Pejgamberi im - II

>> Sunday, February 28, 2010

Shumë vështërsi pate ti shpirt i ndritur
E shumë vështërsi të erdhën papritur
Qysh se u rrite i varfër e jetim
Zemra jote e dashur nuk gjeti gëzim

Ti punove, udhëtove, mendove
Ti ndihmove, mëshirove, udhëzove
Meditove shumë qartë edhe zgjuar
I vetmuar Zotin duke adhuruar

Në shpellë i vetëm, mbyllur e vetmuar
Në thellësi nga shirku i trishtuar
Nga frika e madhe ndaj Zotit që pat
Më pas në jetë i solli shumë fat

E një natë në shpellë duke qëndruar
Shfaqet Xhibrili i thotë për t’lexuar
Të lexojë në emër të Zotit Fisnik
Se nga sot u spalle Pejgamber besnik

Lexo në emrin e Zotit që krijon
Meleku Xhibril ngadalë i kumton
Lexo Muhamed o ti i dërguar
Si profet nga Zoti je i obliguar

Nuk di të lexojë Muhamedi tha
Xhibrili e shtrëngoi e dërgesën i dha
Lexo për së treti ky melek shqiptoi
Muhamedi shkresën aq mire e lexoi

I trembur shumë nga ngjarja që ndodhi
Tek shtrati i tij veten lodhur hodhi
Zgjohu i mbuluar kumtesa vazhdoi
Së cilës kumtesë Hatixheja i besoi

I frikësuar shumë Muhamedi ishte
Të thërras n’islam këtë plan e kishte
Por kë ta thërras me vete mendohej
A do t’më besojnë po ashtu frikësohej

Nga familja nisi kumtesën fisniku
Më pas tek shoqëria vazhdoi besniku
Shumë pak në fillim atij i besuan
Lloj-lloj pengesash në jetë i afruan

Muhamedi foli, tha e kumtoi
Ai zëshëm fjalën e Zotit shqiptoi
Atij i besoi ai që kishte mendje
E nuk e vazhdoi jetën në hamendje

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP