KËNGA E BILBILIT

>> Wednesday, March 03, 2010



Sa bukur bilbili këngët i këndoj
Kush këndon më mirë se ai vetë
Sa keq që këngët s’ia dëgjoj
Trandafili i skuqur plotë fletë



Nga një këngë e tillë,bota thonë:U çmënd!
U tretën këngëtarët, rranë në mjerim
Por,kush nuk piu pranëverën deri në dehje
me zogjët të shtyhet si bëka guxim

Një çështje dashnorësh,ashku pa mbarim
Është kënga e zogut mbi trandofil
Gjembat që gëlltiti,plot vuajtje,përvlim
Kështu kumbon kjo këngë,o dilberi im!

Ashiku,lyp ashkun,përse nuk mer mësim?
Po ç’është pranëvera? Një zogë a s’cicëroj!
Stuhi ere,nën këngët pa mbarim.
Biljona pranëvera me këngë vrushkulloj

Sa detra ka brënda në një perlë të çmuar
Aq pranëvera ka në zemrën time,luleshumë
Por,prap deti në vënd qëndron i pa trazuar
Kush u la dy herë në të njejtin lumë!

Oh, këndon zogu këngë,por kush e kuptoj
Sa pranëvera,braktisi për një trandafil
Ah,është ashku lumi mbi të cilin notoj
Ja pse s’vdesë kjo këngë,o dilberi im.

Mendova mirë e gjatë,aq sa fara piqet nën dhe
Një ashik për të qen,s’mjafton të thuash “JAM”!
Or, po digju sa të bëhesh flakë,pastaj dritë je
Në xhennet je i shpëtuar qofsh dhe një Gulam*

GULAM* (shërbetor xhenneti)


NEKI MUSLIU
25-02-2010

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP