Të ka marr malli të jesh vetvetja

>> Monday, March 01, 2010

Bardha KQIKU

U shkruajtën histori,u treguan ngjarje të llojllojshme
Kaluan civilizime të shumta
U ndërruan ligje dhe diktatura nga më të ndryshmet
Formuan mbreteri.

Ti harrove te jesh vetvetja duke ndjekur të tjerët
Duke u shkuar pas ligjeve të cilat sunduan në kohë
Ti fillove të ecësh ndryshe,të veprosh si ata,
Të flasësh si ata,ta privosh të drejtën e shpirtit duke menduar vetëm për trupin si aterje.
Fillove që ditë pas dite ti ndryshosh petkat e qenjës tënde
Ngjyrat e jetes nuk ishin ato të natyrshmeris kishin form dhe pamje tjetër
Ishin zbehur nga mos përfillja dhe mos përmbajtja sipas instruksioneve të dhëna.
Thjesht u bëre pauses I verbër I këtyre teorive mashtruese
U prangose dhe u lidhe në diqka që po të vret pak nga pak
Duke harruar jetën tënde si të vetme të tillë dhe të veqant.
Mundohesh të jesh dikush që në të vërtet nuk përkon fare me ty.
Ke humbur mes realitetit dhe turbullirës që është krijuar në kokën tënde.
Është koha të jesh vetvetja
Largoj prangat që një kohë të gjatë të kanë shoqëruar,
Kthehju natyrëshmëris në të cilën u krijove
Jeto sipas mënyrës së duhur.
Largoj maskimet dhe petkat që të kan rënduar për shumë shekuj
Pastroje mendjen nga hipotezat e të tjerëve
Lejoje që gjaku të ec lirshëm në trupin tënd
Mjaft u mashtrove duke menduar se do jesh I lumtur në atë mënyr.
Thuaje gjithmon atë që ti mendon
Mos u frikëso nga vendimi që ti merr për vetën
Le të rrjedh jeta në degët e së vërtetës dhe realës.
Zemra le ta ndjej gëzimin ndërsa shpirti le ta përjetoj lumturin.
Mos ji rob I robërve por bëhu rob I Krijuesit tënd
Vepro sipas ligjit që I nënshtrohet qdo krijes,
Përfundo misonin tënd në mënyrën më të përsosur
Ji vetvetja dhe do jesh I kënaqur.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP