Viktimë e kohës

>> Thursday, July 22, 2010




Besnik Jaha

Rri në shtrat i shtrirë, veç pres
Jo, nuk jam gati të vdes
Pres një zë që të thërras
E atij zëri t’i vihem pas
S’e di se për ku ai zë do t’shkojë
Unë veç do ta ndjek, s’do ta lëshojë
Do t’i vihem pas se i lodhur jam
Në një vend të lirë, lirinë pse s’e kam

E ky zë të flas unë do ta nxis
S’do ta lëshoj në tokë të më bëhet pis
Do ta mbajë në shpinë, sa do gjatë qoftë
Të thërras fuqishëm, Drejtësia mbretëroftë

E nëse ndodh ata të na kapin
Do ta mbaj në shpinë dhe do ta shpejtoj hapin
S’do ta lëshoj në duart e pushtetarëve
Shpirtmizorëve, tradhtarëve, grabitçarëve

S’do t’thërras polic, i tillë do t’jem vet
S’u besoj aspak, aspak s’kanë pushtet
Vetëm se shetisin, te veshur e me vetura
Shumë herë për besë në test vetë i vura

Asnjë s’e kaloi, që të gjithë dështuan
Mbetën, heshtnin, aspak s’u munduan
Buzëqeshnin se mendonin se janë të mirë
Po për besë të mirë, sa një mall i lirë

Tri herë shtëpinë mua ma plaçkitën
I thirra policinë e mua më paditën
Pse ua kisha prishur ndejën me shoqëri
Për besë për këtë më ngritën padi

Prandaj atë Zëtrimin mbi supe do ta mbajë
Për asgjë në jetë më nuk do të qajë
Vetëm do t’i them të flasë pandërprerë
Të jetojmë si duhet një jetë me plot nderë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP