PRAN VARRIT TËND

>> Friday, April 25, 2014

Pran varrit tënd derisa qëndroja

Sa e sa pyetje vetes  i shtroja,

E pyeta veten  vallë më nuk je pranë?


Si aq shpejtë  e braktise dunjanë?!



M’u kujtuan ditët që t’qëndroja  përballë

Që pikat e tua të fjalës, më binin mbi ballë

Ato pika për mua, janë pika të shenjta

Në zemrën time kanë lënë gjurmë të shtrenjta.



Erdha sot pran teje,  pak të rri me ty

M’u dok sikur shiheshim,  bashk sy më sy

Sikur bisedoja më hijen tënde I dashur

Sot të kam model, dhe dikur të kam pasur.



U ndava prej teje sa shumë  i pikëlluar

Kujtimet me ty , më kishin mbuluar.

E luta pak Zotin , që më frymëzove ta dua

O Zoti im, zbrit mbi këtë njeri, të mirat tua.


Bajram Ramadani

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP