Elegji mbi Studentin
>> Saturday, December 30, 2006
Shoh rrugёve tё qytetit fytyra tё gёzuara,
Nёn prizmin e kohёs ato janё tё flijuara,
Sa idhёt na qenka tё jesh njeri pa mundёsi,
Humb shpresёn nё krijesёn e quajtur njeri,
Tё mbetet vetёm All-llahu si opcion,
Pёr t`ia arritur qёllimit…
Kjo botё e mbushur me maska njerёzish,
Po na ndez zjarrin nё brendinё e zemrёs,
T`i qё zapton pasurinё e huaj,
Mos u ndje krenar se nuk je nё piedestal…
O sa e vёshtirё na qenka jeta,
Kur nuk mundesh tё hapёrosh qetё,
Tё ndjek nga prapa varfёria,
Pёr t`i mbyllur rrugёt e shoqёrisё…
Unё qaj me lotin tim nё mesnat,
Me shpres se mё ndёgjon Krijuesi,
T`i qё gёzohesh me materien,
Mendo edhe pёr tё tjerё…
Qyteti i studentit i mbushur me gjallёri,
Ёndёrroj tё ecё shkallёve tё objektit,
Por mundёsia mbeti ёndёrr…
T`i qё ta mundёsoi All-llahu qё tё studiosh,
Mos harro porosinё time,
Tё flas nga varfёria e thellё,
Kij kujdes pёr qenien njeri…
Hamdi Nuhiju
0 Komentet:
Post a Comment