Ti shpëtimtar i njerëzis

>> Sunday, April 11, 2010

Bardha KQIKU

Ç’shkëlqim I flakt në diellin e zjarrt
Mbushur emocione në zemrën e art
Ç’shi i ftoht në tokën e ngrirë
Mbulon male mbulon qdo hapsirë.


Shëndrit ky Yll shëmbëlltyr
Ndri çon ditën,natës i bëhet pasqyr
Ngjallë vdeksin e gjallë
Ndrydh injorancën e pavlerë.

Ndalon shkatrrimin
Bukurin ia fal ngadhnjimit
Nuk shuhet
Qëndron si pishtar.

Nuk tretet
Mbetet margaritar
Plotëson rrugtimin
Botës ia kthen shkëlqimin.

Besnikria,durimi,butësia
Janë të rrënjosura në zemrën bujare.
Ëmbëlsia,thjeshtësia,nënshtueshmëria
Janë të vulosura në shpirtin e tij të zgjedhur ngadhnjimtar.

(Kushtuar më të dashurit të Lartëmadhëris,
më të zgjedhurit të pejgamberis,
më të çmuarit të gjithë alemis)

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP