja atje më tutje një zambak.
Duket sikur këto drita ndriquese në mes errësirës kthejnë shpesën prapë.

Premtimi që dikur na ishte dhënë nuk përfundon pa mbajtjen e fjalës,sepse ishte I tillë me frymëzim nga Perëndia.

E besa e dhënë nga ai është me përmbajtje Hyjnore.

Duhet durim,punë dhe vendosmëri pa e harruar asnjëherë besimin në Madhërin,këtë gjithmonë na porositje.

Sa herë që bie në dëshpërim,kthehem tek fjalët e tua plot këshillë.

Mbush zemrën me motiv për të pasuar rrugën tënde të pa thyeshme,hap gjoksin për të pranuar qdo kërkim falje nga të tjerët,njësoj siq bëre ti.

Nuk dua të lejoj natyrshmërin time të pastër të më ndotet nga besime të kota,nga lajkat e shejtanit të cilat qdo herë kanë provuar ta mashtojn njeriun.

Dua të jem pasues i denjë i rrugës tënde të vërtetë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP