EJA TE BEHEMI TE THJESHTE

>> Wednesday, September 26, 2012

Eja te behemi te thjeshte,
Do te jemi une e ti,
Ne pranvere dhe ne vjeshte,
Te rritet gjithe kjo bukuri ...

Ne livadh te behemi lule lakuriqe
Enderren te bejme zhgenderr.
Te ikim nga kjo jete skuriqe,
Ti behemi Nuse e Dhenderr !
Eja,te behemi ai ylberi pas shiu,
Dhe era qe permes degeve frymon.
Ai qiell blu qe pas nates mbiu,
Dhe diell qe buzeqeshje te ngrohta na ofron!
Te behemi ajo qe ne stuhi shkumbon,
Dhe ajo qe fshihet ne hije ... nje gjinkalle,
Ajo re qe para shiut vjen e gjalle,
Shikimi i habitur qe neper fytyre te kalon!
Te jemi ai perrua qe gurgullon,
Po, keta jane pallatet qe enderrojme
Te jemi ajo e para qe mugullon,
Sebashku,te njejten te deshirojme!
Pa eja, ne dashuri,dashurine te ofroj,
Te zgjohemi – mos te enderrojme ...
Me puthjet e para syte te t'i zgjoj ...
Me Urdherat e Zotit te jetojme !
Eja te jemi te thjeshte
Do te jemi une e ti
Ne pranvere dhe ne vjeshte
Dhe gjithe kjo bukuri ...

Nijazi Jahja Mripa
@ njm 1997 Mitrovice

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP