KUJDES NËNËS, BIJA IME

>> Thursday, April 24, 2014

Me shumë mund  ty të linda e të rrita
Por prej teje asnjë herë nuk u mërzita
Natë e ditë për ty mami bijë mendoj
Në asnjë rast fytyrën tënde se harroj.


Jetën ti ma bënë të lumtur bija ime
Më kënaq bijë  ti mua, me ato shikime.
Kujdes mamit  bijë, se po lëndohesh
Ke  kujdes , bija ime se po ftohesh.

Bija ime ke kujdes  mos u hidhëro
sepse mami ty  oj bijë shumë të do.
Ruaje  nderin e moralin në ketë jetë
Do të bëhesh vajzë dhe nënë e vërtetë.

Pjesë e imja më je ti e imja bijë
Ke kujdes për atë se çfarë do të vijë
Digjem flakë për ty bijë,  kudo që shkoj
Të jesh në rrugë të Zotit bijë të deshiroj.

Kujdesohu për familjen dhe njerëzinë
Nëse  don,  bijë   të kesh krenarinë
Kudo shkon e sillesh rrotull, ke kujdes
Do të kujtohen porositë  pasi të vdes .

Bajram Ramadani

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP