SI E PA KALIFI LEJLANE

>> Wednesday, May 30, 2007


Kalifi tha “si valle vec per ty
Mexhnun i shkrete humbi mend e tij”?


C’na paske me te mire ,e muget nxin
Sa sheh si ti,veshtrimin kur e shtrin


Pergjigjet lejlaja: mexhnuni ti nuk je
Kushdo ne te erret driten nuk e sheh!


Se ndjen dot c’do njeri – dhe kur gjallohet
E nga i thelli gjume dot nuk zgjohet !


E ndjen ai qe zgjedhe gjumin ta hedh
E mu ne shpirt nje te vertete mbjell


Po nese frike e vdekjes te mundon
Dhe etja e fitimit te pervelon


Ne shpirtin tend s’do kete pasterti
S’hedh rrenje e perjetshmja bukuri,dashuri


Prej gjumit vdekesor s’permendet dot
Kush do genjeshter dhe shkelqim te kote


XHELALEDDIN RUMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TE DUASH DIN TE DUASH IMAN

>> Tuesday, May 29, 2007


Hamdi NUHIJU

nuk eshte lehte o insan,
te duash din te duash iman,
se nga ty kerkohet rruga matan,
e skemi lindur per dynjane...

uje kevtheri xhevahir,
uje zemzemi mjalt per dite,
te duash din per All-llah,
eshte ma me vlere se kjo dynja...

linda ne dynjan,
per matan , per vatan,
te dua o Zot pasha Ty,
pa perde dua , te te shoh Ty...

Dua te te dua oh Zoti im,
te vdes ne njemije jeta e kam deshmi,
te luftoj me shpaten e fjales,
ta ngris mbi veten kete din...

Takimi ne sexhde me Zotin tim,
eshte melhem , eshte drite,
ne kijam pash dy shkendija
dy engjuj qe luteshin per mu o Zot...

dua din dua iman,
dua te vdes per All-llahun,
te rilinde ne xhennet,
me hyrit ,me pejgamberet..


mos harro o insan,
se Zoti ne Kur`an ka thane,
ma mir me din e me iman,
se i vdekur , i lene matan...

All-llahu ekber , All-llahu ekber,
ne rruget e dynjas tekbiret jehojne,
erdhe drita e ummetit gezohuni o musliman,
te na mesoj Zotin , e librin e Tij....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpirt i Trazuem



Hamdi NUHIJU


Vargmaleve te brenges me thirr , te lutem,
si qendres mbi varre me fto , te lutem
Shpirt i trazuem me thon , etje , ankth , breng , dashuri...
Per nje ujevare klithmash humba Perjetesine...
Ky shpirt ofshan drenesin , ohhh Zot , te dua , nuk rri dot pa ty...
Kjo jete me pervelon denshmerine , t`i them dy fjale Hyrisee...
Te ndjeje ne sentimentalizmin tim ,
I kobshem shikoj lart mbi qiej
Me vallen e engjujve
Vallezoj dashurine...
Dehem , pa pire gje , nga kjo madheshti e Krijuesit
Mpleksem nen kacubat e veres,
Syt e tu ,sot jane engjull...
Te dua... Te dua ty..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria

>> Thursday, May 17, 2007

















Hamdi NUHIJU

Dashuria s`ka vizion si jeta

Ajo prêt psheretit te frenon,

Nuk ka vlerë porsi mjalti

E hedhur ne iterenar…


Dashurisë t`i them dy fjale,

Nuk munda te rrije nen hijen e kahezuar,

Te mos e takoj jetën e trimëruar,

Kur t`u dy bashkë e duam Perëndinë…


Dashuria me fali mall atdheu,

Ajo me ngjalli lot mëlmese,

Dashurisë sytë do ia puth

E zemrën do ja pushkatoj…


Shkronjat e panjohura,

Të fundosura thelle nen mur,

Shekujt shkatërruan,

Këtë hir mbi vetëdije…


Me dashurinë njoha Zotin,

Pa dashurinë humba jetën,

E pranoj të dua, e rehatshme letë jesh,

Por Zotin e kam n`zemër nuk mundem,

Atë ta zhgënjej…

Të pres në bjeshkët e verdhëzuara,

T`i këndojmë dashurisë,

Jemi të rinj e jeta na ikë,

Nuk bënë te largohemi nga Zoti ynë…


Ta duam nënën dhe babanë,

T`i respektojmë miq dhe vatan,

Do të jemi kurdoherë bashkë,

Në gjirin e dashurisë…


Të prita me mall fshehtësie,

Sikur të shoh në gjirin e dynjasë,

Deri n`amshim të bashkuar,

Dashuri, dashuri i thuhet kësaj…


Ne nxehtësinë e verës kur të thash,

Dashurinë ta kemi n`zaman,

E trembur porsi pëllumbeshë,

Fillove që të fluturoje në gjithësi…

Me sy hapur dhe krah të mbyllur,
Kështu u munduan që të na thumbojnë,
Por morali shprish moçalet,
Këtu nuk ka vend për Satan…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Frynë një erë nga lindja























Mehas Alija



Butësia e kësaj ere

zgjidh frerët e shtrëngatës kohës.

Në zemrën pus i shterur shekujsh

lëshon ringjallje ky fllad i lindjes.


Shkëlqim të ngrohtë lind dielli i saj,

të merr meraku në të të shikosh.

Sytë e terruar kërkojnë dritë të vërtetë

pasi qenë lule të venitura kohësh.


Po frynë një erë nga lindja

mbi zemrën kolapse të perëndimit.

Si dorë e butë e nënës

i jep ledhatim të fshehur gëzimit.


Thellë ua ngroh bebëzën

syve të ftohur prej varfërisë,

kjo botë e artë.

ky Islam,

civilizim i ardhmërisë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja kolektive


















Mehas Alija

Ra teri e ikëm

Larg atje ku thahet shpirti

Në fillim shkonim vetëm

Me shpresën për tu kthyer

Por ajo u bë dru i shkulur

Nga era në fushën e tharë

Në vitet e bollëkut

Rrugën ua shtruam të tjerëve

Ua mbushëm shtëpitë të huajve

Vëllezërit vdisnin majë maleve

Ra teri e ikëm

Dhe oborrit i ra malli

Për ta shkelur këmba e ikur

Ne nuk u kthyem më

I morëm edhe fëmijët

Tani nuk vdiset vetëm

Në botën e errët

Por e gjithë kopeja


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mes lindjes e vdekjes



















Mehas Alija

Shtatë kate tokë

shtatë kate qiell

me të gjallë, me të vdekur


mes lindjes e vdekjes

në razinë e Zotit

gjej gjallërinë


të gjallët kur lindin vdesin

të vdekurit lindin kur vdesin


mes lindjes e vdekjes

mos jeto i vdekur!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vallja e hijeve

>> Monday, May 14, 2007
















Namik Meqemeja


Në një nat' të errët vjeshte
Rrija m'u në dhomën time.
Një kandil me pak ndriçime
Ndrinte mbi fytyrën time.
Er' e marrë frynte, gjëmonte,
gjethet n'ajër fluturonte
dhe pastaj m'i qëndronte
në avllin e shtëpisë sime.
Rrija vetëm si i shkretë
sytë ngulur në errësirë
dhe dridhesha duke mbërdhirë,
kur befas një erë e lehtë
fryn mbi kandilin e zbehtë.


Ja! Kandili që po shuhet,
flak' e tija po venitet...
Ja! Një hije që po ngjitet...
Ja! Dhe një tjetër që druhet...
Ja! Ja! Një nga një po dalin
hijet e dhomës sime...
Ja! Një valle ku po marrin
rreth e qark tryezës sime...
Ja! Ku zhduken nëpër malin...
Dhe ja! Përsëri po dalin...
Ja! Kërkojnë ndonjë...
Pastaj frika më zë
dhe vete tek kandili,
por një i fshehtë zë
më thotë: "Mos!
Është dritë e së vërtetës
dhe këtu nuk ekziston."

" Kush është?
Kush flet me kët' zë të mekur
të një shpirti të djegur?"

Asgjë...
Vetëm era fryn përjashta.
" Por ç'shoh! Ja disa vravashka:
Mos janë demon
që dalin kaq vonë
prej ferrit?!
Hije tmerri,
Që vini në kët' dhomë të shkretë,
ç'doni?
Oh! Thoni, ç'kërkoni?"


S'ka asgjë...
Vetëm shiu bie dritares
dhe rrëshqet i ftohtë në zemër.
" S'ka hiç gjë.
Ja! Hijet po ikin një nga një.
Mbeta vetëm."

....dhe kandili mbi tryezë
lëshon flakë e përhap rezë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të kujtojmë Mulla Jakupin

>> Sunday, May 13, 2007


Ta kujtojmë ne vëlla Jakupin,
Me davet e ngarkoi supin.
I la arat edhe shatin,
E la shtëpinë edhe fshatin.
Kumanovë e Vilajet,
U nis rrugës për kurbet
Për tyxhar ai është nisë,
Jo për marka as për devizë,
Me dritë të Zotit me u pajisë.
Edhe në Sham ai ka arrit,
Për të marrë ilm dhe dritë.
Ndej në sofër të burrnisë,
Në terbijet të Muhamedisë.
Ditë e natë atje mësoi
Për ma lart në Misir shkoi,
Se atje vëlla është Ez’heri
Që për ilm është myteberi.
E prej luleve të diturisë
Mor nektarin e mirësisë.
Edhe u kthye në Vilajet,
Punës ju vu ai për davet.
N’krah janxhikun n’dorë Qitabin,
Për në davet e ka shtri hapin,
Në Sllupçan e Gjermani,
Në Kosovë e ma vonë n’Shqipni.
Kudo që shkoi e kë takoi
Me davet ai i frymëzoi.
Allahu i dha dije dhe zell
Që Islami me këndell.
Dituri,besë,bujari
Gërshetu bashkë me trimëri.
Porse të veten banë exheli,
Kur të vijë dikujt apeli.
Nuk ka çajre pa u nisë
Se kështu Zoti e ka ujdisë.
Me shumë nderime u përcjell,
Shumë xhemat aty u mbledh.
Vilajet, Kosovë, Shqipni
Vende tjera e Turqi.
Fort me mall përcollën
Deri në mjekra lotët rrodhën.
Por t’Allahut të gjithë jemi
E te Ai serish kthehemi.
Vepra e tij kurrë s’do të t’harohet,
Pema matet kur t’rrëzohet.
E kush donë atë me nderu.
Veprën e tij me vazhdu
Rahmet paç Jakup Sllupçani
Në Xhennet tu bëftë mekami!
11.05.2007


Këto vargje i shkroi Burhan Fili
Jabanxhi Jetim Zamani


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E kota

>> Monday, May 07, 2007




Fitim Flugaj

E kota gjithnji te e kota,
Bota ecë me hapa gjigant
E ne qëndrojmë pezull dhe shikojmë
Kur peshku ngordh mbi rërë
Dhe peshkatari vazhdon peshkimin
E ne se ndryshojmë shikimin.

Shikimi i të dehurit është marrëzi
Nuk mund të bëhet i rrezikshëm
Po as të shndërrohet në burrni.

Thesarin që kishim e humbëm
Nuk na mbeti gjë në gji.

As luftën nuk ditëm ta bëjmë
E humbëm në marshin tonë
Mbetëm edhe pa komandant.

Mbetëm sakat sakaq
Gjarpri i helmoi
Nga dheu i nënës i largoi.

Prishtinë, maj, 2006




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dalja e Atdheut edhe nga ëndrrat

>> Sunday, May 06, 2007













Milazim Krasniqi

Më parë kjo ishte vatër

Ku shtrohej tryeza e kënga

Ku rriteshin fëmijë

Thureshin ëndrra


Një Fitore një Ilir një Shpresë

Dhe një Atdhe i vogël


Ata janë tash diku në Kirunë

Janë bërë më të brishtë

Më apatik

Dhe në ëndrra u futen me përdhunë

Shkretëtira të bardha


Atdheun s’ua kujton asgjë më

Madje as këtë vatër

Me themele që mbahen

Mbi emrat e tyre ndër shekuj


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

All-llah – them















Nexhip Fazëll Kësakyrek

Në supe s’bartet ngarkesa e qiejve;

Çdokush vrapon e hidhet, unë s’eci më!

N’daçi më jepni edhe frutin e jetës,

Të mirat mjalt të jenë, s’i ha më!


O mendje, ky koshi yt si s’merr vrimë?

Veshja e amshimit është qefin

Në boshllëk dhe urë të varur shkenca në arrin,

All-llah – them dhe pastaj tjetër asgjë më!

(Brengë, përktheu Mithat Hoxha, Logos-A, Shkup, 2000)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për njeriun...





 
 
 
 
E. Skenderi
 
Zotin e vertetoj, me gojë e pohoj
Me gjithë zemër e pranoj
Dëshmoj për muhammedin, si një rob të tij
një profet të Zotit, si neve njeri
islamit, kësaj feje të shenjtë 
i kam dhënë besën time tepër të shtrejntë
 
i lutem Zotit të vërtetë
të jem  në islam perjetë
të mos harrojmë o njeri 
se Zoti na fali ketë fuqi 
ketë far mendje e njohuri
që me të mburremi o njeri
              
shpejt do te vijë ajo ditë tek njerëzit 
ku nuk bën dobi pasuria
dhe as tregtia, as hatri e as miqësia
po vetëm ato që donë perëndia
qëndrimi im ne ketë jete 
nje dite dotë perfundojë me të vërtetë
 
kjo është një çështje që gjithë e dimë 
nga vdekja nuk ka shpetim
lindën ca njerëz qe pertendojnë 
se e njohin Zotin dhe e besojnë
krim ma të madhe për at njeri 
që për Zotin asgjë nuk di
 
feja islame për mrekulli
na jep dhembshuri për pleq e femijë
sa të ngrihemi në mengjes me zemër të kulluar
me bindje perkujtojmë Allahun e madhëruar
dhe të falim namazin e sabahut
të cojmë në vend urdhërin e Allahut
 
dy rekate synet, të caktuar 
prej profetit të dalluar
dy rekate farz janë të detyruar, 
prej Zotit te madheruar 
namazi të largon prej të këqijave 
dhe të afron pranë të mirave
 
mposht nefsin, zbut zemren, zbukuron moralin 
trupin e forcon, mendjen e zhvillon 
prej të ligave të largon
veç dobi morale e truperore 
dobi dhe për jetën shoqërore
grumbullimi i njerzve nëpër faltore 
kultivon dashurinë vëllazërore


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ai që ështe kudo

>> Friday, May 04, 2007







Mehas Alija

Allahut mos i bëj vend

Ai nuk i ngjanë asgjëje

Në Kur'an si është thënë

Ti vetëm ashtu besoje


Ai është këtu, aty, kudo

Ai është Allahu

Dhe kështu ti beso


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

M’KE KRIJU ALLAH









Refik Gerbeshi

Ma ke dhënë jeten që unë të jetojë
Ma ke dhënë mendjen që të logjikojë
Ma dhurove syrin gjërat për m’i pa
Të falenderojë shumë vetëm Ty Allah

M’ke kriju Allah-Hamdi t’qoftë ja rabi
Vetëm Ty të adhuroj La ilahe ila llah

Shumë t’mira m’ dhurove Të falënderojë
Fenë time islame unë e rrespëktojë
Unë fali namazin edhe agjërojë
Ditët e jetës sime n’ibadet i qojë

Unë lexojë kur’anin edhe shumë mësojë
Prindërit e mi të dashur unë i rrespektoj
Farzet e sunetet në jetë i zbatojë
Vetëm Ty të lutem e të adhurojë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SOT KEMI BAJRAM








Demir Krasniqi


Hej, në mbarë rruzullin e kësaj bote

Ku ka myslimanë

Festë e madhe sot kremtohet

Se kemi Bajram.


Zgjohen herët që n’agim

Pleq edhe të rinjtë

Nisin rrugës me nxitim

Për të shkuar në xhami.


Hej, le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dije gjithë bota

Se sot është Bajrami!


Hej, veshë e mbathë me rroba të reja

T’pastër porsi loti

Në fytyrat tona shkrep hareja

Me ne është edhe Zoti.


Me ushqim e ëmbëlsira

Sofrat mbushur plot

Shumë urime, shumë dëshira

Na ndihmo o Zot!


Hej, le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dije gjithë bota

Se sot është Bajrami!


Hej, bëjmë vizita njëri tjetrit

Si e kem zakon

Nderojmë t’gjallët, kujtojmë t’vdekurit

Feja na këshillon.


Do’t vallëzojmë e do të këndojmë

Natën deri vonë

Ne Bajramin ta festojmë

Në atdheun tonë!


Hej le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dijë gjithë bota

Se sot është Bajrami!



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP