Bylbyli

>> Monday, April 12, 2010

Valbon RUSHITI

Ti bylbyl që fluturon
në këtë vend plot mirësi;
zëri yt kudo jehon
na sjell gaz e lumturi.


Na mëso një këngë të bukur
nga ato që ti di;
na zbukuro jetën tonë
me zërin tënd plot hijeshi.

Kodër më kodër, mal më mal
shumë kilometra ti udhëton;
nga udhëtimet qosh më qoshe
ti shumë gjëra i mëson.

Sheh përtej bukuritë e botës
flakëron në kupë të qiellit;
zbarkon në arat më gjelbrime
rrezaton si rreze e diellit.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP