E KËRKOJ VETEN

>> Saturday, May 31, 2008


Agim METBALA


Dje e dija kush isha

I rreshtuar si luledielli

Me fytyrë të kthyer kah dielli

Në pritje të lindjes të frutit

Nga mishi dhe gjaku ynë...

Sot e kërkoj veten

Në këtë vorbull të shfrenuar

Ikje marramendëse me një këmbë

Qiellit që nuk i dihet fundi

Dhe me një këmbë në zjarr

Që nuk ka të sosur djegia

Bërtas me fund të barkut

Si kafsha e plagosur për vdekje:

- Kurrë nuk do të rreshtohem mbrapsht

Edhe nëse gjatë jetës

Vdes edhe një mijë e një herë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ja All-llah

Ja All-llah

Shafi' Bashir Said






Ja All-llah më fal
Më fal për gjunahet e bëra
Për shakatë e pavlera me të cilat zgërdhihej shoqëria ime
Kënaqja veten time me gjërat e kësaj bote


Dhe gjthçka e shihja thjesht si një zbavitje
I shpërfillja dhe i braktisja të gjitha lutjet obligative
E të mos flasim për Sunnetet e Teravitë
Ja All-llah mi fal mëkatet që i kam bërë


Në kulturat jo-Islame vullnetarisht jam aklimatizuar
Fjalën Tëndë, Kur'anin e Shenjtë, me aq shpërfillje e kam gjykuar
Ndërsa librat e tjerë argëtues me kënaqësi i kam selektuar
Oh All-llah as muajin e Shenjtë të Ramazanit nuk e kam agjëruar


As këtë tani e as muajt e kaluar
E kur më pyesnin njerëzit, arsyetohesha me brinjin e thyer
Por Ti je I Gjithëditur ja All-llah, e dije se un gënjej
Ndërsa kur vinte thirrja për Salat apo Da've, nuk e dëgjoja
Por rrotat e veturës për në party, me kënaqësi i shkëlqeja


Un jam musliman, besueshëm deklaroj
Por as një minutë për adhurim nuk kurseva


Ja All-llah më fal për injorancën time
Dhe lësho mbi mua nga Bujaria Jote
Duke filluar që sot, veten dhe petkun do ta pastroj
Do të falem, do të heq dorë nga gabimet, do të agjëroj

Dhe vetëm Ty do të të kënaq
Ja All-llah Ti je Udhëzuesi, Të lutem më udhëzo
Të gjitha ligjet e Tua, plotësisht do ti pranoj
Ja All-llah Ti je i Gjithdijshëm
S'e ndihmoj dot veten pa ndihmën Tënde
Ja All-llah, Pronar i Urtësisë dhe Dijes
Autoritetin Tënd Absolut, plotësisht e pranoj


Ti Di gjiçka dhe Dëgjon gjithçka
Ti je Krijuesi, Furnizuesi dhe Sheh gjithçka,
Me përulje i nënshtrohem Fuqisë Tënde të pafund
Dhe me përkushtim falënderimet e mia T'i shpreh


Se çka është Islami tani e kuptova
Xhaminë do ta vizitoj dhe me mençuri kohën do ta kaloj
Të falemnderit ja All-llah që ma tregove rrugën
Se pa Udhëzimin Tënd unë do të isha i humbur

Nga Anglishtja: Dritan Skenderi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për mëkatet e bëra


Albulena BAJRAMI


Çfarë mundë të thuash sot

Për njeriun me Zotin që ka për ta takuar

E i mbushur plot mëkate

A thua Zoti ku ka për ta dërguar?

Më dhimbsen ata njerëz,

Që atë botë nuk e mendojnë

Çdo ditë i lutem Zotit

Ata që t’i udhëzojë.

Kur shoh njerëzit që vrapojnë pas mëkateve,

Mundohem t’i këshilloj të lutem mos

Punoje atë që Zot e do

Dhe Zotin kurrë mos e harro.

Ah o Zot që na ke krijuar

Gjynahet e shumta na kanë mbuluar

dhe me gjynahe ende veprojmë,

Na udhëzo o Zot që ne të shpëtojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PADREJTESIA


Kerim GASHI


Perse çdo kund gjendesh

Perse kaq shum frekuentohesh

Perse shumica te shoqerojn ty

Besa edhe te dashurojn ty

Perse lendoni ,kur nuk ju lendojnê

Perse harroni ,kur nuk ju ledhatojnê

Perse demtoni kur nuk ju demtojne

Perse qeshni kur nje femije syte I lotojne

Perse i urreni,kur ju rrespektojnê

Perse gezoni ,kur te varferit varferojne

Perse te drejtat tona na mohojne

Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne

Te gjith jan kunder te sinqertit

I besojne genjeshtarit e jo te vertetit

I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

Dhe me shume I duan te dridhurat e termetit

Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin

Denojne te pafajshmin e jo kriminelin

besojne genjeshtren e jo realitetin

Per ta degjeneruar nje shoqeri ,

I godasin themelin

Duroni o ju zemra te sinqerta

Jan ne perendim kohet e erreta

Jan ne lindje kohet e blerta

Eshte ne lindje, si nje bime e drejtaPo fute rrenje lumturia

Eshte ne kembe mevetesia

Po ngadhnjen urtesia

Po triumfon pafajsia

Dhe po lulzon lumturia


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

‘Damasku’ – ‘Shami’


Ermal BEGA


Damask (Sham),
i mrekullueshëm je,
me bukurinë tënde,
me ndriçimin tënd,
me rrugët e tua,
me xhamitë madhështore të tuat,
me personalitetet e mëdha të tuat,
me historinë tënde,
me njerëzit e tu...
Më ka marrë shumë
për ty o Sham,
më ka marrë malli të ndjej aromën tënde,
tënden o Sham,
më ka marrë malli për banorët e tu,
o i mrekullueshmi Sham,
më ka marrë malli për diturinë tënde,
o ‘Shami Sherif’,
për petalen time, o Sham...

U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde,
u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtet e tua,
u bëra kohë pa i prekur petalet
u bëra kohë pa të prekur,
u bëra kohë pa të parë
u bëra kohë pa të ndjerë...
Oooh Sham, sa të dua
me çdo gjë që ke brenda...
Do të vij përsëri atje,
më prit, së shpejti, InshaAllah,
që t’a marr përsëri nektarin tënd,
dhe dëshiroj, dëshir-oj,
që të vdes atje,
pranë teje...
Të dua,
Sham...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E di...


...se dielli një ditë mund të pushojë së shkëlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do të shohë dritë
Zemra ime do të qajë për të gjitha që i humbi
Për ata që i deshti, s’do te kem më jetë.

Do të ketë ikur shansi për të dashuruar
Apo për të pasur dike që të më shtërngojë fort
Zemrën time e shoqëron vetmia
netëve duke qarë.

...yjet që shkëlqejnë në netët e pafundme,
Kanë errësirë si shokët e tyre,
Pavarësisht nga humbja e dritës së ditës
Koha kurrë nuk do të mbarojë.

Do të doja që dashuria të ishte aq e dashur
Sa janë yjet për natën.
Se megjithëse zemra ime është afër
Nuk ka përkëdhelje, as të puthura ...

Drita e yjeve një ditë do të shuhet
Që të përzihet me natën;
Ëndërrat e mia për dashuri që kisha, Oh, sa të ëmbla!
I lash të shuhen hic pa luftë.

Erërat tekanjoze të kohës
U huazojnë fluturim shpresave, ... dëshirave
Në lulëzim, me mosperfillje
Ku askush s’mund të blejë një shans të çmueshëm...

Ja Allah! Dëgjoma Dua'anë!
E di që Je gjithkund!
E di gjuhen e të gjitha zemrave,
Veçanërisht të atyre të dëshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vërtetë
Po e qaj me lot këtë zemrën time të ngurtë
Në të cilën drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janë që dashuria të vijë
Si lindja e diellit,
Dhe shkëlqimi të mos zbehet
Biles as nata kur të fillojë të zbresë.

E derisa nata gjithmonë do të jetë
E mbushur me yje me shkëlqim të pafund
Pavarësisht errësirës së natës
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Njohja

>> Friday, May 30, 2008


Kader VOGEL


U gjakosshe
U harxhoshe
U gezoshe
U bere i njohur ti.

Aq
sa edhe krimbat ta njohen
fytyren tende me.

S’te mbeti kohe
shpirtin tend
ta njohesh se paku ti.

Smunde te mendoshe
Smunde te kuptoshe
Smunde ta gezoshe.
Ate njohje per te cilen i krijuar je.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Na falë!


Semra HALILI


Pas selameve qe fillonin ne shoqeri

erdhi dita...

ne te cilin nuk u hetua;

lindja e diellit,

dhe perfundoj vetem me ok!

qe su paramendua

dhe perfatkeqesisht edhe

pse s'paramendohet por...

zdo te hetohet

edhe perendimi i diellit...

Duhet te zevendesohet

fjala e vogel po me shprehje te fort

UFF!!me AF!!

sepse ne vend te ankimit duhet te kerkojme falje

nga Falesi me i MADHE!!!

Fjalen duhet me e perfunduar

me emrat e ZOTIT qe na nxit neve

ta therrasim me to''Emrat e bukur jane te ALLAHUT pra thirnja Ate me to''

Ja Allah kerkojme falje

Ti je fales e don faljen na fal edhe neve!!!

NA FAL.......


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Cikel poetik nga ERMAL BEGA

>> Thursday, May 29, 2008

Jetojmë



Jetojmë, jetojmë, jetojmë
për një qëllim të vetëm jetojmë
jetojmë që një Zot të Vetëm të besojmë
dhe një Zot të Vetëm të adhurojmë.


I lodhur nga kjo botë

I provova të gjitha
të gjitha i provova
por më të ëmblën gjë që gjeta
ishte dashuria në Një Zot.

E kërkova dhe e gjeta
besimin e vërtetë
për atë jetoj tani
dhe për atë do të vdes.

O Zot, o Zot, o Zot,
na udhëzo në rrugën e drejtë
në rrugën e atyre që bënë vepra të mira
dhe të atyre që të besuan me sinqeritet.


Sinqeriteti

Sinqeritet!
Fjalë e madhe për burra të vërtetë
për ata që veten e mohuan
dhe për një qëllim jetën e flijuan
e flijuan jetën për Një Zot të Vërtetë
dhe për njerëzimin mbarë
që keq të mos heqë.


Dituria

Diturinë njeriut kush ia dha
ia dha Ai që e krijoi
ia mësoi të gjitha emrat e sendeve
dhe më në fund e përsosi.
Ermal BEGA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Thuaje të Vërtetën


Thuaje të Vërtetën
Rana Faruk Tahir, Uazirabad




Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën,
Të vështira janë rrethanat
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, pavarësisht nga rreziqet,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, jeta mund të jetë e hidhur,
dhe ajo që të ka mbetur vetëm pak minuta është,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, burgu, kamzhikët dhe sakrificat janë dhurata,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, përmes nxirjeve nga masakrimet e rënda janë kopshtet që presin,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, e nevojshme do të jetë kjo marrëzi e muslimanëve, ka ende kohë,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën.
Nga Anglishtja: Ermal BEGA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Drejtuar Ummetit Musliman


Lufto për të drejtën tonë
Nëse duhet të luftojmë
Për të drejtën tonë
Ne do të bashkohemi
Nga armët tona
Ne nuk do të largohemi
Ndihma jonë vjen nga lart në qiell
Bile më lart sesa aeroplani luftarak mund të fluturojë
në qiell
Mjafton vetëm një miratim
Nga Zoti ynë
Dhe superfuqitë do të ankohen
Kur të shohin vetet e tyre të shkatërrohen
Siç e kemi parë në të kaluarën
Superfuqitë botërore nuk kanë vazhduar
Dhe pastaj fuqinë e Zotit për ta shikuar
Ai, dashurinë e Tij do të tregojë

Të gjithë do të jetojnë në lehtësi
Të gjithë do të jetojnë në paqe
Të lutem mos u frikëso
Insha Allah ajo kohë është afër
Vetëm vazhdo t’i lutesh Zotit
Për të vetmin miratim.

Dhe duart e mia zgjaten te Kallashnikovi...
Kur shikoj lumenjtë nga Kashmiri të ndotura me gjak
Kur dëgjoj rënkimet dhe britmat e gruas nga Bosnja
Kur shikoj gjakun e muslimanëve duke vrapuar nëpër rrugët e Algjerisë
Kur dëgjoj rrëzimin e Babri Mesxhid në Indi
Kur në Iran plani për shkatërrimin e Mesxhid el-Faiz është zbatuar
Kur fëmijët në Eritre dhe Somali vuajnë nga uria
Pse libri të cilin po e studjoj bie nga duart e mia?
Pa dashje duart e mia zgjaten te Kallashnikovi
Ndoshta Ummeti Islam po më thërret për ndihmë
Lebejk! Unë po vij, unë po vij. Si një Halid ibn Velid, si një Tarik ibn Zejd, si një Muhammed ibn Kasim, si Irshad Shehid, unë po vij...

O Popull musliman, mos u bëni merak. Unë po sjell edhe vëllezër të tjerë
Unë po vij, së shpejti do të jem atje, Insha Allah!

Nga anglishtja:
Ermal BEGA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

"shkrimi i parë që atëhere"

>> Wednesday, May 28, 2008


Suheir Hammad

Përktheu Ardit Kraja


1. nuk pata asnjë fjalë

unë nuk kam shkruar asnjë fjalë

asnjë poezi në hirin e rrugës së kanalit të jugut

asnjë prozë në kamionët që ngarkojnë mbeturina dhe adn

asnjë fjalë
sot bëhet një javë dhe e shtata është e qiejve,

Zotit, shkencës.

e dukshme jashtë kuzhinës sime është një realitet abstrakt

qielli kur dikur ishte hekur.

tym kur dikur kishte mish
zjarr në ajrin e qytetit

dhe unë u frikësova për jetën e motrës sime

në një mënyrë si kurrë më parë

dhe atëhere dhe tani unë frikësohem për të gjithë ne.
së pari, të lutem Zot,

bë që të jetë një aksident,

zemra e pilotit

dështoi,

motori i avionit u prish.

pastaj të lutem Zot,

le të jetë një ëndërr e keqe,

më zgjo tani.

të lutem Zot,

pas avionit të dytë, të lutem,

mos bëj që të jetë

askush

që duket si vëllezërit e mi.
unë nuk e di sesa e keqe duhet të jetë jeta

në mënyrë që të vrasësh.

unë nuk kam qenë aq e uritur që dëshiroja uri

unë nuk kam qenë aq e zemëruar aq sa të dëshiroja të kontrolloja një

armë mbi një pendë

jo me të vërtetë.

edhe si një grua,

si një palestineze,

si një qënie e thyer njerëzore

kurrë kaq e thyer.
më tepër sesa kurrë,

unë besoi që nuk ka ndryshim

kombi më i privilegjuar,

pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e dinë

ndryshimin

midis indianëve, afganëve, sirianëve, muslimanëve,

sikhve, hinduve.

më tepër sesa kurrë,

nuk ka ndryshim.


2. faleminderit ty korea për kimçi

dhe bibim bob dhe çajin e kallamoqit

buzëqeshjet e këndshme e stafit pritës në uonxho –

buzëqeshje qekurrë nuk tregonin

nxehtësinë e ushqimit ose sesa të lodhshme

ata do të kishin qenë

duke punuar turne të gjata në qytet.

Faleminderit korea,

për salcën që më solli mua në

qytet natën vonë përpara dhe shtrembëroj itinerarin tim

të përditshëm me tren në qendrën botërore të tregtisë.


3. të vdekurit po quhen të humbur

dhe familjet e tyre mbahen duke ulë kundur

printime përballë nesh përmes kornizave të tymosura.
Ne po shikonim për Irisin, nënën e treve.

Ju lutem telefononi për ndonjë informacion.

Ne po kërkojmë Pritin,

për të fundit herë është

parë tek kati 103.

ajo po i fliste burrit të saj në telefon dhe linja ra.

Ju lutem na ndihmoni të gjejmë gjorgjin,

gjithashtu injohur si Adil.

Familja e tij është duke pritur për të me ushqimin etij

të preferuar. unë jam duke kërkuar për djalin tim,

i cili shpërndante kafe.

unë po shikoi për motrën time,

ajo filloi punë të hënën.
unë jam duke kërkuar për paqe.

unë jam duke kërkuar për mëshirë.

unë jam duke kërkuar për faktin e dhembshurisë.

çdo fakt të jetës.

unë jam duke kërkuar për jetë.


4. rikardoja në radio tha me theksin e tij të trashë si juka,

"unë do të ndjehem më mirë kur bombat e para të hidhen atje.

dhe miqtë emi ndjehen njëlloj".
në bllokun tim,

një grua po qante në një makinë të parkuar e

kërrysur nga dhimbja.

unë i ofrova ndihmën time,

i zgjata një dorë që ajo nuk e papërpara se të thonte,

"ne do t'i djegim keq, unë të betohem, keq".

dora ime shkoi mbi kokën time tek numrat brenda saj

të fëmijëve të vdekur iraken,

të vdekurit në nikaragua.

Të vdekurit në ruanda të cilët rivalizoheshin

me sporte fallse për vëmendjen e amerikës.
përsëri kur njerëzit dërgonin emaila duke thënë,

kjo kishte për të ndodhur,

mos harroni trasgresionin amerikan,

për një gjysëm sekond i ndjeva keqardhje.

mbaju ti,

sepse unë jetoi këtu,

këtu kam miqtë dhe familjen

dhe mund të isha unë në ato ndërtesa dhe ne nuk jemi njerëz të

këqinj, mos mbështet përqeshjen e amerikës.

A mund të kem një gjysëmsekondi të ndjejem keq?
nëse unë mund të gjej përmes këtij ekzuarimi njerëzish të cilët lanë

mbrapa për të vajtuar dhe për t'i rezistuar vrasjes në masë,

mund të jetë e drejtë.
faleminderit gruas që më pau sytë e mija që lotonin.

Ajo hapi krahë te saj përpara se të pyeste

"a do një përqafim?"

një grua e bardhë e madhe

dhe përqafimi i saj ishte ai i vetëm atyre njerëzve me gjak të nxehtë.

Unë nuk isha gati për të thënë jo ndaj çdo rehatie.

"vëllaiim është në flotën detare",

unë i thashë dhe ne jemi arab.

"uau, ju keni dyfish ngatërresë" fjalë.


5. edhe njëherë që një person më pyet nëse i njihja pengamarrësit.

edhe një herë një ....

më pyet se ku është vëllai im në flotë.

edhe një herë që një person që supozon që asnjë arab ose mysliman

nuk është vrarë.

edhe njëherë që një person supozon që ata më njohin mua ose që unë

përfaqësoj një popull.

ose që një popull përfaqëson një të keqe ose

që një e keqe është aq e thjeshtë

sa një flamur dhe fjalë në një fletë.
ne nuk i nënçmuam njerëzit e bardhë

kur mekvein hodhi në erë oklahomën

amerika nuk dha adresat e familjes së tij

ose ku ai shkoi në kishëose të fajësonin biblën ose pat robertson .....
dhe kur rrjetet televize shfaqën palestinezët duke kërcyer në rrugë,

nuk kishte kërkim ndjesë që fëmijë të pangrënë që shëtisin rrugëve

që i kthejnë dhëmbët e tyre bojë kaf.

që korrespondentët iredaktojnë pamjet.

që arkivat janë atje për të lehtësuar gazetarinë dembele dhe të pasaktë.
dhe kur në flasim rreth librave të shenjtë

dhe burrat e maskuar dhe

vdekjen, pse nuk përmendim KKK?
nëse do të ketë ndonjë njeri mbi këtë tokë që kupton sesi nju jorku

po ndihet tani, ata janë në lumin perëndimorë dhe rripin e gazës.
sot është dita e dhjetë.

natën e mbrëmshme bushi i shpalli luftë një

njeriu që dikur hapur financonte me cian.

unë nuk e di kush është i përgjegjshëm.

kam lexuar shumë libra dhe njoh shumë njerëz për të

besuar atë që ata më thonë.

unë nuk e çaj koken për bin ladenin.

vizioni i tij për botën nuk më përfshin mua ose ata që unë dua.

dhe peticionet janë zhvilluar me vite për të nxjerrë nga fuqia talibanë

te sponsorizuar nga amerikanët. ....

kjo është e komplikuar dhe unë nuk di çfarë të mendoj.
por unë e di me siguri të plotë se kush do ta paguaj.
në botë,

do të jenë gratë,

pjesa më e madhe me ngjyrë dhe të varfra.

gra të cilat do të kenë fëmijë për t'i varrosur dhe për ta

mbështetur veten përmes vuajtjes.

"ose jeni me ne ose jeni me terroristë"

domethënë mbani njerëzit tuaj nën kontroll dhe

rezistenca juaj të censurohet.

domethënë ne e kemi fyellin e edhe

nuklearet.
në amerikë,

do të jenë ata midis nesh të cilët refuzojnë sulme të

paligjshme.

ata nga ne të cilët punojnë drejt drejtësisë sociale,

në mbështetjetë lirive civile,

në opozitë me politikat urryese të huaja.
unë nuk jam ndjerë më pak amerikane dhe më tepër nju jorkeze –veçanërisht bruklini,

sesa këto ditë.

Yjet dhe rripat mbi të gjitha

ato makinat dhe dritaret e apartamenteve prezantonin të vdekurit si

qytetarë – jo anëtarët e familjes, jo të dashurit.
unë e ndjej që lëkura ime është shumë e hollë

dhe sytë e mi janëduke u errësuar.

e ardhmja premton pak dritë.
vëllai i vogël tani është bërë burrë dhe i gatshëm dhe duke u falur

pesë vaktet e ditës që urdhrat q

ë do të marrë për pak ditë të jenë

të drejta dhe nuk do ta lëshojë shpirtin poshtë prej pasjetës që ai

meriton.
të dy vëllezërit e mi

– zemra ime ndalet kur unë përpiqem të falem

–aspak për të shqetësuar frikën time.

njëri i madh,

tjetri kapiten dhe të dy palestinez,

muslimanë praktikantë,

burra të këndshëm.

të dy të lindur në bruklin dhe fytyrat e tyre janë tipik burrash arab,

me vetulla dhe hundë dhe ngjyrë të bukur dhe flokë kryeneç.
si do të jenë jetët e tyre tani?
atje është këtu.

gjithë ditën, përmes lumit,

era e djegies së gomave. sirenat janë ndalur tani.

reklamuesit janë në ekran.

zjarrfikësit janë të traumatizuar.

grataçelat jane kthyer edhe njëherë në masën njerëzore.

jo më aq të gjata me lartësitë e tyre.
unë nuk kam qarë aspak ndërsa po e shkruaja këtë.

unë qava kur ato ndërtesa ranë mbi veten e tyre si një zemër e thyer.

unë nuk kam përjetuar dhimbje që të përhapej si ajo dhe unë qaj për ditë që

vëllai im të kthehet tek nëna jonë i tëri dhe i shëndoshë.
nuk ka poezi në këtë.

kushdo që e lexon këtë është duke marrë frymë,

ndoshta i vrarë, por sigurisht që merr frymë.

dhe nëse është ndonjëdritë që vjen,

do të ndriçojë nga sytë e atyre të cilët shikojnë për

paqe dhe drejtësi pasi retorikat të jenë qartësuar dhe feniksi të ngrihet.
afirmo jetën

afirmo jetën

ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin tani.

ose je me jetën ose je kundër saj

afirmo jetën.



marre nga libri i saj "Zaatar Diva", libri eshte vlersuar shume ngakritike te ndryshem dhe nga gazetat dhe shkrimtaret me me fame.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Përtej fjalëve


Suheir Hammad

Përktheu Ardit Kraja


1.


Ku ka shkuar gjuha ime?

Poeti kërkon për fjalët për tu mbëështjellur në këto kohëra

Për t'i dhënë kuptim


Për t'i bërë të bukura


Për t'i bërë të përdorshme



Fjalët nga e kaluara gjurmojnë bisedat tona

Perandori dhe Kryqëzata

Plane dhe Shekuj

Të gjitha këto fjalë qartësuan të kuptuarit më parë

Bien rëndë tani

Dhe jo të rënda në këtë hapësirë të lajmeve të këqija
Unë kam parë fotografia

Përsëri fjalët

Burg Torturë
E dëshpëruar për fjalë që mund t'i shkruaj

Që nuk janë të ndotura

Që janë objektive

Të lexoj si të arsyeshme

Kështu njerëzit që njerëzit të mos ndaleshin së lexuari këtë poemë

vetë ndërgjegjësuese

Kështu që prindërit e mi nuk do të turpëroheshin

Kështu që amerikanët do të kërkonin kthimin e të tyrëve
E dëshpëruar për fjalë që mund t'i shkruaj

Kështu që unë të mund ta mbaj pa u bërë diçka e rëndë dhe e pafalshme
Gjuha më ka indinjuar
Më thuhet të mos besoj asgjë që lexoi

Pastaj çdo gjë që lexoj

Me jepet vetë fytyra ime për të më frikësuar

Më thuhet t'i frikësohem ngjyrave të frikës si paralajmërime

Më thuhet herë pas here

Iraku nuk është Palestina

Kabuli nuk është New Yorku
Fotot

Gra të përdhunuara

Të pozuara si vajza të dala dore

Kjo është zbavitje

Kjo është skenë

Kjo është e regjistruar

Burra në pranga

A fjalët e tilla si poshtërim dhe torturë

Me të vërtetë i përshtaten këtyre veprave?

çfarë ndodh me ata që mbijetojnë?

çfarë ndodh me ata që janë përgjegjës?

Haiti nuk është ÇeÇenia

Chiapas nuk është East L. A

.Iraku nuk është Palestina

Hera herës më thuhet
Më jepet një pozicion i favorshëm dhe një lente dhe instruksioni

Mos lëviz

Mos shiko lart

Mos shiko poshtë
Unë jam duke rënë


2.


S'ka lidhje këtu

S'ka paralele të ndriçuara

Mos bëj lidhje

Mos i turbullo çështjet
Vetëm i turbullon njerëzit
Për 56 vjet Izraeli e legjitimuar

Këtë lloj sjelljeje

Sanksionoi dhunën në emër të një Zoti

I cili nuk ka dashuri të mjaftueshme për të gjithë ne

Një Zot që zgjedh anë

Një Zot i cili favorizon dhe përzgjedh

Një Zot që i pret marrëdhëniet dhe zhduk shpirtra

Lloj Zoti që nuk i përgjigjet lutjeve

I cili kupton vetëm një gjuhë

Një Zot i cili nuk e shqetëson mendjen e tij të bukur me

Të tilla shëmtira

Mua më thuhet se ky është Zoti i Amerikës
Fotot nga Rafah e Palestinës

Janë 1948 dhe 2004 në një kornizë të njëjtë

Sytë e tyre i thonë kamerave

çfarë do të bëni me këtë dhimbje?

A mund të ma marrësh?
Kjo hapësirë midis lenteve dhe subjektit

është i përqendruar tek thirrjet për dëshmitare

Me premtime të cikleve të pathyera

Me biçikletat e fëmijëve nën rrënojat që dikur ishin shtëpi
Një tjetër nivel i azilit ndërtohet
Dhe unë jam duke rënë
Aaaaggh, ja Falestin?

çfarë kemi ne që na urrejnë aq shumë?

Kjo fytyrë?

Këto sy?

Ky refuzim kokëfortë për të vdekur?

Sa trauma një komb mund të durojë me botë që i shikon?

Disa gojë hapen të shokuara

Disa të tjera heshtin dhe nënqeshin

Ndërsa gratë bërtasin në një frekuencë të cilën të gjallët nuk mund

ta dëgjojnë

Përsëri?

Përsëri ja Falestin?


3.


Sa e keqe është që unë duhet të zgjedh midis fundit

Të një pushtimi apo një tjetri?

Të copëtoj kohën time dhe të copëtoj informacionin tim
Unë duhet të sillem mirë të jem e drejtë dhe e sjellshme

Kur unë dua të hap gjoksin tim nga kjo zbrazëti

Kjo dhimbje ka ngrënë në kokën time dhe zhvesh ëndrrat e mija

Shokët e mija shqetësohen se nuk ha mjaftueshëm

Unë po marr shumë mbi dhe shumë brenda

Unë nuk gjej asnjë vend ku ta mbështes këtë përgjegjësi
Nëse unë nuk them asgjë unë jam bashkëpunëtore

Nëse unë them diçka unë izolohem si ekstrem

Si një teoriciente në konspiracion

Sikur lufta të ishte një koincidencëSikur gjenocidi thjeshtë ndodh
Ajo bëhet për naftë dhe vend dhe ujë

Ajo bëhet për iluzionin dhe për marrjen e mikrofonit

Të varfrit edhe njëherë janë municionet në topat e njerëzve të pasur
Kjo është rreth dritës dhe errësirës

Nuk ka bardhë e zi në njerëzim
Më thuhetVenezuela nuk është Kuba

Ruanda nuk është Kurdistani
Unë nuk jam gruaja që gjunjëzohet

Përballë ushtarëve dhe kamerave dhe armëve të tyre

Unë nuk jam fëmija i qëlluar në kokë

nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit

Unë nuk jam nëna që po vdes nga Sida

Duke u lutur që të mund të jetoj më shumë sesa fëmijët e mi

Kështu që ata të mos mbeten jetim dhe të sëmurë dhe të më varrosin mua

Unë nuk jam fëmija që pau

Të gjithë familjen e saj të vdekur në Liban në Sudan në Nikaragua

Unë nuk jam babai i cili i lë fëmijët e tij për të mos i dëgjuar

stomakët e tyre të bërtasin

Babë, ku është buka?
Unë jam gruaja taksat e së cilës nuk i përshtaten kësaj tragjedie

Amerikani Autoriteti që nuk flet

Arabi

Liderët Arab që nuk flasin

Gruaja të bërtiturat e së cilës

Jo në Emrin Tim

Më pështynë mbrapsht si një slogan i ç'udhëzuar në më të paktën

Unë jam vajza nga Bruklini që i thanë të shikojë punën e saj

Dhe një botë të re jo Marsin


4.


Ne përdorim terma të vjetruara që nuk mund zgjerohen aq sa të prekintë vërtetën

Ne nuk kemi mësuar aq sa duhet nga e kaluara që të mos të mos i përsërisim
Më thuhet gjithmonë ka qenë kështu

Luftë dhe Masakra

Përdhunimi është më i vjetër sesa prostitucioni

Dhe prostitucioni është më e vjetra politikë

Mënyra sesi gjithmonë bota ka qenë

Pimpët dhe ata që pimpin
Raca njerëzore gjithmonë i ka lënë

Ata të cilët mbesin mbrapa
Nëse do të mbijetojë atëhere

Unë mësoj nga e tashmja

Nga e premtuara e ardhme
Ne mësojmë të jetojmë me këtë çmenduri

Nuk mund të jesh i shëndoshë në një botë të sëmurë

Vetëm të udhëtosh sëmundjet

Vetëm të mjekosh plagët
Lutu të mos jesh ngjitës

Përpiqu të mos dëmtosh askënd
Pleqtë e mi thonë kundërshtimi gjithmonë është vëzhguar

Idetë radikale gjithmonë janë regjistruar

Por ata të cilët kanë jetuar mbi margjinat pohojnë

Nën frymë

Nuk ka qenë kurrë kaq keq
Jo çdokush po vuan e Vërtetë

Pjesa më e madhe thahen për ujë

Pak notojnë në pishinat që fallsifikojnë lidhjet me detin

Pjesa më e madhe vdesin urie

Unë gjithmonë i hedh ushqimet për të cilat nuk kam oreks

Ju mund të bëni pazar nga kolltuku i juaj dhe të hani fast fond

Dhe kurrë s'mendoni rreth asgjëje tjetre përveç borxhit të kredit kartës suaj

Dhe blerjen e orës që vjen

Bëj Pazar dhe ndaloji pyetjet

Unë e kam patur zili këtë mpirje

Madje edhe duke e ditur është në më të paktën një vetëvrasje endershme

Madje edhe duke e ditur se apatia e saj është një tjetër llojvrasjeje


5.


Ngandonjëherë e gjitha që mund të bësh është të thithësh dhe të nxjerrësh

Jeta është një version i shëmtuar i potencialit të saj

Ngandonjëherë gjithë që mund të bësh është të kërkosh për jetë aty ku je

Në qytet

Një dritë të verdhë në vendin e basketbollit

Gjeometrinë hyjnore në pëlhurën e hixhabit të ndonjë vajze
Për një javë unë kam pastruar dhe prerë me thikë mjaft

Majdanoz për tabuleh për të ushqyer qindra

Unë falem mbi të gjelbrën

Që ato që unë bëj të ushqejnë ata në nevojë për një ushqim
Ka ende dashuri tek ne

Fakti është që ne po e shohim të vdesë

Ka ende shpresë tek ne

Shpresë në sytë e motrës sime

Ka ende mjaft rezistencë tek ne

Për të krijuar një botë ku nuk ka

Njerëzit e tu apo njerëzit e mi

Por njerëzit tanë

Njerëzit tanë që vrasin

Njerëzit tanë që vriten
Unë disi e di që dashuria do të na shpëtojë ne

Fakti është në historitë nuk shfaqen

Poemat që nuk publikohen

E vërteta midis gënjeshtrave

Historitë që pëshpëriten në imsakun e kësaj dite
Unë e di disi që dashuria do të na shpëtojë

Megjithëse unë nuk gjej pasion ose dëshirë në trupin tim për ta bërë

Ka ende një burim për paqe thellësisht të veshur në këtë kaos
Unë e di se dashuria do të na shpëtojë

Megjithëse fjalët dështojnë për të na treguar sesi
Në mënyrë të mahnitshme unë ende falem

Një Zoti që e parafytyroj të jetë më i gjerë sesa çdo komb
Dhe unë ende gjuaj për gjuhën për ta grumbulluar në një poemë

Që unë lutem që do të ushqejë ata si unë

Në nevojë të faktit që ata nuk janë vetëm


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GJUNJËZOHU PARA TË MADHIT ZOT


Xheladin HAMZA


Nata në ikje

Trupin tim përdhelë

Me zërin e saj të qetë

E ylli Afërdita në lindje mi puthi

Dy sytë e ballit dhe më dha dritë

Dielli më morri në përqafim

Dita pas lodhjes në muzgun e saj

Mi puthi rrudhat e ballit e tha:-

Gjunjëzohu para të Madhit Zot, unë ika

Në agim të gjeta fëmi të porsalindur

E tani u bëre me flokë të thinjur

Mjekërbardhë e me eshtra me mekur

Dora të dridhet nuk mban lapsin dot

Mblidhi shkrimet në një vend

Unë s’kthehem më kurrë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutem

>> Tuesday, May 27, 2008


Flamur MALOKU


Kujtimit ndërtojn mure

Shiu i vjeshtës lot

Kërkoj harrimin e stinëve

Nga vjeshta e kujtimit

Shpëtomë Zot

Humbi në vjeshtë

Shihemi në vjeshtë

Çdo gjë është rrënuar

Shpëtomë ZOT


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NË GLOB


Flamur MALOKU


Fjalën e mori mërzia

Së bashku me detin

Asnjë dorë nuk u prek

Vetëm hija ime rri pranë njoha

heshtjen e besimit

Bekimin e ALLAHUT

kërkova

Për neTi

në fundin e botës

Bota u ngushtua në glob

Së bashku me heshtjen

Unë prita

Pa e ditur se ishe aty si më parë

Plotë neveri mbete ti njeri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KËSHTJELLA


Flamur MALOKU


Ndërtohet kështjella ime

Ik drejt qiellit

Pa mure

Muret me mure rrëzohen

Ngatërrojnë shikime

Njerëzit flasin çuditërisht

kështjella e besimit të Allahu

e forte plotësishtë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nënë Mos Më Vritë

>> Monday, May 26, 2008


Kerim GASHI


Me ler te jetoj

Me ler te lotoj

Me ler qe fjalen nene ta mesoj

Sa linda, dhe tash po perendoj


Nese ke vendos te besh krim

Mos me hudh ne kanalizim

Qeshte ne mua ky hidhrim

Pse e gjithe ky frymezim


Oj nene ,dua te jetoj

Me lere te shpresoj

Dua jeten me ty ta kaloj

Dhe Me ty te endrroj


Oj nene pse po me mbyte

Vall edi?

qe kam dal nga epshi yte
Oj nene mendo per se fundi here


Mos me vrit se do pendohesh perher

Ke meshire me ler te jetoj ,

Mos lejo qe kete trishtim ta perjetoj
Ani moj nene mos me ndegjo


Nese nuk me do ,ateher vepro

Ateher me mbyte dhe me lesho

Me peshty dhe me gropo

Pastaj me Dhee te zi me mbulo

Te lutem oj nene, te nenshtrohem

Mos me hudh ne kanalizim

Po frikesohem ,Po me vjen trishtim

Nena ime kjo ishte per ty qeshtja e sprovimit


Ndoshta shihemi ne diten e gjykimit

A te jet dita pajtimit ,apo e hidhrimit

Por ateher eshte vone qe te jete dita e pendimi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më fal


Ahmed Bukhatir


Sot, në një autobus

E pashë një vajzë me flokë të artë

Dhe dëshirova të isha aq i mirë.

Në atë çast ajo u ngrit të shkonte,

E pashë, ajo qalonte

E kishte njërën këmbë dhe tjetrën të ngjitur

Por derisa kalonte, ajo buzëqeshte

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

I kam të dy këmbët dhe bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.
U ndala të bleja pak bonbone.

Djaloshi që i shiste kishte aq sharm.

Fola me të , dukej shumë i hareshëm.

Sa të rrija, nuk do ta pengoja,

Dhe kur morra të shkoj, ai më tha

“Të falenderoj, keni qenë shumë të përzemërt.

“E shihni” ai më tha “Unë jam i verbër”

O Zot , më fal ,

kur unë ankohem.

I kam të dy sytë,

bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.
E pashë një djalë me sy të kaltër

Ai qëndronte dhe i shikonte fëmijët duke luajtur.

Nuk dinte qfarë të bëjë.

U ndala një çast dhe i thashë:

"Pse nuk luan me ta , i dashur?"

Ai shikonte përpara pa bërë fjalë.

Pastaj unë e kuptova.

Ai nuk mund të dëgjonte.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

I kam të dy veshtë, bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.


“Forgive me” - Ahmed Bukhatir (Nasheed)


Perktheu : Kader Vogel


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PREJ ZGJIMIT NË ZGJIM

>> Sunday, May 25, 2008


( Myderrizit -
haxhi mulla Sherif ef. Ahmeti )
(1920-1998)


Në përvjetorin e dhjetë –
në jetën e vërtetë

Prej zgjimit në zgjim
Dhjetë vite në amshim.

Kur gjithçka ishte duke u kalbur
Kosovës fytyrën ia ke zbardhur.

Idhujt e vjetër kurrë s’të trembën
Idhujt e rinjë para syve t’u shembën.

Kur të tjerët flinin – ti ishe zgjuar
Si Hëna e Re - përherë e praruar.

Kah vetëvetja kur u ktheve
Shkëndij’e Diellit përmes reve.

Lidhe brigje përmes urës
Që mos dalim jashtë lëkurës.

Gjuhën amtare e pasurove
Fjalën e All-llahut e lartësove.

Fjalën e shkruar e mbolle si bimë
Që me te ta ushqejmë urtësinë.

Se me urtësi kuptohet e Vërteta
Se pa ate s’ka kuptim as jeta.

All-llahut i lutemi të mëshiroi
Me Ujin e Keutherit të bekoi…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sy më sy


Poemë nga Rinia Palestineze

Hassan Mawji


Më shiqo në sy

dhe më thuaj se çfarë shef!

Nuk shef asnjë gjë të mallkuar me siguri,

mbase s’të lidhë gjë me mua!
Je I verbëruar nga diferenca jonë,

jeta ime për ty s’ka kuptim!

Un jam Palestinezi i persekutuar,

e ti je Amerikani i kuq,

i bardhe e blu
Ti çdo ditë zgjohesh në qetësi

s’ta frikëson syrin ndonjë gjë!

E un çdo ditë zgjohem me Mirënjohje,

e Falënderim Zotit që më mundësoi të zgjohem
Ti mërzitesh për edukimin dhe faturat që duhet ti paguash!

Un mërzitem për jetën time të cenuar,

dhe nëse do të mbijetoj edhe një ditë!
Frika jote më e madhe është që tu biesh në sy të tjerëve

përderisa bën xhiro me Cadillac!

Frika ime më e madhe është se tanku që

sapo u largua do të kthehet përsëri
Amerikë, a po e kupton se taksat që po i paguan,

ushqejnë forcat që traumatizojnë çdo ditë të jetës sime?
Buldozerët dhe tankset,

gazërat dhe armët,

bombat që bien pranë derës sime,

të gjitha janë nga fondet Amerikane!
Tani a po e di të vërtetën se ku shkojnë paratë e tua?

A po i lejon mediat tua që të ta mashtrojnë mendjen?!

Vallë, kjo është e vërteta që askush nuk e di?
Ti po më fajëson mua për vetëmbrojtje nga sulmet Cioniste?

Jam i terrorizuar në tokën time dhe un qenkam terrorist?!
Ti mendon se di gjithçka mbi terrorizmin,

por nuk e di ashtu si unë!

Më lejo pra që të ta definoj këtë term

dhe të të mësoj për atë që ke menduar se di!
Terrorizmin në tërësi e kam njohur

për një kohë katërdhjetë e katër vite e më shumë!

Është kopshti i pafrytshëm i asgjësuar në arën time,

është buldozeri praën derës sime!
Terrorizmi thith ajrin që thith unë!

Është pikë-kontrrolli në rrugën për në shkollë,

është ora policore

që më burgos në shtëpinë time

dhe gjobat e shkeljes së këtyre rregullave!
Terrorizmi është robërimi i tokës sime

dhe tortura e nënës sime!

Burgosja e babait tim të pafajshëm,

dhe plumbi në foshnjen e tim vëllai!
Pra Amerikë, mos më thuaj

se i di gjërat që unë i ndjej dhe i shoh!

Jam i terrorizuar në tokën time dhe

faji hidhet mbi mua!
Por unë nuk do të pushoj,

kurrë nuk do të jem i qetë ndaj padrejtësisë

që po e pëson populli im!

Palestina është toka Jonë

dhe aty do të mbesim deri në ditën

kur atdheu Ynë do të jetë i sigurtë!
Dhe nëse ajo kohë nuk vjen kurrë

atëherë ata kurrë nuk do të shohin një ditë paqeje!

Nuk do të dëbohëm nga shtëpia ime

as lufta për drejtësi nuk do të marrë fund!
Dhe nëse vritem, do të jetë për Falestiinën,

është e shkruar në frymëmarrjen time!

Pra, me fjalët e juaja patriotike,

më jepni lironë ose më jepni vdekjen!

Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kujdes namazin, o musliman!


Albulena BAJRAMI


Fale namazin, o musliman,falu,

Zoti që ty të don,mos lejo që jeta ty,

pa namaze të mbaron.

Mosfalja e namazit,

na kushton me hidhërim,

namazin e kemi urdhër,

nga Allahu, Zoti ynë.

Fale namazin dhe gjeje mirësinë,

se llogaria është e rëndë,

për ata njerëz që s’kanë kujdes,

pas namazin që e kanë lënë.

Kjo botë mos t’ju mashtrojë,

ndaj namazit keni kujdes,

se kam frikë mos bëhet vonë,

kur një ditë nuk ka më kthesë.

Të gjithë ju o muslimanë,

namazit shpejt t’i përgjigjeni,

mos gaboni po ju lus,namazin ta braktisni.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dyert e Dashurisë


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Hapen vetëm me një fjalë,
Vetëm me një ndjenjë,
Nuk dijnë mbarim…

Të dashurosh d.t.th. të sakrifikosh,
Nefsin tënd për nefsin e të dashurës,
E kur dytë sakrifikojmë arrijmë në Dashurinë Hyjnore…

Dyert e dashurisë të ndërtuara me matrial diamanti,
Të mbyllura ndër shekuj pritën trokitësin e gjithësisë,
Thërret një zë nga zemra ime: Të dua !!!!

Dashuria nuk njeh komb e kombësi,
Ajo ujitë fjalët pas çdo fjale,
Më buçitjen e imanit flladit zemrat!!!

Dashuria zbutë zemrat e nënshtruara ndaj Allahut,
Ajo zbukuron sexhdet e insanit,
E orienton njeriun kah ujëvarat e pakufishme n`Xhennet…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami (Paqe)

>> Saturday, May 24, 2008


Kerim GASHI


Mrekullia e nenqmuar
Si loti i paster dhe i kulluar
E verteta e injoruar
Si uji I kthjellet dhe pastaj I turbulluar

Thesari I porositur dhe I dedikuar
Per njeriun mesim se si eshte krijuar
Te meson se pse jeton
Dhe te njofton me Zotin qe lindjen dhe vdekjen e dhuron

Drita qe ndriqoi mendjen
Ngjalli dashurin dhe gjeneroi endjen
Keshilla qe ia ndriqoi rrugen njerzimit
Ngjalli shpresen me ndihmen e pendimit

Udherrefyes per ata qe mendojne
Shperblim per ata qe besojne
Suksese per ata qe meditojne
Dhe rezultate te pritura per ata qe shpresojne

Te mbeshtetesh tek islami
E ndaluara quhet harami
Nese per te bukuren te ka marr malli
E lejuara quhet hallalli

Te ofron zgjidhje ne veshtiresi
Te ofron force ne trimeri
Te ofron drejtesi ne padrejtesi
Dhe ofron perkrahje ne dituri

Kjo bote ka nevoje per nje tjeter faqe
Eshte ne kerkim te arsyes ,po kerkon shkaqe…
Islami eshte shpresa e fundit ,qe ofron paqe


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP