Dua të udhëzohem

>> Monday, March 15, 2010

Argjend ISENI

Sa herë që marr frymë,
Ndjej një pakënaqësi.
Sa herë që shikoj,
Nga syri më del lot.
Sa herë që dëgjoj,
Ethet më kaplojnë.
Sa herë që meditoj,
Zemra më vajton.

Kam nevojë t’i shijoj,
Të mirat në këtë botë.
Kam nevojë ta adhuroj,
All-llahun Mëshirëplotë.
Kam nevojë të lexoj,
Dituri të fitoj.
Kam nevojë zemrën ta pastroj,
Udhëzimin e All-llahut ta fitoj.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP