Pejsazh

>> Monday, March 22, 2010

Hevzi ZEQIRI

Që nga rruga e qumështit,
Deri në satelitët më të vegjël;
Që nga zjarri i yjeve rrugëtar,
Deri në llumin e mëkateve njerëzore;
Drejtë njësisë së kënaqësisë prore
Shoh pejsazhet natyrore.


Në shpatet e kodrave rrumbullake,
Në barin jeshil si pajë nusërie,
Në lulet vocërrake e tupulake,
Në gurët si gjerdan që shkëlqejnë,
Në lisat e gjatë, të drejtë si qiri,
Shoh pejsazhet natyrore.

Në fushat e blerta me të mbjella,
Luginat e vogla qëujisin arat,
Laramania e bereqeteve të mbjella;
Edhe në dimër kur ata vishen,
Vishen me petkun e bardhë vello,
Më thonë nga thellësia:
“Ky është pejsazh natyror”!

Eh...!
Në zemrat e besimtarëve,
Nuk ka dimër, nuk ka verë;
Ka gjelbrime, ka dëborë,
Secila më bukuri në vete;
E zemra e besimtarit më thotë:
“Ky është pejsazh besimi”!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP