Mikut më të dashur

>> Monday, August 16, 2010



Ti flet me heshtje e me qetësi
Ti ndrinë me errësirë, me thjeshtësi
Më ushqen me etje dhe me uri
Më turpëron me nder e krenari
Në ty edhe dielli sjell freski
Në ty edhe era sjell ngrohtësi
Në ty edhe loti sjell gëzim
Në ty edhe humbja është ngadhnjim
Sa herë që zgjohem, sa herë që fle
Sa herë të thërras ti me vrap vje
Sa herë që flasim ti më nderon
Unë thjeshtë të dua, dhe ti më don
Edhe me lodhje më jep fuqi
Edhe më frikë më jep trimëri
Edhe me ndarje më jep dashuri
Je miku im si asnjeri

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP