PRAN VARRIT TËND
>> Friday, April 25, 2014
Pran varrit tënd derisa qëndroja
Sa e sa pyetje vetes i shtroja,
E pyeta veten vallë më nuk je pranë?
Si aq shpejtë e braktise dunjanë?!
M’u kujtuan ditët që t’qëndroja përballë
Që pikat e tua të fjalës, më binin mbi ballë
Ato pika për mua, janë pika të shenjta
Në zemrën time kanë lënë gjurmë të shtrenjta.
Erdha sot pran teje, pak të rri me ty
M’u dok sikur shiheshim, bashk sy më sy
Sikur bisedoja më hijen tënde I dashur
Sot të kam model, dhe dikur të kam pasur.
U ndava prej teje sa shumë i pikëlluar
Kujtimet me ty , më kishin mbuluar.
E luta pak Zotin , që më frymëzove ta dua
O Zoti im, zbrit mbi këtë njeri, të mirat tua.
Bajram Ramadani
0 Komentet:
Post a Comment