Lumturia

>> Friday, July 30, 2010





Merhibe Bexheti


Nëpër botë unë udhëtova
nga vendlindja u largova,
lumturinë nga se kërkova.

lumturinë unë e gjeta
edhe pa fjalë  mbeta,
më beso o njeri,
lumturinë ma fali i madhi Perëndi.

Për lumturinë mos gjurmoni,
nëpër botë mos e kërkoni,
unë gabova, mos gabo edhe ti!
lumturinë e ke te i madhi Perëndi.

O ju njerëz mos gaboni,
rregullat e Islamit ju zbatoni,
tuj ndëgju e tuj besu lumturinë do ta fitoni.

Pendohuni sa jeni të ri,
mos pritni në pleqëri,
se se din a bëhesh plak,
por vrapo sa ke mundësine.

Se kjo jetë është shumë e shkurt,
e kalon hic pa e vërejt,
mos ndëgjo shejtanin ti,
por vepro në të vërtet.

Nëse je musliman i vërtetë,
lumturinë ti do ta gjesh,
sikur unë edhe ti,
në të gjith jemi njeri.

Unë tash ndjehem shumë e lumtur,
jam e gjetur jo e humbur,
e falënderoj të madhin Perëndi,
që ma mundësoi këtë lumturi..

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP