Martesa në mesditë

>> Thursday, March 11, 2010


Xhelaludin Rumi

A e di vëlla, se je një princ?
një bir i Ademit. Dhe ajo shtrigë e Kabulit
e cila të mban me ngjyrën dhe parfumin e saj
është bota?
Thuaji fjalët, kërkoj strehë
tek Zoti i Mesditës.

Shmange frymëmarrjen e nxehtë që të mban lidhur
me të. Ajo fryn frymë mbi nyje dhe askush
nuk mund t'i zgjidhë. Ndaj erdhën profetët.
Shih për ata, fryma e të cilëve është e freskët
kur ata marrin frymë mbi nyje, ato lëshohen.
Gruaja e vjetër e botës të ka shtënë ty në rrjetën e saj
për gjashtëdhjetë vjet. Frymëmarrja e saj
është fryma e zemërimit të Zotit. Por mëshira
e Tij ka më shumë fuqi. Mëshira është përpara zemërimit.
Ti duhet të martohesh me shpirtin tënd.
Ajo martesë është rruga.
Bashkimi me botën është sëmundje.
Por është kaq e vështirë të ndahesh nga këto forma!
Nuk ke durim sa duhet të heqësh dorë?
Po si ke durim të mjaftueshëm të bësh pa Zotin?
Nuk mund të heqësh dorë nga pija e errët e dheut?
Po si mund të mos pish nga ky burimi tjetër?
Ti sheqtësohesh, thua, kur nuk pi prej
fermentimit të botës. Por nëse për një cast
të shihje bukurinë e ujit të qartë të Zotit
do të mendoje se është lëng plot balsam.
Afërsia me të Dashurin është nuri i jetës tënde.
Martohu me të Dashurin. Lëre gjembin e egos
të rrëshqasë prej shuallit të këmbës.
Sa clirim të jesh bosh!
E që Zoti më pas të të japë jetë.
Kur qëndron i lidhur pas mëndjes dhe dëshirës, ngecesh
në baltë si një gomar pa sy.
Vazhdo t'i marrësh erë këmishës së Jusufit.
Mos u kënaq me dritën e marrë borxh.
Lër të shkëlqejë fytyra dhe vetulla jote në bashkim me Të.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP