Dy pika në hapësirë

>> Tuesday, July 06, 2010



Argjend Xhelili

Nuk kam pasuri, pallate e para
Jam ky që më shihni, ju që më njihni
Po më i lumtur do isha sikur të mos kem asgjë
E të ndihem që kam c’do gjë
 Se sa të kem çdo gjë e të ndihem sikur nuk kam asgjë
Sepse çdo gjë që është sot, dje ka qenë asgjë
Dhe nesër në asgjë do të kthehet
Ardhja nga asgjëja dhe kthimi jonë në te
Nuk është edhe pa ndonjë gjë
Çdo ngjarje pas vete fsheh edhe nga një arsye
Ani pse ne nuk e shohim e nuk e njohim
Ne gjith jetën ikim nga vdekja
Por ikim drejt saj, sikur të na ngatërrohej kahu
Po cili është kahu i vdekjes në drejtimin e pa kah?
Cili është momenti i krijimit në fillin e pa kohë?
Cili jam unë në mesin e kësaj turme njerëzish që si njoh?
E si dua ti njoh të tjerët kur ende se kam njohur vehten?
E si dua ta njoh vehten pa e njohur mirë Krijuesin?
Jeta është si një drejtëz me dy pika
Drejtëzës i llogarisim distancën midis pikave
E jetës duhet ti llogarisim distancën në mes lindjes dhe vdekjes
Ti përsosim vlerat mes këtyre dy pikave ngase për to do pyetemi
E qka vie pas pikës së dytë?
Një vij e pafund…

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP