Pejgamberi im - III

>> Sunday, February 28, 2010

Ti o Muhamed erdhe na shpëtove
Ti në çdo çast për mirë urdhërove
Ti gjithë botën në mirësi e udhëzove
Të ndalet padrejtësia kërkove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O i Dërguari ynë

Bardha Kqiku

E di! Ka kohë që nuk të kam parë,duke i përjashtuar ëndrrat që shoh vazhdimisht ardhjen tënde.

Zemra më rritet aq sa malet e gjata e të thepisura, sytë më shkëlqejn e trupi ndjen turp të madh pranë qëndrimit tënd.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberi im - II

Shumë vështërsi pate ti shpirt i ndritur
E shumë vështërsi të erdhën papritur
Qysh se u rrite i varfër e jetim
Zemra jote e dashur nuk gjeti gëzim

Ti punove, udhëtove, mendove
Ti ndihmove, mëshirove, udhëzove
Meditove shumë qartë edhe zgjuar
I vetmuar Zotin duke adhuruar

Në shpellë i vetëm, mbyllur e vetmuar
Në thellësi nga shirku i trishtuar
Nga frika e madhe ndaj Zotit që pat
Më pas në jetë i solli shumë fat

E një natë në shpellë duke qëndruar
Shfaqet Xhibrili i thotë për t’lexuar
Të lexojë në emër të Zotit Fisnik
Se nga sot u spalle Pejgamber besnik

Lexo në emrin e Zotit që krijon
Meleku Xhibril ngadalë i kumton
Lexo Muhamed o ti i dërguar
Si profet nga Zoti je i obliguar

Nuk di të lexojë Muhamedi tha
Xhibrili e shtrëngoi e dërgesën i dha
Lexo për së treti ky melek shqiptoi
Muhamedi shkresën aq mire e lexoi

I trembur shumë nga ngjarja që ndodhi
Tek shtrati i tij veten lodhur hodhi
Zgjohu i mbuluar kumtesa vazhdoi
Së cilës kumtesë Hatixheja i besoi

I frikësuar shumë Muhamedi ishte
Të thërras n’islam këtë plan e kishte
Por kë ta thërras me vete mendohej
A do t’më besojnë po ashtu frikësohej

Nga familja nisi kumtesën fisniku
Më pas tek shoqëria vazhdoi besniku
Shumë pak në fillim atij i besuan
Lloj-lloj pengesash në jetë i afruan

Muhamedi foli, tha e kumtoi
Ai zëshëm fjalën e Zotit shqiptoi
Atij i besoi ai që kishte mendje
E nuk e vazhdoi jetën në hamendje

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muhammed - o ashik

>> Friday, February 26, 2010



Hamdi Nuhiju

Nga miliona përkujtime për ty
O i dashuri im,
Ndjejmë botën,
Vrullin në zemër
Për ty o ashik...

Ne jemi të vdekur,
Të mbytur në llomin e injorancës,
Të vrarë e sakatosur,
Për ngrehinën tënde o ashik...

Vuajmë për erën,
Atë aromë të këndshme
Karafili
Që rridhte nga porositë e tua
O ashik...

Sot jemi të vdekur
E në xhenet do të lindemi
Në praninë tënde
Ashtu Zoti e shkruajtë..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E HËNË…

Fatmir MUJA



E hënë.
Dita e dymbëdhjetë e muajit.
Dita që nuk është më pak se dymbëdhjetë muajt e vitit.
O Gjoks i Vulosur nga Drita e qiejve dhe tokës!
Ti erdhe tek ne që buzët tona të mos mbeten të vetmuara pa buzqeshjen
Ti erdhe tek ne që trupat tanë të mos bëhen varre për zemrat e vdekura
Drita çdo gjëje ia zbulon hijen e vet
E pse çdo hije është e zezë edhe pse gjërat janë shumëngjyrshe?!
Ti erdhe pa asnjë ngjyrë që përmes teje t’i shohim të gjitha ngjyrat
Ti erdhe pa asnjë shkronjë që neve të na i mësosh të gjitha shkronjat
Ti erdhe i fundit por ti je pari.

E hënë.
O Nektar i Pasosur që mjaltit të jetës ia jep ëmbëlsinë
Ti u ngjite në Malin e Dritës që ne të mos mbetemi në errësirë
Ti zbrite nga mali që ne të mos mbetemi pa ujë në shkretëtirë
Ti na thirre që ne të mos mbetemi pa Emra
Dhe shpirtrat “t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës” (48:18)
Pranë teje koha matet me të rrahurat e zemrës
Ti je si ne, por ne nuk jemi si ti
Sepse ti nuk kuptohesh nëpërmjet shkronjave
Por shkronjat kuptohen nëpërmjet teje.

E hënë.
O më i thellë se çdo shpellë
Ata që shikimin e syve të vet s’e njohin
Në vend të gjurmëve tua veç rrjetën e marimangës shohin
Ti u përule në tokë që ne të arrijmë lartësinë e qiejve
Ti u ushqeve me Pemën e Kufirit të Mbramë që ne të mos ndjejmë uri
Ti pive ujë në Keuther që ne të mos ndjejmë etje
U bëfsha pluhur i rrugës sate
dhe mbetsha tek këmbët tua nga e hëna në të hënë!

E hënë.
A ende i besoni dynjasë
Që na e mori trupin e Muhamed Mustafasë?
Ma jep një pikë lot të mos qaj më!
Ma jep një pikë gjak të më mbyllen plagët!
Më jep pak nga varfëria jote që të jem i pasur
Dhe më fal që nuk pata fjalë ta përshkruaja
asnjë fije të qerpikut të syve tu, pa të cilët botët nuk shohin
Më fal, më fal, më fal!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberi im - I

Sot kam mall të madh andaj lapsin mora
Është mëkat për ty t’mos shkruaj dora
Për ty që na solle dritën e kulluar
Goja jote ëmbël me nurë e gatuar

Ai sy i shndëritur i të dashurit tim
Që më është i dashur për shëmbëllim
Ai pishtar rruge për në jetë me nurë
Ai që s’na la të mbyllur në murë

Lindi ky pishtar në gurin e pjekur
Në rërën e Mekes nga dielli të djegur
Në vendin e thatë tokë pjellore solli
Aq ngroht e ëmbël zemrat na i mbështolli

Jetim si fëmi mbeti ky i ndritur
Si bari punoi ende mirë pa ditur
Jeta e vështirë për ta përballuar
Shpeshherë vetmohej për të medituar

Ky i ndritur i zemrës sime plot dritë
Ky i dashur i umetit për çdo ditë
Muhamed emir yt ti pishtar bujari
Emri e vepra jote nuk matet me ari

Një fjalim i yti pati plot hjeshi
Se fjalët e tua s’ishin thjesht mahi
Ishin fjalë hyjnore nga i Madhi Zot
Ishin shumë ndër kohë e janë edhe sot

Ku ti dorën hodhe mbarë puna vijoi
Atë që s’e denim ky i shquar na mësoi
E ndau dritën nga errësira e mbuluar
Sa mision human njerëz për të shpëtuar

Dritën e aguar qartë na e sqaroi
Një Zot ta besonim vetëm kaq kërkoi
T’i bindemi Atij në frikë e adhurim
Për gjithçka t’i shprehim Atij falenderim

Shok në adhurim të mos i afrojmë
Cka nevojë kemi Atij t’i kërkojmë
Se vetëm Ai mund t’na sjellë mirësi
Mirësi e madhe që të solli ty

Falë Zotit në këtë botë që t’ka dërguar
Gjuha jote ëmbël vahj duke kënduar
Ti kur flet fjala jote sjellë bekim
Ti i ëmbël ti i dashur Pejgamberi im.

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dynjaja kohën ma vjedh

Jashar GASHI

Ditë e net...
Dynjaja kohën ma vjedhë.
Njëherë më është dhënë,
Një ditë nuk do ta kem.

Do ta shfrytëzoj kohën
Me besim, me vepra t’mira,
Me këshilla, me drejtësi e durim.

Koha kushton me jetë,
s’blehet me para.
Koha është dhuratë, ki kujdes,
shfrytëzoje me nder se është e shenjt!

Koha është para me vlerë.
Bë tregti me Allahun
se në depot e Tij
pasurinë do ta gjesh.

Pasha Allahun
që është betuar në kohën,
me t’vërtetë do t’mbesim në humbje,
përndryshe s’do ketë shpëtim.

Allahu na mëshiroftë me mëshirën e Tij!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çast!

Ismet AHMETAJ

Çast qe vjen dhe ikën...
Dhe nuk kthehet më.
Cast qe te troket..
..dhe vetem te le ..!!


Papritur te shfaqet diku,si nje hije..
te ndjek ty nga pas
...ngado qe i bie.
I heshtur ashtu...nuk flet dhe nuk duket..
Prapa hijes tende mbaron edhe zhduket..

Si i huaj tretet...
..dhe iken pa kthim !
Ashtu i pavlere..
..ai mbetet jetim !


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eliksir

>> Thursday, February 18, 2010

Fahredin SHEHU
Është vetëm një bulë e eliksirit në fund të kupës tek fle si qingji
Ata tani e quajnë Zëmra, unë e quaj shpirt i kontaminuar, e ti mund ta quash kokërrza të rubinta të shegës
Por ne më të thjeshtit të quajturit entitete humane mund vetëm të duam dhe kaq na mjafton
Të vuajmë për njëmijë vjet dhe një ditë më shumë

Ai i cili është gafil është injoranti më i lumtur botëror por unë jam njëri i cili erupton kunitesencën duke mos ditur për kë
Duke mos ditur për ç’arsye qëllimi kurrë nuk e shfaq glamurin e vet praprakisht
Për vërenë, për dashurinë ose madje vetëm për hirë të manifestimit të tij më të pastër

Në kohët kur fjalët renditeshin në pejë bujshëm të përdredhur në kalemin prej kafkash njerëzore
Xherdani i vargut e zbeh shkëlqimin e vet, s’ka të vërtetë që gurgullon nga gurra e saj që ta shuaj etjen e shpirtërave tanë të etshëm
Ne shpirtërat e uritur për një kafshatë hyjnore ravgojmë këtu si shpirtërat e viktimave të vetëvrasjes
Stomakët bosh të gjenive vetëm për një mbërthim të së vërtetës të cilën kurrë nuk e dëgjuan madje as si tingull insekti
Asnjëherë si tingull të rënies së shpirtit të ngrirë në nefrit të cilin më vonë ti mund ta shohësh si Galatean e esencës hyjnore maternale
Kornukopia e bekimeve latente pret
Mungesa e Dashurisë me krenari shpërthen tregon gjenitaliet e veta pa një pikë turpi
Unë vërtitem si bletë duke kërkuar nektarin e urtisë ta ushqej Amëzën time
Dhe dhuroj asaj jetë amshimi me xhel mbretëror tek kullon me elegancë nga fundi deri në kërthizë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DEHJA

>> Wednesday, February 17, 2010

Neki MUSLIU

Ç’është DEHJA?
Lidhja e syve…Verbim!

Sa për t’u dukur gurri,
XHEVAHIR!

Sa për t’u dukur laboti.
KARANFIL!

Ja DEHJA ç’është...!Një mynxyr!
Është si ky lavdaç njeriu,

që edhe qiejt me bukuri deshi t'i sfidoj
Ky trup i krekosur,kjo fytyrë e pa fytyrë.

Edhe ari kallp,dikur i’u krenua arit të vërtet në erësir
Tani ç’dallon ty nga unë?Foli e tha,ky bakër i ndyrë!

Ari i vërtet heshti,se ari i vëret pret mëngjesin i dlirë
Si bimësia që qeshej dikur …Nga kjo DEHJE e ndyrë!

Të jeshiluar e pandehi vehten qysh në pa fillim
Por vera që flaku perçen tej,të hedhë një shiqim!

Ç’ia ndali hovin nazemadh dhe çdo trillim
Sa të kaloj unë tha :Moj bimësi,

pa shihë veten pastaj,nazet me blerim.
Kur kashta të kallet,dhe të fiket çdo gëzim

Trupi krenohet!Ky trup i pa cip!Sepse shpirti rrinë në hije…!
O ty trup i ngrirë!Shpirti a s’të tha:

O ty, që s’ti zë bota tekat as nazet madje
Prit pra,sa të dal prej teje dhe shihë pastaj se ç’je!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gëzuar Pavarsia

Kerim GASHI

Me rrespekt kujtojmë të kaluarën,
Dhe për jetë, nuk e harrojmë të shkuarën.
Kaluam sfida dhe momente të vështira,
Por me durim kemi bërë qudira.

Sot jemi të lirë dhe të pavarur,
Nga dhembja te gëzimi kemi ardhur.
Tash kemi shtetin, të cilin e gëzojmë,
Ta duam dhe mbajmë, të gjithë premtojmë.

Falenderues për të gjithë ata që ndihmuan,
Që këtë përhershmëri gëzimi për ne realizuan.
Lusim Zotin, për bekimet e Tij, pambarim,
Që këtë shtetin tonë ta ruaj dhe gëzojë me përparim.

Kujto të kaluarën dhe gëzo të tashmen
Puno të tashmen dhe syno të ardhmen


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa titull

Vehap S. KOLA

E zbehtë hëna këtë vjeshtë
E plogësht zemra në krah’ror
Rruga e jetës s’qenka e thjeshtë
Të ecësh me thëngjill në dorë

Nga lart Dielli më thërret
Në tokë hijet shtrojnë gosti
Përpara Dera hapur pret
Pas krahësh sterr një hon i zi

E ëmbël hija nuk të zheg
Dhe errësira nga sytë fsheh
Por malli shpirtin po ma djeg
Prapë në Shtëpi zemrën ta preh


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MIKU I MIRË - 1

>> Tuesday, February 16, 2010

Hevzi Zeqiri

Si një qeske misku që kënaq besimtarin,
Miku i mirë është për mysliman vëllain.

Po si zambak uji që sytë i shkëlqejnë,
Nuk të len në rrugë, se veten s’do që s’do ta urren.

Mbase nga misku nuk do të marrësh gjë,
Së paku pak erë edhe në ty ka rënë.

Ai është mik i mirë ku të do për All-llah,
T’i tregon mangësitë e të ndalon në gjynah.

E kur mikun e mirë me të keqin ta ndërrosh,
Dije se veten deshe ta shkatërrosh.

E çfarë ka dashur miku edhe ti do të duash,
Ngaqë nga e njëjta erë keni jetuar.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mundesh


Vehap S. KOLA

Mundesh,
Nga bota të mos mahnitesh,
Aq sa s’ka të drejtë,
Të mos përngjajë,
Më e madhe se ç’është e denjë.
Botën, nën këmbët e tua,
Të përmbajtura, ta vësh,
Mundesh.

Ka dhe më tutje,
Rrugë, dhe jo pak,
Shpeshherë.

Paçka se sytë t’u mjegulluan,
Dhe shtegu t’u errëtua,
Nga hijet e harrimtarëve.

S’këputet fryma,
Në kraharorin tënd sovran
Mundesh,
Vetëm të lindesh,
Disa herë,
Pa kryqëzuar rrënjët,
As degët, me kënd;
Të çelesh dhe njëherë;
Të çelesh trëndafil,
Mundesh.

Mundesh,
Luftëtar të bëhesh,
Dhe në u tutsh si lepur;
Hero të zbardhesh, dëshmor të biesh,
Dhe prapë të ngjallesh,
Madje të mos vdesësh,
Asnjë çast,
Dhe në u tutsh si lepur,
Gëmushën ta bësh pritë,
Mundesh.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lavdia i qoftë Zotit

>> Monday, February 15, 2010

Neki MUSLIU

Biljona sy me dritë si diell
Po të kesh dhe diellin sy,s’mjafton
Se ç’e do or trimi im
zërat syri s’i dëgjon

Biljona vesh më pas,po të kesh
kokën veshësh ty mbulo
po se pate një sy ndryçues
biljona veshë më kot ç’i do

Dhe të kesh trupin shtatëselvi
Dhe bukurin ëngjellore
Ty prap o mik shtype nefsin
Lavdia i qoftë Zotit prore

Se ne shohim me dritën e Zotit
Dhe ne dëgjojm madje,me dëgjimin e Tij
Afërsia jon or trim,me All-llahun
Është loti ynë, dhe mëshira e Tij

Me Zotin!A s’kërkojm nga“Zoti”,mëshirën e“Zotit”
Ne dhe falenderojm me fjalët e Zotit Vet
Ne dhe ushqehemi nga ushqimi i Tij që e gatoi Ai,Vet
Ne dhe ecim në rrugën e Tij që Ai e ndërtoj Vet

E pra ç’je ty onjeri,në këtë botë të vogël
Në këtë botë ku Zoti gjithandej promovon Vehten
Falendero All-llahun,o rob i dobët se ty prap nuk je
Askush tjetër,pos Zoti Vet,i cili falenderon vehten!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria për Zotin

>> Sunday, February 14, 2010

Amir IDRIZI

Dashurinë për hirë të Zotit,
Çdo njeri e posedon nga jeta
E deri në vdekje atë e don.

Dashuria e atij është e pa fundshme,
me mirësi e posedojmë këtë e adhurojmë,

Dashurinë e tij e kemi në çdo zemër të
muslimanit gjen vende dhe me burimin e flaktë
në zemrën e tij ajo vlon.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZËRI I SHPËTIMIT

>> Saturday, February 13, 2010

Neki MUSLIU

Po na zbardhë mëngjezi
Hëna vërshon dritë
Thëret në minare muezini
Ezanë si çdo ditë

All-llahu është më i madhi
Zbardhë dita në agim
Ejani në namazë
O ejani në shpëtim

Një hënë e zbehtë që dridhet tej
Mbi qiparis të minares gri
Është flamuri i muslimanëve
Me një yllë karshi

Dridhet lartë ky flamur,
Lartë në ajër,mes rrymash plotë
Me gjuhë pëlhure sikur fletë
Pos All-ahut s’ka tjetër Zotë

Me krahë zogjësh me frymë ere
Hëna dridhet në mes të bajrakut
Farfurima vjen dëgjohet
Në veshë t’çunit,e në veshë t’plakut

Tok me rritmin e bajrakut
Dridhet zëri i muezinit
Në ç’do vesh kumbon i ëbmël
Nga lartë zëri i shpëtimit

Në namaz o besimtarë
Në kijam le të rrimë pranë
Se,ai që e thotë shehaditin
Është si ne “musliman”

Në namaz jemi më afër,
Miqë të shpirtit,nga një vatër
O se Zoti kështu na do
Pejgamberin në paçi hatër

A s’kujtoni si në festa
Vijm e vemi me urata
Për Bajram na dhurojn buzët
Qeshje të ëmëla e të gjata

Por Bajram për besimtarin
Është ç’do ditë e perëndis
O se në sexhde bijmë së toku
Para Zotit të gjithësisë.

A s’ jemi ne si qiriri
Që flakësh shkrihet edhe tretet
A s’jemi ne hija i Zotit
Që kjo botë pa të dot s’ mbetet

Pranë dritës së diellit qiriri
Mos vallë shkëlqimin zbulon
O ejani dhe bëhuni bashkë
Se Zoti ne bashkë na donë

Le të shkrihemi në njëri tjetërin
Me plot kënaqësi e adhurim
O s’ka gjë që s’shkëlqejm ditën
Se natën ka nevoj ndriçim.

Tok me rritmin e bajrakut
Tek dridhet zëri i muezinit
Kur të vjenë në veshë i ëmbël
Nga lartë zëri i shpëtimit

Nis me nxit,mer vrapin shpejt
Më eja në krahë!O pranë më rri
Se,ai që dëshmon shehaditin
Është i njejtë sikur ty.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa sini të së mirës

>> Thursday, February 11, 2010

Hevzi ZEQIRI

Kur erdha në jetën e kësaj bote,
E pashë ballin e gjerë të tokës,
E cila shikonte e përmalluar:
Do të isha unë i të mashtruarve?

I të mashtruarve nga djalli i marrë,
I keqi i vetes që keq do të bëja,
A do të bëhesha prej zemërbardhëve,
Apo do të bëhesha i madh ogurzi?

Do të bëhesha ogurzi, nëse
Do të ndjek rrugën e të marrit,
Të cilit besë më nuk i zihet!

U rrita, u bëra i madh si burrë,
Më i dashuri prej tyre në rrethin tim,
Kur bëja gjynahe patjetër pendohesha,
Ai i pranonte lutjet e mia, më falte.

E kur e dredha mendjen time
Duke dashur mëvetësinë,
E nuk e dija se veten e bëra sini
E keqja mblidhej në mua, mbi.

E ndaluara me të lejuarën m’u përzi,
Të gjitha të mirat m’u bënë hi.

Kur kjo sinkroni ra mbi mua,
Bileta fluturoi mbi kokën time.
E nuk shikoja lart por në tokë
E humba dynjanë e amshimin.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me harkun e vetullave

 Neki musliu

Me sytë e mprehtë më vështrove
E kujtoi at ditë, jo nga mendja se ndajë
Me harkun e vetullave shigjetat lëshove
Dhe godite këtë shpirt të shkret, e pa faj

Parzmoret që pata, mi bëre pluhur,thërmi
Me dy sytë e zjartë rrufe, tek më qëllove
Po ç’pe në mua sikur të kem ta di
Me dashurin që çfaqe helmin, tek më sjolle

Palose lulishte mbi jorganin tim
Dhe aromë më sjolle, aq shumë sa s’di
Po ç’më le ty mua vërtet trashëgim
Zafranin e heshtur, dhe helmin në gji

Rëmbeve këtë zemër,moj lule shtrydhe
Dhe ike, me syt e tu, më s’më vështrove
Ç’hek unë tani,me këtë zemër që shtrydhe
Ty s'pyete, dhe as pak s'u trazove

Tani mbi mua, në dhomën me plot erë
Puhija vajton, ka rënë në rrënkim
Si vete lumturia, thot kjo erë e mjerë
Nën bëma jete që s’kanë dot mbarim

Po ik tutje moj erë thash, lëre hallin tim
A s’lyp jeta vaje, djegje dhe mundim
Meken lulet shtrydhen nën droje, përkushtim
Flak tutje qortimet, se jeta do durim

Kuj t’ia qajë un hallin,dhe për ç’të rrënkoj
Në u paça tretur si qiriri, do të thot mbarova
Por armiq unë s’pata, në trup kush s’më qëlloj
Nga dy shigjeta syshë unë u qëllova!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç’liruesi

>> Monday, February 08, 2010


Përktheu nga anglishtja: Zeqri Esati

Për të qenë i ç’liruar do të thotë që duhet shohim qartë
Kështu që duhet ndjekur një udhëheqës për tërë njerëzimin

Emri i tij është Muhammed (paqja qoftë mbi të)
Allahu i shpalli të vërtetën, që e pavërteta të zhduket!

Allahu i dërgoi profetit të Tij të fundit, mesazhin më madhështorë
Nga të gjithë…
Të dëgjuarit e tij ishte e vërtetë, që dëgjoi thirrjen e Allahut

Disa njerëz thanë Muhammedi ishte i trullosur dhe
i mgjepsur
Gruaja e tij Hatixheja e konfirmoi atë, por ajo dinte se ai është i bekuar

Muhammedi mesazhin e Allahut e paraqiti kudo në tokë
Ai është dritë e vërtetë e cila gjithmonë do të qëndroj

Muhammedi mësoi njerëzimin që vazhdimisht të përpiqen për të vërtetën
Allahu, Një dhe i vetmi Zot ishte çdo her në anën e tij

Kështu që gjithmonë mësoje Kur’anin e shenjtë prej tani e deri në vdekje
Dhe jetoje mesazhin e përgjithshëm të Allahut me çdo afsh

“Paqaj dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin”


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Qershori

Valbon Rushiti

Në atë qershor të flladshëm
Në atë bukuri natyrore
Që më përçon në saraje
Që më sjell lumturi prore

Rrezja fluturon me nxitim
Bylbyli na zgjon me këndim
Mëngjesi zbardh në qetësi
Fillon dita me mirësi

Zogjtë cicërrojnë për bukuri
Zë mallëngjyes kudo jehon
Ujëvarra lëshohet me lehtësi
Nga lart e poshtë gurgullon


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHKRETËTIRË


Hevzi Zeqiri

Në pluhurin e thatë të jetës misterioze;
N vrushkullin e dashurisë se pa koduar;
Në tradhtinë e amanetit të dhënë;
Fryma të zihet në botën e gjelbër.

Në djersën e njelmët të punës së zezë;
Në lotin e pastër nga syri me ujë;
Nga dashuria e pa skrupull në muret e mbyllura;
Të bëhet valë uji i ftohtë e i ëmbël.

Në çiltërsinë e mbrëmjes së bukur me yje;
Në pëllëmbën e Dashurisë Hyjnore;
Edhe në mesin e shkretëtirës së pa pluhur,
Nuk ka freski më të madhe nga dashuria jote ndaj Krijuesit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Afër lumit Vardar (6)


Hamdi Nuhiju

Qielli humbi shkëlqesinë

Mbi vetëdijen e lashtësisë

Një botë që më mbanë gjallë
Nga e kaluara e mirësisë...

Ai shtat i lartë
I minaresë blu
Mbi Burmali Xhaminë

Më kujton në ty...
Ajo tokë e lashtë

Nën hijen e dashurisë

Më rrëmben
Më ngjall kujtimi për ty
Burmali Xhami...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Orientimi

>> Sunday, February 07, 2010


Argjend Xhelili

Kur të mbes tregim, më tregoni drejtë
Thoni: lindi, rroi, iku me të shpejtë
Bota e gllabëroi si të gjithë më parë
E humbi në vete, nuk e la n’të mbarë
Stinët që të katra e shpërbën me radhë
I’a ngrysën fytyrën që kishte, të bardhë
E munduan fort sikur q’do të tretin
Dhe në fund ja shkelën dinjitetin.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ringjallja

 
Argjend Xhelili

Ca dëborë sot paska rënë
Dushk e barë i paska zënë
Që gjelbëronin fush e mal
I mbuloi palë-palë
Paskan dal ca re në qiell
Paskan zënë të bukurin diell
Që rrezonte në katër anë
E qetonte gjith dunjanë
Do ta gjej unë një burim
Do të pi nga ai besim
Do ta ndez një shpirt të vdekur
Ta forcoj e ta bëj hekur
Retë e zeza do ti thajë
Ti shpërbëjë e ti përlajë
Të rrezoj ky diell i ngrohtë
Le ta shkrij borën e ftohtë
Zemrën flakë le t’ma ndezë
E të mbushem përplot shpresë
Dhe gjithqka që nuk e dij
Të ma ndrij kjo dritë e tij
T’më këndell nga errësira
Të më thotë se ç’është e mira
T’më përudhë në rrugn’ e mbarë
Nga e kota t’më lë ndarë
Kur të vdes e t’më harroj moti
Faqebardhë të shkoj te Zoti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E vërteta e hidhur


Besnik F.Jaha

Si fije bari e tharë sot është bërë kjo jetë
Më nuk po shkruhet si dikur në fletë
Sot është bërë jeta si një shërbëtore
Nuk shihet gjëkundi fëmij dorëpërdore

Si ushqim bagëtish jeta na është sot
Kjo që po ndodh sot s’ka ndodh’ asnjë mot
Sot jeta është shtrirë në rrugë shumë dytësore
Çdokush mendon se është një shërbëtore

E presim çdo ditë, një zë të thërras
Të thërras ky gërmaz gjersa të pëlcas
Le të thërras fuqishëm tjerët ta dëgjojnë
Se një jetë të tillë po na imponojnë

S’duroj dot i heshtur, do të flas përçart
S’njoh kulturë mbi tokë e nuk njoh as art
Këtë edukim kjo kohë ma dhuroi
Për një jetë të tillë kështu më kuroi

E jeta sot është bërë si fije bari e tharë
S’shihet dot me sy bujku më në arë
Ai sot për s(m)ot rri i shtrirë drejt diellit
Të mirat e dikurshme ia kërkon qiellit

Se kush e mësoi kështu këtë njeri
S’kam parë me sy një të tillë çudi
Pos në këtë vend ku vlera maskohet
E tretet, fshihet e kurrë nuk vlerësohet

E humbet nën dhe, se nga kush nuk dihet
Rrugës shetis mos e shoh, por kot as që shihet
S’e di se ku fshihet e mbetet pa dalë
Nuk të dëgjojnë veshët më një të mirë fjalë

Vlera sot tek ne si duket nuk njihet
Shenja pozitive të keqesi i vihet
Nuk dallohet kështu, o shokë të mi vlera
Nëse bënë fushatën vetëm me postera

Vlera nuk është vetëm fjalë pa masë
E as qokollata të shpërndarë me thasë
As nuk është vlerë, fjalim e premtime
E as, po ashtu, vendim pa mendime

Vlera o miq ka tjetër definim
Ajo është larg, aq larg, nga ky konstatim
E këtë konstatim mbi vlerat sot e vendosën
Prandaj tru e jetë aq shumë na i trullosen

E unë që vazhdimisht për këtë po shkruaj
Po jam nga ata që për drejtësinë vuaj
Nuk luajmë me fjalë e as me jetë njeriu
Jam për familjen si për kopenë bariu

E vlerën më ndryshe se ju e kuptoj
Vlerën e vlerësoj dhe shumë e çmoj
Për armikën e saj, pra për antivlerën
Gjithëherë e mbaj me dry e të mbyllur derën

Nuk e njoh e s’i flas kurrën e kurrës
Do ta shkrija më dëshirë në flakën e furrës
Do ta tretja po të mundja me aq shumë dëshirë
Ky për mua do të ishte shpërblimi më i mirë

Më falni që u lodha duke u ligjëruar
I tillë jam e kështu gjithënjë kam menduar
Por, dëshirova të flas e t’u shprehem vet’
Se nuk është i mirë ky realitet


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP