Vdekja - 1

>> Monday, March 29, 2010

Hevzi Zeqiri

Në fundin e jetës së mirëfilltë a të pakënaqshme
Vjen momenti që nuk ka as edhe një sekondë
Me gërgamat e fundit kënaqesh a mundohesh

O jetë e lumtur që nëpër ty shkela
Sikur të më mësoje diç
Të jetoja mirë

O jetë e bardhë e imja dashuri sprove
Sikur të mundja të kthehesha
Në lumturinë e dynjasë së pavlerë
E të them se jam gabimtar

Në livadhet e bukura
Fijet e barin unë t’i puth
E namazin ta bëj me dashuri të përjetshme
E t’mësohem t’mos ankohem kurrë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP