Fjala

>> Monday, April 12, 2010

Hevzi ZEQIRI

Fjalë, vetëm fjalë janë të gjitha të thënat,
Kur dëgjohen pa mendje e pa zemër.


Fjalë, vetëm fjalë janë të gjitha të thënat,
Që nuk mbjell tjetër pos urrejtje, në zemër.

Nuk janë vetëm fjalë të thënat e zëmrës
Që dalldin nga zemra në zemër me dashuri e mirësi.

Fjalë, fjalë janë ato të cilat ujëvarën e lë ujëvarë,
Fjalë, fjalë janë ato të cilat diellin shohin pa perde.

Fjalë janë ato që zemrën ta ngritin në maje të kozmosit,
E që e shtrinë nëpër tërë universin.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP