Pres të vdes

>> Sunday, August 31, 2008



Të vdes pres e jo të mbes
T'i harroj të ligat që mu ban ves
T'i harroj si harrohen dej sa s'më kujtohen
Në varrin e lumnuem ku tretem,thërmohem
Të më qani s'ju dua ju që nuk më doni
Ju që më urreni s'dua t'më vajtoni
Përmbi varr në ardhshit të heshtur të jeni
Se mallkimin tim mbi vete do keni
Të vdes pres dhe veq një dro unë kam
Me punët e bardha shum i vorfën jam
Me punët e mira që varrin ma ndrijnë
Nuk kam shum t'u jap engjujve që më vijnë...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zemërat boshe


Shfaqeni o ju njerëz ate ç'e ruanit
Në zemërat tueja me plot fanati
Shfaqeni dashunin ndaj simboleve te vdekuna
Shfaqeni si shfaqet në paqi njerëzi
Nxirreni nga mendja ate ç'e mbronit!
Me plot bindje e kokëfortësi
Nxirreni o të menqurit e të menqurve
Nxirreni si nxirret në paqi njerëzi
Pranojeni të vërtëten që pret në dy anë
Si shpatë mirë e mprehur që nuk njeh njeri
Pranojeni se fundi erdhi edhe ju mbaruet
Pranojeni si pranohet në paqi njerëzi...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

A E DI O MIK, SE ÇFARË AROME KA SARAJEVA?


Sarajevës i vie era e një vajze të turpërueshme.
Asaj i vie era e një hanumeje plakë nga Vratniku.
Ajo e ka erën e shamisë së gjyshes sime.
Sarajeva e ka erën e somuneve të Ramazanit.
E ka erën e Tabisë dhe të barutit të topit të Tabisë.
Sarajeva e ka erën e Miljackës, të Bembashit, të urave.
Këto erëra i ka ajo, ndjeji edhe ti pak o mik.
Asaj i vjen era xhami dhe minare, i vjen era kishë,
Sinagogë dhe sahat kullë të vjetër.
Ajo e ka erën e saraqëve, të farkëtarëve, të Sedrenikut dhe të Bistrikut.
Ajo ka erë o mik, ndalo pak dhe qetësohu.
Ajo ka erë të ujit nga Sebilja dhe të çeshmeve tjera.
Sarajeva ka erë të qevabeve, të burekut, të patateve të fërguara.
Ajo ka erë të kafes së pjekur, a e ndjen?Asaj i vjen era e bakrit dhe të kallajit, të kalldërmeve.
Asaj i vjen era e njerëzve të huaj dhe atyre vendorë, të njohur e të panjohur.
O mik, Sarajevës i vjen era gjak dhe lot,
Lotë të nënës e cila e ka dhënë djalin e saj
Që sot ti të mund t’i marrësh erë Sarajevës.
Për këtë ndalu dhe merr frymë thellë,
Do ta ndjesh më fort sesa të kam thënë,
Sepse edhe më të fort dhe më të bukur e ka aromën Sarajeva, o mik.


Muris Neimarlija

Përktheu Kader Vogel


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëshirë nga Mëshiruesi


Gjethet dalëngadalë po bien
Vjeshta lehtë na përshëndetë
Ma e bukur se q'do herë
Na hap zemërën shum të gjerë
Na hap sytë ç'nau patën mshelun
E zgjoi varfëninë e shkelun
Në këtë muaj të bekuar
Zot I Madh ç'e kish uruar
Sa t'jet jeta edhe moti
Me mëshirë e bekoi Zoti
Me mëshirë q'do ditë të mirë
Që na bënë zemërën e dëlirë
Që na mbushën plot gëzim
Që nga muzgu në agim
Nga agimi dej më natë
E jetojmë një ditë të gjatë
Ditë të gjatë si një i ngratë
Që e mban barkun thatë
Veq për hatër T'Madhit Zot
Rrojm pa bukë e derdhim lot
Derdhim lotët pa pushim
Dhe dorëzohemi me pendim
Zot i Madh na mëshiro
Shpirtat tonë i begato
Me punë t'mira sa ni mal
Që e nxefin zemrën valë
E na rrahë si kurr më parë
Sa shqetëson dy sytë e ndarë
Sa i shtrydh , i lë pa lot
Edhe vdesën k'ta sy sot
Edhe vdesën për të lindun
Tjetër zemër shum të bindun
Se s'ka tjetër Perëndi
Që më dha këta dy sy...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Madhështia e fjalës


Madhështia e fjalës
Nuk ashtë bij' e sinqeritetit
Por mbesë e matunisë
E matunia nana e menqunisë...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç’ËSHTË KY MUAJ - RAMAZANI?


Është muaji më i bekuar, më i shenjtëruar - Ramazani,

Është muaji në të cilin filloi Shpallja Hyjnore - Kur’ani.

Është muaji ku çdo frymarrje e agjëruesit është madhërim,

Është muaji ku edhe gjumi i besimtarëve është adhurim.

Është muaji kur dyert e xhehenemit me dry mbyllen,

Është muaji kur dyert e xhennetit për sytë e zemrës çilen.

Është muaji që fillon me mëshirë, Krijuesi e dëshmojë,

Është muaji në të cilin mesi është falje, fundi mburojë.

Është muaji në të cilin ditët e tij janë më të mira ditë,

Është muaji në të cilin netët e tij janë netë plotë dritë.

Është muaji i vetëm i vitit i cili e ka një zemër të qetë,

Kjo është Nata e Madhe e Kadrit, me më vlerë se një jetë.

Është muaji i durimit, i qëndrimit, i nënshtrimit trupor.

Është muaji i besës, i shpresës, i lartësimit shpirtëror.

Është muaji i mirësive - mirësi të cilat shumëfishohen,

Është muaji i fshehtësive –fshehtësi të cilat na zbulohen.

Lavdia, falenderimi, për Ty, o All-llah i Madhëruar,

Për muajin Ramazan – këtë dhuratë kaq të çmuar.

Përshëndetje, selame, salavate i dërgojmë pa kufi,

Muhammedit (a.s.), Familjes dhe besnikëve të tij…


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fillimi

>> Saturday, August 30, 2008


Minushe DAKU


Nga te filloj, kah t'ja mbaj

oj penda ime e dashur....

dikur shkruaje me vrull

e tani vervitesh neper duar

te e nje poeti te fjetur!


Flas me vehten,

mendimet vertiten

dhe nata ngadaaaal ecen dhe shpejt kalon.


Dyndje horizontesh ne mjegullen e ndjenjes,

dhe zemra lengon qe fjalet nuk dalin dot.

KU ngeci qelesi i poezise miku im????

A mos valle me humbi miqesia dhe nuk gjej me fjale??

Sa te humbur jane njerzit pa miq,kete e di ti, une dhe te gjithe,

por.....

koha po vrapon

dhe miqesia çalon

e diku neper tatpjeten mendore

e gjen vehten bosh ....


Me te vertet njerzit jane ne humbje.

Me vie te bertas,

te leshoj ze e te therras....

por thone zeri i femres avret...


Kthjelloni mendjen o njerz,

mos lejoni te na iken koha

e bashke me te dhe zemrat .

E kot!


Sot te gjithe jane te mencur !

Leje se kerkah nuk je te thone,

mos u merr me shpirteroren...

vrapo se koha po ecen...

dhe materializmi po verbon.


Per miqesi interesi te ndihmon

nuk gjen ndermjetes me te sinqert.

EEE miku im,

poezia ime

dhe libri im.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

OSMOZIS

>> Friday, August 29, 2008


Vehap KOLA


Supet
Katandisur si nyja drurësh
Nën prangat e tatuazheve
Ngarkuar me një cigare me gjithnjë e më pak duhan
Supet
Duke imituar dredhimin e pabesë të tymit
Dominimi i tymit në mushkëri
Pastaj mbi kokë
Pirueta e tymit tërheq natën
Si një shami e zezë
Koka njerëzish të varura në lakun e saj
Ngjyra e përhime si një rrenë e lezeçme
Që njerëzit e marrin për të vërtetë
Në prehrin e ftohtë të natës hap vrima
Tejshpon barkun e saj pjellor
Një përbuzje idhnake ndaj frymëve që tërheqim
Pavullnetshëm
Ndaj aromave të mira të luleve, të barit,
Kundërmimit të djegur të thatësirës
Vallëzimi befasues i tymit
Pushtimi rëndérës i mjegullës
Thërrmojnë, pastaj tretin
Projeksionin e rrugëve
Më plotshëm se nata
Fshijnë vijëshquesen mes yjeve
Dhe kurrizeve rebele të dallgës
Shtërngime duarsh
Kredhur në humbimin gropues
Të shtëllungave
Ka shumë pluhur në ajrin tim
Grimca erëkeqe njerëzish
Tymi i cigares
Thërrime buke mbetur nga thyerja
Kundërmim tryezash të sharruara
Pikla plazme nga diej të fikur
Dhé tokash të rrahura
Mëvetja m’i lag këmbët me vesë përvëlese
Toka përtyp hijet nën ritmin e çapitjeve
Në cakfundje,
Horizonti resht së ndari detin me qiellin
Në një regres krijues
I rraskapitur nga përdhesja e dritës
Nga fluturimi paqësor i avujve
Nuk mbyll sy
Rrugët shpinojnë njëra – tjetrën
Në një vallëzim të shtangur
Në sytë, zgurdulluar zhgënjyeshëm
Mbi sipërfaqen e shkrifët të tokës
tokë e bërë qilizëm,
arë, varre,
turravrapen drejt qiellit,
tufa përmallës lastarësh
secila syresh rrënjëzuar në varrin e ri të një ëndrre


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vula e natës së parë të Ramazanit


01.
Shikoje Hënën! – më thotë fqiu
Ndërsa sytë i shëndrisin
Me dritën e Hënës. Dhe vazhdon:
Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam parë
Diçka të këtillë.
E shikoj Hënën,
Dhe fqiut i them:
Unë, po.
02.
Shihe, Hënën! – më thotë një e njohur.
- Më duket, të më faltë Zoti,
si paracaktim.
Po është. – I them.
Është.
Në këtë mënyrë është paralajmëruar
Shpallja.
Ajo më shikon, gati,
si e shastisur.
03.
- Shikoje Hënën! – më thotë
Një i afërm i im.
- Asnjëherë, nuk është dukur kështu!
E shikoj Hënën dhe i them:
- Po.
Kështu duket gjithmonë,
Natën e parë të muajit
Ramazan.
Dhe jo vetëm Hëna.
Po edhe Siriusi- Ylli i Agimit.
Edhe, qielli kobalt kaltërt
- I thashë.

04.
Pra;
Po e flas këtë për të tretën herë,
Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta
Duke ecur.
Dhe ashtu sikur, po më flitnin,
Ashtu të habitur më shikonin
Nga fjalët që po i dëgjonin.
05.
O Zoti i Madh,
Po mendohem në vete;
- Ndoshta është dashur të gjithëve
Të ju tregojmë më herët?!
E kur nuk na besojnë Neve
Ndoshta kuptojnë që nuk i besojnë
Qiellit.
Dhe as syve të tyre.
06.
Po.
Ndoshta.
Por,
Në këtë rast,
Nuk do të mundja,
Kështu superiorisht
Të ju përgjigjem.
Ndoshta mos po gaboj?
07.
Po.
Vërtetë.
Në Gjithëçka është
Tek unë dhe tek ata
- E barabartë.
Për mua
Dhe për ata.
Të habiten.
Unë të di.
Të dëgjojnë.
Unë të ju them.
Njëjtë,
Për ata
Dhe për ne.
08.
U ndezën kandilët.
Vërshoi ezani.
Personi i dashur
I afërmi im
Më shikoi, sikur
Në sytë e tij
E gëlltita Hënën
Dhe Yllin.
Apo:
Sikur ato i kam kapur
Dhe i kam vendosur
Mbi supet e mia.
Ramazani Sherif mubarek ju qoftë!

Allahu qoftë i kënaqur me ju!
Të gjitha iftaret janë të ndryshëm
Në bukuritë e tyre.
Vetëm Ai është i njëjtë
Në Mëshirën e Tij
Të Pakufishme.

Atif Kujungjiq

____________________________
* Poezia
është e bazuar në ndodhitë e vërteta
gjatë natës së parë të Ramazanit


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I shënj'ti muej

>> Thursday, August 28, 2008


Han' e vjetër u plotësue

Kodra , brigje ka ndrique

Ka ndriqu dhe shpirtin tim

Në të bardhin , t'mirin agim.

Ditë e re nesër fillon

Nefsin tim e qetëson

Buk' e jona asht durimi

Bie muzgu , vie g'zimi

Vie g'zimi sa ni mal

Ma ka nxefun zemërën valë

Ditë ma t'lumtun s'kam jetue

As me mend se kam kujtue

Th'rret ni za për në tubim

Ma të mir nuk ka takim

Plot dashni me v'llezër plot

Kokën ulim T'Madhit Zot

Zot i Madh dhe i vërtet

Q'do të mirë na dhe në jetë

Edhe tokën edhe qiellin

Edhe hanën edhe diellin

Edhe nanën e babanë

Edhe motër e vëllanë

Edhe sytë që mbajë në ballë

E i ruaj si për mallë

Unë të mirat si harroj

Sa të vdes e sa të rroj

Sa të rroj e sa te vdes

Gjithë për fjale do të mbes

Përveq Teje Zot nuk di

Më fal mue Perëndi!


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Cikël poetik nga Argjend XHELILI


Lufta e natës

Dielli me ngadal po fshihet
Errësira mbi ne po ngrihet
Me qirinj qenka plagosur
Ditën tonë e ka varrosur
Ditn' e bardhë e shum të vyer
Mbyti nata e urryer
Që na vie e paftuar
Edhe pse s'na kish munguar
Natë e gjatë ç'e mirë të solli
Terri yt dritën ma morri
Jetn' e zezë në mua mbolli
Edhe mbiu njëfar horri
Edhe njëfar horri erdhi
Ligësinë në shpirtë ma derdhi
Në mëkate mua më shtyu
Aq fort sa dhe fryn veriu
Aq thell sa i thellë është deti
Në ligësi shpirtin ma treti
Në ligësi , përjetësi
Nga ku s'del kurr asnjeri...


Argjend Xhelili


.............................



Zotit tonë

Zot i jonë ç'je i vërtetë
Q'do të mirë ç'na dhe në jetë
Qiellën , yjet edhe tokën
Kambët , duart edhe kokën
Nënën e shtrenj't edhe babanë
Motrën e dashur dhe vëllanë
Zot i Madh që je Një
Na dhe t'mira sa s'ka më
Mëmëdhenë që duam shum
Sa na rrjedhën gjaku lum
Edhe fushën e bleruar
Kodra , brigje si të shkruar
Edhe sytë që ti shohim
Edhe mendjen që ti njohim
Zot i Pasur , Fuqiplotë
ç'na dhe t'mira në k'te botë
Na dhe jetën me jetue
Edhe mendjen me mendue
Gjuhn' e bukurë që ne flasim
Dhe armikun me te vrasim
Edhe ujët e bekuar
Që shkon duke gurgulluar
Na dhe të mira sa s'ka më
Zot i Madh që je veq Një...


Argjend Xhelili


...........................................................



Sytë e mi

Sfondeve t'shfrenuem do zana ndigjoj
Që po m'lan t'kureshtun , e nuk i kuptoj
Që po m'lan të zgjuem , tan natën pa gjum
Sa herë i ndigjoj , i dua më shum
I dua më shum , sa herë i ndigjoj
E qajë edhe qirrem për jetën që m'shkoi
Si zani i paqartë në sfondin zi
Unë e shkova jetën gjithëherë në vetmi
O sytë e mi,sa jeni më thoni!
Sa vetin ju dua , ju s'di sa më doni
Ju s'di sa më doni e sa më urreni
O sytë e mi,më thoni sa jeni!
Më thoni sa jeni se nuk po ju shoh
Se me ju ju shoh e me ju ju njoh
Se me ju unë qaj për jetën e shkume
E në fund ju lë pamjen e trishtume
Ah , ditn'ë e bardhë edhe unë ta m'rrija
Dhe jetën e lumtun me k'ta sy ta shihja
Dhe jetën e lumtun një qast ta jetoja
K'të , asgjë më shum në jetë nuk do doja...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MUAJI I RAMAZANIT-



MUAJI I RAMAZANIT-
MUAJI I KUR’ANIT.
MUAJI I AGJËRIMIT –
PRANVERA E BESIMIT…


”Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të) zbret Kur’ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe sqarues i rrugës së drejtë…)
(Kur’ani, 2: 185)
Ka që agjërojnë sa për të agjëruar.
Ka që agjërojnë për ta përjetuar.
Agjërimi sa për të agjëruar,
Përveç që sjellë etje dhe uri,
Mjerisht, nuk sjellë asnjë dobi.
Agjërimi i përjetuar është i pranuar,
Është agjërim i vërtet dhe i bekuar,
Siç është i bekuar Ramazani i madhëruar.
Erdhi muaji i Ramazanit
Erdhi muaji i Ramazanit - muaji i Kur’anit.
Erdhi muaji i agjërimit - pranvera e besimit…
Besimtarët në gjithë rruzullin tokësor,
E presin këtë muaj me gëzim,
Me shumë dashuri, me frymëzim,
Sepse në këtë muaj të bekuar
Gjithë bota ka ndryshuar…
Sepse njerëzimit iu çelën sytë,
Doli nga errësira në dritë…
Dritë që kurrë s’ka për t’u fikë
Sepse kjo e bardha dritë
Nga Krijuesi i madhërishëm ka zbritë.
Ka zbritë në jetën e përkohshme tokësore,
Për krijesat njerëzore, që të korrin fitore…
Fitore do të thotë kur e njohim veten,
Kur jetojmë e vdesim për të Vërtetën.
E cila ka filluar, ka përfunduar,
Në këtë muaj të dashur, të bekuar,
Në këtë muaj të shenjtëruar…
Jetën tonë për t’na gjallëruar,
Duke na ndryshuar, udhëzuar…
Duke na udhëzuar përmes Kur’anit,
Duke na udhëzuar përmes Islamit…
Që t’i bindemi Vullnetit Hyjnor,
Që të bëhemi sa më njerëzor,
Që të bëhemi sa më natyror.
Në këtë muaj duke agjëruar
Do të bëhemi më të ndërgjegjësuar,
Do të bëhemi më të vetëdijesuar.
Sepse nga agjërimi mprehet mendimi,
Sepse nga agjërimi forcohet kujtesa,
Sepse nga agjërimi rritet shpresa,
Sepse nga agjërimi lartësohet besa.
Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa,
Kur rritet shpresa, kur lartësohet besa,
Atëherë pa dyshim shtohet dashuria;
Dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi.
Kjo bëhët me siguri një dëshmi
Një dëshmi se ne jemi në harmoni
Me Atë që është vetëm Një,
All-llah, Zot, Hy apo Perëndi.
All-llahu, Zoti, Hyu apo Perëndia
Ai është Ai, Ai është Dashuria…
Dashuria është Krijuesi.
Krijuesi është Dashuruesi.
Dashuruesi është Mëshiruesi.
Mëshiruesi është Dhuruesi.
Dhuruesi është Pranuesi.
Pranuesi që jo vetëm pranon,
Por Ai edhe na obligon.
Na obligon për të mbarën tonë,
Duke na urdhëruar:
’’ O ju që keni besuar,
agjërimi u është bërë obligim
sikurse që ishte obligim
edhe i atyre që ishin para jush,
kështu që të bëheni të devotshëm.”
(Kur’ani, 2:183)
Në histori ka plotë dëshmi
Fjala e shkruar e ka përjetësuar,
Para nesh çdo brezni ka agjëruar,
Sepse kanë qenë të obliguar.
Në histori ka plotë dëshmi:
Dëshmi të shkruar,
Për t’u mos u harruar,
Janë në librat e shenjtë
Të cilat ende besohen,
Por pak zbatohen:
Mahabhata, Upanishad,
Në Bibël, patjetër,
Në Besëlidhjen e Re,
Në Besëlidhjen e Vjetër…
Pra, të gjithë popujt,
Që kanë parakaluar,
Ka qenë të obliguar
Për të agjëruar…
Kanë qenë të obliguar
Për të agjëruar:
Budistët, Konfuçianistët,
Toaistët, Xhainistët…
Edhe shumë popuj të tjerë,
Hebrenjë, të Krishterë…
Për besimtarët myslimanë,
Agjërimi është bërë obligim
Në muajin Ramazan,
Me 623, sipas kalendarit Gregorian,
Apo në vitin e dytë të Emigrimit,
Sipas kalendarit Islamik, Takvimit,
I cili është i përbotshshëm,
Që të bëhemi më të devotshëm.

Ç’është devotshmëria?
Fjala devotshmëri do të thotë:
Bindje ndaj të Madhit Zot,
Ndaj Tij - të kemi dashuri,
Të kemi nderim në thellësi,
Të jemi të nënshtruar me përulësi,
Të jemi të dorëzuar me besnikëri…
Me devotshmëri rritet vetëdishmëria,
Me devotshmëri shtohet ndjeshmëria.
Këtë e kuptojnë, këtë e përjetojnë,
Vetëm besimtarët dhe besimtaret,
Që n’emër të All-llahut agjërojnë.
Agjërojnë në heshtje, plotë besim,
Me përkushtim, me ngazëllim,
Sepse agjërimi ndihmon,
Sepse agjërimi zhvillon,
Zhvillon aftësitë mendore,
Zhvillon kalitjen trupore,
Zhvillon rritjen shpirtërore.
Përse agjërimi në Ramazan?
Po, përse ky muaj është i bekuar?
Përse ky muaj është aq i madhëruar?
Po, përse ky muaj i shenjtëruar
Është caktuar për të agjëruar?
Janë disa pyetje prej dëgjuesve,
Janë pyetje të mohuesve,
Që u parashtrohen agjëruesve… !
E zgjodhi këtë muaj të bekuar
Krijuesi i Gjithësisë,
All-llahu i Madhëruar,
Për të mirën e njerëzisë.
Pse?
Sepse:
“Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të shpallet) Kur’ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe shqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i të vërtetës nga mashtrimi.)”
(Kur’an-i, 2:185)
Ç’është Kur’ani

Fjala e All-llahut të Madhëruar,
Që i është shpallur,
Zbuluar, frymëzuar,
Njeriut më të dashur,
Njeriut më të lavdëruar,
Më të lavduarit në këtë jetë,
Më të lavduarit në ahiret,
Nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë,
Njeriut që shembull s’ka,
I cili u rritë jetim,
Pa motër, pa vlla,
Pa babë, pa nanë,
Por që ndriçoi gjithë dynjanë,
Mëshira e njerëzimit,
Muhammedi alejhi selam.
Ai e jetoi, Ai na mësoi,
Kur’anin e Madhëruar,
Zbulesën Hyjnore,
Në jetën tokësore…
Libri i librave,
Bibla e biblave,
Më i lexuari,
Më i kërkuari,
Më i nderuari.
Libër përkujtues,
Libër udhëzues,
Libër shërues,
Libër mëshirues…
Për çdo lexues,
Për çdo studiues,
Për çdo zbatues…
Lexues i nderuar!
Për hair! Gëzuar!
Ky muaj i bekuar!
Muaji i Ramazanit-
Muaji i Kur’anit.
Muaji i agjërimit-
Pranvera e besimit,
Çelësi i shpëtimit,
Të mbarë njerëzimit…


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në RAMAZAN


Në Ramazan


Mbylli portat e mërisë sate

Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë

Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin

Në fushën e mëkateve mbill trëndafila

ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje


Në Ramazan


Përshëndete zemrën tënde

Buzëqeshi vetes sate

Pajtohu me vetveten

Liroji pengjet e pikëllimit

dhe brengave mësojua fluturimin larg teje


Në Ramazan


Mblidhe veten

Bashko pjesët tua të shkapërderdhura

Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta

Zbulo thesaret e brendësisë sate

dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen



Në Ramazan


Përpiqu sa të mundesh

Pastroje zemrën para trupit

Gjuhen para duarve

Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe

Ke kujdes të jesh prej atyre që "shpërblim" të

agjërimit kanë urinë dhe etjen.


Në Ramazan


Nxito kah të mirat

Shmangiu të keqes

Bëhu bamirës, dhe

Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait

tënd të vdekur...


Në Ramazan


Iki supozimeve

Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty

Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e

Amshuar


Në Ramazan


Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në

ndërgjegjen tënde,

Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin

plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe

këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu

ke shkaktuar dhimbje...


Në Ramazan


Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të

tolerancës

Trokiti dyert në mes teje dhe tyre

Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre

Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha


Në Ramazan


Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin

Ndërsa tani janë "in memoriam"

Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura

Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t'i

kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim


Në Ramazan


Dialogo me veten tënde shumë

Udhëto në thellësitë tua

Hulumto për vetveten

Kërkoji ndjesë apo ndihmoji të kërkon ndjesë...


Në Ramazan


Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh

Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde

Mos numëro dështimet tua me ta

Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve

Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes

Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të

devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa

vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.


Në Ramazan


Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë sëshikimit;

Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe

dënimin e tij;

Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes

lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa

është gjerë qielli;

Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin saherë t'i kujtosh;

Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të

cilave e kapërdiu pikëllimi..., dhe

Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta

Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!


Përshtati në shqip: Sedat Islami

23/08/2008, e shtunëVushtrri, Kosovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muaji i Bekuar


Muaji i Bekuar


Ramazan o muaj i mëshirës
ngritës i moralit, largues i erësirës.
Ramazan o muaj i bekuar
i zgjedhur je ti nga All-llahu i lartësuar.

Është fat që po takohemi përsëri
andaj të bëjmë vepra të mira pa kufi.
Ditët ti kalojmë me ibadet,
namazin mos ta falim vet.

Vall-llahi bilahi është shumë kënaqësi
që sërish bashkë të shkojmë për teravi.
Të lidhemi me namaz të gjithë të bashkuar
Krijuesin e Madhërishëm për ta falenderuar.

Kur të jeni duke agjeruar
mos harroni të varfërin për ta kujtuar,
të semurin shkoni për ta vizituar,
shumë sevape keni për të fituar.

Ska më mirë se të jesh musliman
ti je i ngritur se ke iman.
kënaqesia e jote është në Ramazan
Festa e jote është në Bajram.
je shumë i nderuar që je MUSLIMAN.

Zana Sharku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NË RRUGËN E JETËS

>> Wednesday, August 27, 2008


Xheladin HAMZA


Në rrugën e jetës
Furtunë deri në kupë të qiellit
Përsëri ditë e plagosur...

Zogjtë pa krih fluturojnë me mua
Apo unë jam vetëm një leckë
E shkëputur nga ngjyra jete...

Me krahët e saj të tërbuar
Pamëshirshëm era më valëvitë
Unë i heshtur presë errësirën e natës
Ndjenjat e kohës të varrosen në qiell...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NË ÇDO DITË, DITË E NJËJTË


Në çdo ditë, ditë e njëjtë .
Shumë kufoma trupa pa jetë,
Muslimanët për çdo ditë.
Armiku po i vret,
Deri kur të durojmë,
Armiku t’na sulmojë?
Çdo musliman që e vrasin,
Sikur Qaben t’na rrënojnë.
Zgjohuni o muslimanë!-
Se Islami po sulmohet
Nga kafirat e pashpirt,
Që mbi ne nuk kanë mëshirë.
Dhe durimi ka kufi,
Kur t’na mbështesin në mur.
Edhe ne jemi njerëz,
Edhe ne mundemi t’luftojmë.
Por më shumë duam paqë,
Por armiku nuk pranon.
Kërkojnë luftë o vëllazër
E assesi s’pranojnë paqë.



Jashar Gashi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hymni i Shpirtit



Himni im
Mas hijeve të shtrembëta
Po mshefi zemërën e shqetësume
Që frikën i ka dritës
Dritës së bardhë , pa fund , pa skaj
ç'ma ndriu zemërën plot me faj
Mas pektut t'krenarisë
Po mshefi pëlqimin e bukunisë
Që si dritë po më kaplon
Ato rrobe po mi grisë
Me sëpatën e dashunisë
Mas mjeteve qëllimet po mshefi
Ma të nalta se hija në perëndim
Ma të mira se dielli në agim
Ma të shtrenjta se dashunia
Po mshefi idealet e mia
Që sa vijnë e më forcohen
Si ushtarë në armat shtohen
Zgjidhen ushtarët e lirisë
Nga prangat e robërisë...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBRETI


Mbreti në mbretrinë e tij,
Mbronë kullën e vet .
Në çdo dritare dhe dyer të saj,
Vendosi ushtarët e vet.
I vendosi nga frika,
Se armiku po kërcnon,
Kullën do e rrënojë
E mbretin do e robërojë.
Mbreti dëgjojë
Dhe ka urdhëruar;
Asnjë ushtarë të mos më vritet
edhe pse lufta ka filluar.
O ju ushtarë n’kullën time
keni kujdes
nga armiku ynë i vjetër
në lakmi kur ju thërret!
Mos iu dorëzoni ju atij.
Qëndroni të fortë me besnikëri
deri në atë ditë
kur unë dal nga kjo mbretëri.
Kështu si po largohem,
unë do të kthehem prap,
do ndërtohet kulla ime
edhe ju bashkë me të.
Armiku do të ekzistojë prap,
por jo me ne në paqë,
por në ferr i mallkuar
e i dënuar përgjithmonë.
Luftë, urretje, varfëri as frikë
më nuk do të ketë;
në kullën time, në paqë,
Prap unë mbret .


Jashar Gashi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutja e shpreses


O Zot
Më zgjidh nga prangat e krenarisë
E nga syzet e verbërisë
Dritën Tande ta jetoj
Edhe Ty të falenderoj
O Zot
Më liro nga tundimi
Që më shpiu te zhgënjimi
Që më humbu si mos t'isha
E më morri gjithë qka kisha
O Zot
Më jep mend sa të mendoj
Edhe frym sa të frymoj
Më jep dije sa të di
Se veq ti je Perëndi...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DASHURIJA ME BUTËSI


Bota është e vogël e
në të nuk mundem me u fsheh,
e as në gjithësi,
edhe pse është e gjerë.
Nuk mund të jem i vetmuar,
edhe kur jam vet;
dikush më thërret në të mirë,
e dikush më pëshpërit për të keq.
Mua po më thërrasin
në dashuri e butësi,
e tjetri në urrejtje e në të keq.
Jam hutuar çfarë kam për të zgjedh.
Dashuria në zemër vend ka gjet.
E urrejtja dhe dashuria
nuk qëndrojnë në të njëjtin vend
si zjarri dhe uji në të njëtën enë
Zgjedhe dashurinë!
Përgjigju e mos u huto!
Mos iu përgjigjë atij që të urren,
por Atij që të donë.
Kanë fituar ato zemra,
që në to ka butësi e mëshirë,
Se kështu fitohet dashurija,
e jo me urretje e vrazhdësi!

Jashar Gashi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

K Ë S H I L L Ë


FERID UD-DIN ATTAR

(1119-1290)


Fshehtësitë e jetës

Përpiquni t’i zbuloni,

Para se nga kjo jetë

Në tjetrën të kaloni.


Ndërkohë sa jetoni

Ju po dështoni,

Në njohjen e vetes

Në zbulimin e s’Vërtetës.


Atëherë, pra, mendoni,

Si mund t’i kuptoni

Fshehtësitë e jetës

Pas ekzistencës, vdekjës?


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Asgjë për kohën

>> Monday, August 25, 2008


Flamur MALOKU


Shkuan edhe vjeshtat e pikëllimit më ty
Shikimet heshturazi përpiqen në kujtim
Gjethet e rëna bëhen trishtim në shpirtin e murosur
Etja në vetmi ka balsamosur trupin tënd të ri
E në borën errësohesh së bashku me heshtjen
Në ty ëndërrohet malli, preket vetmia
Për t’u rritur pendimi në vdekjen e vonë
Që s’do ta lanë shiu në syrin e vrarë të dhembjes
Për të mos thënë asgjë për kohën e vjetër
Dhe shkove larg, atje në pafundësi
Ku qielli dhe toka zhdukën në dritë
Për të rigjetur vetveten e humbur
Duke thurur ngadalë vuajtjen e lotuar
Për mbretërinë e humbur në jetë
Në shtrirje të flakëruar ike pa zë
Lamtumira nuk t’u kërkua
Nga sëmundja e ëndrrave të brishta
Për të mos u kthyer kurrë
Në lumin e shterur
Atje ku je bërë trishtim për veten
Dhe humbe në të trishtën vjeshtë
Për të mos thënë asgjë për kohën e vjetër
Sepse ke dashur më shiun ikjen
S’ke ëndërruar fatin në pranverë
Për të mos u mjaftuar me ligësinë në trup
More çka nuk more dhe ike
E tani kufoma e gjallë në fantazinë tënde t’i verbon të dy sytë
Mosbesimi në Zot e në vete ta zbeh edhe jetën
Asgjë për kohën e vjetër
Për t’u shuar ngadalë pa shenjë pa dok
Nuk kishe qenë asgjë
Vetëm trishtim i kot.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DHEMBJET ANGINOZE

>> Friday, August 22, 2008



Xheladin HAMZA


Në ëndrrat pa mbarim
Jeta shpirtin ma grithë
E nga sytë e mi të verbër
Lot një nga një mi numëron...

Mbi shtratin e mëndafshtë
Pika të imta si shiu i vjeshtës
Ranë të pushojnë veç pakë
Sa të kalojë kjo natë e lodhur...

Nën dërrasën e gjoksit tim
Dhembjet anginoze
Sonte ranë në gjumë
Të flejnë veç pakë?...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JEMI YMETI MUHAMMED


Jemi ymeti Muhammed.
Jemi ymeti Muhammed.
Me Islam shkëlqejmë n’këtë botë
Do të bëjmë dritë në Ahiret.
Jemi të lumtur shumë krenar.
Shumë të pasur me Islam.
Madhërojmë All-llahun tonë;
La-il-lahe-il-la-llah.
Gjithëve Zoti po na thërret.
Me Ezan Ai na fton.
E ata që i nënshtrohen,
Shtëpitë xhennet i ndërtojnë
S’ka më mirë në atë jetë;
Ku do të jesh për gjithmonë,
Për të hyrë në xhennet
Në këtë botë duhet t’punosh.
Kur të hyjmë në xhennet,
S’ka më gëzim e vullnet,
Na përshendet Zoti jonë
Es selamu Alejkum!

Jashar Gashi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Padija shtegëton


Do mure të nalta po ngriten
Lart qiellës pa yjë, e pa hanë
Padijes ndal për ti thanë

Po ajo me vrap fluturon
Ushqehet mirë dhe shtegëton
Nga q'do vend ku kam huti
Më sjell ende paqartësi

Me djers morra ca dinarë
Gërshërë me ble në pazarë
Krahëve të saj trup t'u bie
Ti pres , t'i shkurtoj si i ka hije
Fluturimin t'ua ndaloj
Edhe mendjen ta qetësoj...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ALL-LLAHUN ADHURO


Jashar GASHI


Prej mëngjesit deri në mbrëmje
All-llahun ti adhuro!
Kështu porosit Muhammedi
Rrugën e ti ta pasojmë.
E la Kur’anin duar tona,
Që nga errësira sjellë në dritë,
Pasuri e çdo shpirti
Ta mbush mendjen dituri.
Ky Kur’an i pafund si det,
Më të shuan zjarrin n’xhehnem,
Të veprojmë ashtu siç urdhëron
Mbjellim kopshte në Xhennet.
Atje s’ka ëndërra, atje s’ka vdekje,
Atje gjithçka është e vërtetë.
Pendohu o njeri me kohë
se pendimi atje nuk vlenë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kërkoj të vërtetën

Kërkoj të vërtetën




Në këtë mjedis të thatë
Një gjak me traditë të gjatë
Shprehet dëshira e ndonjërit
Përvëlon me endjen e zemërimit

Syri me kahje te shtrembërimit
Digjet shkëmbi prej flakërimit
E si shpatë ngulfon pendimin
Ndershmëria kërkon shpëtimin

E Valët e arratisura më parë
Morën me vete shumë zogjë të vrarë
Të drejtuar nga dorë e huaj
Me imponim të pashuar

Lumturia e besimi i përkushtuar
U përmbyt si era e trazuar
Nga të tjerët e paragjykuar
Mendim i ndryshkur dhe i gabuar

Mjaft më, kur kjo ëndërr do përfundoj
Deri kur kryelartësia juaj të na trajtoj
Kur përkulja ndaj Krijuesit të filloj
Më leni të lirë, të vërtetën të kërkoj.

Jehona Përquku



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sulltanit të Faik Miftarit



Ditë e mirë e ditë e bardhë
Vllaut tonë i paska ardhë
Zoti i madh që e ka bekue
Me nji djalë e paska gzue


Fatih emnin ja ka vnue
U gëzoft për sa t'jet jeta
Udhës mbarë kah e vërteta
Udhës drejt ç'e bekoi Zoti


Sa t'jet jeta edhe moti
Me gjith shpirtë ne të urojmë
Edhe Zotin falenderojmë
Djalë të mirë që të ka falë
U gëzoft për jetë ai djalë.


Në emën të gjithë poetëve dhe poeteshave

Këto fjalë shkruan: Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

EJA TË SHPËTOJMË NGA ZJARRI

>> Thursday, August 21, 2008


Jashar GASHI


Eja të shpëtojmë nga zjarri,
Mos të lejojmë të na mashtrojë shejtani.
Çdo dënim vjen nga mëkati,
Për gjykim duhet t’jemi gati.
T’i largojmë të kqijat të bëjmë veç mirë,
Mos të na zë vdekja pa pendim.
Për ta shuar zjarrin xhehenem ,
Lufto me shpirt lufto me mend.
Të gjitha të kqijat nga shpirti largoj,
Kështu All-llahu me shumë të do.
Forcojmë shtyllat të bashkuar,
Me tekbir All-llahu Ekber .
Më shshahadet ne të dëshmojmë,
Me namaz All-llahun kujtojmë.
Me zeqat duart me i zgjat,
Ta ndihmojmë çdo vëlla.
Me agjërim shpirtin pastrojmë,
Dhe besimin e forcojmë.
Për në haxh kush ka kudret ,
E plotëson kushtin pestë.
Me durim e besim,
Tek All-llahu gjejmë shpëtim.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa strehë


Argjend XHELILI


Leckave të veshuna që tokën puthisin
Rrjedhin ujët e mbledhun mbi supet e ngrysun
Rrjedh dhe lot i derdhun nga syni molisun
Po lag kambët e vakëta mbi gishtat e t'kurrun
Qi frikën u kan botës , sa miza ariut
E mshefen e mshefen nga erë e veriut
Ah ,sa e ligë ish nata përmbi trotuare
Sa e qetë , e ftohtë porsi zemër e prishun
Pa dritë e pa hanë edhe pa kafshatë
I vetëm , i lanë , mbeta si i ngratë
I vetëm , i lanë , mbeta si i mjerë
Ish dimën i ftohtë e nuk ish pranverë
Ish nji jetë e egër , ku vetmia të mbytë
Varfëni gjithkah , dej ku shohin sytë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PENDIMIN NA PRANO


Jashar GASHI


Mëkatet shpirtin ma kan n’xi

për t’keq peshorën ma kan rëndu

A ka kush në këtë jetë shpirtin tim me ma qetsu.

Askush nuk mu përgjigjë

Që mëkatet t’mi fal mu.

Përpos Teje ja All-llah

Mëkatfalës Ja Gafurr.

Shpresa fundit që m’ka mbet

Tek TI

gjeta një derë të gjerë

Derë e gjerë e pendimit

me mëshirë na mirë pret.

Na mëshiro

Falenderimi veq Ty takon

Për dyer t’gjera të pendimit

Ku lind deilli perendon.

Mëshira. jote mbulon gjithqka

T”lutemi na mëshiro

Na i fal mëkatet tona

Pendimin na prano

Lutem mëngjes lutem mbrëmje

na prano këtë Pendim

Na pastro shpirtat tone

Ja Rrahman Ja Rrahim
Askush n’këtë botë nuk ka mbet

Që të gjithë po kthehen prap

Do të kthehemi atje .

Nga atje nga kemi ardh

Q’keni njerzë qfarë pritni

Qfarë mendoni?
Hapeni sytë mos u vërboni

Kjo dynja mos t’ju mashtroj

Koha e saj shume shpejtë kalon


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hija e pasqyrës!

>> Wednesday, August 20, 2008



Hamdi NUHIJU


Nuk është e vërtet,
E as që më ledhaton,
Më frikëson me rrudhat e saj,
Si një plakë e shekullit XXI...


Lajmet kalojnë nëpër qiej,
Të mbështjellura me lutjen,
Trokasin në çdo katë,
Duke kërkuar leje,
Për në Amshim...


I frikësohem lutjes,
Që ngelet pa përgjigje,
I frikësohem dashurisë,
Të sajuar jashtë rrugës së imanit!!!


Më tërbon ky sens,
I pluhurosur,
I fshehur prapa hijes,
Duke thyer pasqyrën...


Bota e qelqtë u thye,
U hudhë në plehërat e historisë,
Tash është epoka e të Vërtetës,
Por, askush nuk guxon ta mohoj:
BOTËN E DASHURISË...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZEMRA E ISLAMIT


O njeri!

Gjithçka

Në gjithësi

Ka një emër,

Ka një zemër.

Zemra e Islamit

Është Sufizmi.

Këtë zemër

I Dashuri,

O njeri,

E ka mbushur

Për mua,

Për ty,

Përplotë

Dashuri…


Mexhid YVEJSI,

Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lumturia...

>> Tuesday, August 19, 2008

Lumturia...


Lumturia e njeriut është besimi?
Lumturia e njeriut është islame.
Të jesh në islam dhe musliman,
të besosh në të Madhin Zot,
do të gjesh lumturinë e plotë.

Të ndjekësh rrugën e drejtë,
vuajtje nuk do të kesh në këtë jetë.
Të besosh në Zotin e vërtetë ,
gjithmonë i lumtur do të jesh.

Jeto në këtë botë,
duke adhuruar të Madhin Zot.
Duke mos e pritur të nesërmen,
se ndoshta nuk do jesh.

Bën ibadet pa ndërprerë.
Kur të zgjohesh në mëngjes,
se ndoshta mbrëmjen nuk e pret.
Sepse vdekjen afër e kemi,
kur ti fare se mendon ajo të godet.

Bën lutje bëj dua,
fal namazin në pesë kohë.
Sepse namazi ty të shpëton ,
dhe lumturinë ta dhuron.
Nga Allahu shpërblim do të kesh,
si në këtë botë dhe në ahiret..

Arta Alija


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vetmia

Vetmia




Disa fjalë nga zemëra sot po nxjerr
Se më plasi e shkreta veq gjëmon
Po nxjerr fjalët zemërën që lirojnë
Zgjidhin shpirtin nga prangat që varrojnë

Po nxjerr fjalët ma të mira se ullini
Fjalë të buta , të drejta si qirini
Fjalë që fytyrat z'bukunojnë
Plot më dritë e të qeshura hijeshojnë

Shokët e mi , fjalën teme ju ndigjone
Se nga ju ajo asht mshefun në errësinë
Dej sa drita ate mrrini pak me zgjue
Mi dhanë jetën fjalëve të mira me jetue

Nuk kam frikë nga mjerimi as varfënia
As nga vdekja qi shkaktohet nga uria
Frikë e vetme shpirtin tem q'e ka frikue
Asht nga jeta pa askend , nga vetmia

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GJUHA

>> Monday, August 18, 2008


IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)


Ai

I cili

Gjuhën

Nuk

E frenon,

Ai,

Fenë e vet

S’mund

Ta kupton…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pres

>> Sunday, August 17, 2008


Vehap KOLA


Pres
Me duar lidhur
Qyshkuri
Takimin
Që përlotshëm të Festoj
Këndimin dhe vajtimin
Me të njëjtat fjalë
I kam
Në dashuri, në përmallje,
Në lodri, jam ai,
I qëmotshmi
Qoshku shtëpi m’u bë
Balli më ra
Mbi copat e qelqta të zemrës
Përtokur
I ndërlikur, apo i qashtërt
Shtegu peng më rri
Gjembat këmbëzbathur t’i shtyp
Veç derën t’a gjej
Pres
Dera të më çilet
Këtu tek unë
Bota si odë zjarri po piqet
Shtëpi e një pirgu guracakësh
Mbledhur kruspull
Në një akt të turpshëm frikacakërie
Pres
Drita të më diellzojë
Keqanën dhe hijnajën
Në një kthesë gungaçe
Ndjek me sy të ujshëm
Bishtnimet e kalimtarëve që ndanin bukën deri dje
Pres
Hapat e të rinjve
Miqtë e mi të pandarë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dhimbt'ë e natës

>> Saturday, August 16, 2008



Më jep një letër dhe penën
Se sonte dua të shfryej shpirtin
Që po vlon nga zjarr' i nxehtë
Nga e pathëna e vërtetë
Dhe dritën fikeni ngadal
Se sonte dua ta ndriqoj botën
Me zjarrn' ç'më buron pa ndalë
E po dergjem për një fjalë
Ah dhimb' e ligë ç'po më shtrëngon
Dhe kujtimet mjegullon
Sa e poshtër e barbare
Po më le pa ndjenja fare...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos heshtë o det!



Pse heshtë o det , trazohu
Valëve jepua goditjen që fshehë
Le të gjëmojnë në udhëtimin e fundit
Për në vendin e pastrehë
Vigajt rrugëve krekosen si të marrë
Afrohen buzë teje për dëfrim
Po ti mos hesht , trazohu
Pa mëshirë godit , kthehu , qetësohu
Oh fuqi që më humbe në rini
Më le të vetëm sikur fëmi.


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ri integrimi


Argjend XHELILI



O lot e syvet t'mi
Që po derdheni si rrëke
Poshtë mollëzave t'plasarituna
Po m'lagni supet e ngrituna
Si pahirë qudi dëftojnë
Nga pytjet e njerëzve n'kostume
Që nuk pyesin për të ardhmen
Po për jetën teme t'shkume
Ah ç'njollë vehtit paskam ngjitun
E kurrë s'paskan mu fashitun
E kurrë s'paskan mu harrue
Njoll't e pista q'i kam shkrue
Qi kam shkrue hisotrisë
Jetës tem , biografisë
Ardhmërinë që ma prangosën
Edhe shpirtin ma plagosën
Në harresë pse m'ke hedhun oj shoqëni
Jetn' e bardhë që dikur kisha , ma ke nxi
Më ke lanun porsi qyqja tuj këndue
Si një leckë me një qoshe m'ke hedhë mue...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Udhëtari i humbun

>> Tuesday, August 12, 2008

Udhëtari i humbun


Netëve të mjegullta
Rrugëve të paqarta
Udhëtari rrugën nuk e gjen
Udhëtimi qorr
Pjellë e epshit shtazarak
Qi kamb've u jep drejt humnerës
Mbi sytë jeshile
Po mbanë syzet e zeza
Ku drita hy me dro
Nga veshët e stolisun
Me hekurishtet e vizllueme
Po ndigjon zanat
Qi në të liga ftojnë
Eh , e vërteta
Po mbytet mes fletëve të vjetëra
Qi shekujve u bani ballë
Po jo edhe kësaj vetmie
Këtij injorimi nga injorantët
E brezit të ri që po humbet
Pa e ditun pse ka ardhun.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I harruem

I harruem


Ish ni ditë shum e bukun , ditë e mirë
Plot me shokë edhe shoqe musafir
Ha e pi për gjith ditën pa pushim
Fije brenge e mërzie veq dëfrim
Ato ditë mue më donin pa mungesë
Më ndigjonin e shërbenin pa përtesë
Veqse shpejt ikën ditët u harrova
Si i vetëm në ni qoshe përfundova
Në dorë kam albumin e shoqnisë
Plot imazhe mu nga koha e rinisë
Nga rinia që kalova në lumni
E më mbeti veq kujtim n'fotografi
Asht qudi si njeriu do gjithqka
Q'do të mirë që do për vete dhe për ta
Do secilin rrugët që i pret
Pa të gjitha në fund mbetet vet
Nga kjo jetë e padrejt një mësim kam
Do më dojn e i dua sepse jam
Sepse jam në q'do qast vetja jeme
Nuk ndryshohem sikur dega e një peme.


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Q'asht dashunia?


Q'asht dashunia?


Jetën tonë plot me ndjenja që jetojmë
Të paprituna , mrekullina na rrethojnë
Plot dëshpërime , hidhërime e hare
Vijnë e shkojnë pa e ditun , e pa pse?

Kur vjet shkojnë edhe rritesh , vjen nji ditë
Ndryshon zani edhe shpirti edhe sytë
Takon vajzën , jetën që ta hijeshon
Edhe ndihesh sikur bota s'ekziston.

Vajza jote shum të mira po të sjell
Të ngrohë zemërën , të rrezon porsi diell
Kalojnë ditët edhe shpejt dashunia shuhet
Dhe nga buzët rrëshqet fjala që nuk thuhet

Fjalë e idhët nga buz't e amb'la paska dalë
Ta ngrijnë zemërën që dikur e kishe valë
Bota jote në një gotë u përmbys
Bashkë me hallet mu në gotën e rakisë

Lotët rrjedhin si përrua pa pushim
Zemëra digjet e shkrumohet në pikëllim
Dashunia jote e madhe sot u shua
Ish gënjeshtër e kuptove dhe e thua

Dhe e thua ti gënjeshtrën që t'mashtroi
Plot me ngjyra ajo ishte e stolisun
Fundin kishte si qdo gja dhe mbaroi
Zemrës tande ja shkaktoi një të krisun

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

A JEMI ATA QË S’DUHET TË JEMI


Xheladin HAMZA


...Eh, vetëm sikur të ishim ata që vërtetë s’jemi
Edhe dielli do të ishte më i ngrohtë për ne
Edhe netët s’do ishin aspak të errëta e të frikshme
Edhe hëna do të shkëlqente me shkëlqim të plotë
Edhe qielli do të na këndonte këngë hyjnore
Edhe lumenjtë do të derdhen në heshtje e qetësi
E shpirti do të na kënaqej në gjithë atë bukurit
Mbetet vetëm një pyetje ta pyesim vetën
A jemi me të vërtetë ata që s’duhet të jemi?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TRËNDAFILA TË ZI

>> Sunday, August 10, 2008


Xheladin HAMZA


Në këtë pranverë
Në Fushë-Arrëz
Çelën pesëmbëdhjetë
Trëndafila të zi.

Në çdo mëngjes
Petalet e tyre i mbulon vesa
Që krijohet nga sytë
E pesëmbëdhjetë vashave të bukura
E të shndërruara në engjëjt

Presin të veshura
Me kurora të bardha
Martesën e tyre.

Tërë natën si zana mali
Kujdesen për trëndafila të zi
Me agun e parë të mëngjesit
Zhduken.

Në muzgun e mbrëmjes
Me rreze të para të hënës
Paraqiten përsëri
Me kurora të bardha
E me lot në sy.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHERIATI DHE TARIKATI

>> Friday, August 08, 2008


(Një urtësi-nga shumë sufinjë)



Sheriati

Ka mundësi

Të zhvillohet

Pa tarikat.

Kurse,

Tarikati

S’ka mundësi

Të ushtrohet

Pa Sheriat…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vargu i turpshëm

>> Thursday, August 07, 2008


Argjend XHELILI



Lumenjëve rrjedhin mendimet e kullueme,
As britmat e qoroditura qetësinë s'ma mbysin,
Frymëzimi arrinë në shkallët e fundme,
Nga ku shpërthejnë krateret e kahmotshme.
Ritmi dhe melodia vargun dirigjojnë,
Trajtave të tija hijeshinë i shtojnë,
E fundit fjalë që gjithqka përmbysë,
Zgjidhet nga prangat e robërisë.
Oohh fjal't e lumnueme fytyrën tregonje!
Nga maskat e stërholla të mshefuna ku ishit,
Q'u mbajtën , q'u ruajtën me gjithë njerëzinë,
Si qup'za q'e ruen me nderë vajzërinë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Natë e gjatë


Argjend XHELILI



O natë vere ,plot me yje, natë e nxehtë
Kaq e bukur sa nuk dukesh e vërtet
Natë si ty as në andërr s'mu dëftue
E mirë je dhe e gjatë sa të due
Sa e due natn' e gjatë plot frymëzim
Në te shfryej e q'liroj shpirtin tim
Q'mu ka mbushun plot të liga e të zeza
Q'mu ka bamun porsi qyqja mbi varreza...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ankimi


Argjend XHELILI



Gjak'rat e njomë të shpirtave të ri
Po u bajnë ballë trysnive t'zotnive
Qi po shkelin mbi andërra me ironi
Po varrosin shpresat e t'rive
Nga ajo e shkelun zani jehonë
Në katër anë edhe matanë
Ku veshi s'ndigjon e syni s'qanë
Në tjetër botë , te I Madhi Zot...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të vdekurit

Të vdekurit




O populli im sa jeni të mashtruar,
Një perde se shihni syt ua ka mbuluar,
Oh nuk po pajtohem me fatin tuaj të shkretë,
Dita e llogarisë juve si u pret.

Ata njerëz vdiqen, për vete do të përgjigjen,
Dheu i mbuloi, nga kjo botë ikën,
Po se shihni veten se si u përulët,
Atë ditë t"vërtetën prej vetes qe e shkulët.

Qka keni kështu,si nuk kuptoni,
A keni arsye pakëz të mendoni,
Oh ju jeni të gjallë, por ata kanë vdek,
Fryma i ka lënë, mblidhni pakëz mendë.

Vallahi lutjen tuai, aspak nuk e ndëgjojnë
Adhurimin tuai, fare se kuptojnë,
kot e kot rreth tyre silleni vërdallë,
Për qudi ju shoh, a jeni në vete vallë!

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP