Miqësia

>> Sunday, November 30, 2008

Isha te miku im për së dyti,
Doli te dera dhe më priti,
Gëzimi m'u shpreh në fytyrë,
Fillova t'i kërkoj këshillë.

Mikut tim e miku im,
I dhashë selam e ma ktheu,
U këshillova unë e ai,
Derisa shkuam në shtëpi.

M'u kthye shpresa për vazhdim,
Më nuk shkova në dëshpërim,
Fal i qofsha Zotit të Vërtetë,
Që gjithmonë punon me të drejtë!

Sa e bukur është miqësia,
Që më afron për të mirë,
Por edhe më e bukur e vërteta,
Që të nxjërr nga çdo errësirë!
Valbon RUSHITI
(Inspirim gjatë kohës kur isha te miku)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pëshpëritja ime

>> Saturday, November 29, 2008


Në qetësi e vetmi , brengat shpaloj vehtes

Dhe të shumta jan para të vërtetës

Fshihen , shtrembërohen , ndërrojnë shum fytyra

Shkrihen , treten , humbin e mbesin pa ngjyra

Brengat , çelitë e çelikta lirinë që ma vranë

Fytyrës e shpirtit pa dallim më ranë

Në ç'do vend të dobët ku në mua gjetën

Më vranë gjith ç'ka kisha veq dy syt më mbetën

Sa për të dëshmue , sa për të qenë gjallë

Mi lan dy sy hapur me shum lot në ballë

Që lotojnë pa nda si brengat që rrjedhin

Jetës sime të gjorë pikëllimin ndjellin

Kudo errësirë edhe dritë askund

Sot unë jam i mjerë , o vdekje më mund

Të dorëzohem qetë , më merr me ngadal

Ashtu si më sheh , të mjerë e pa fjalë

Nuk ta kam jo frikën , vetëm dashurinë

Se jeta e poshtër m'humbi gjith ndjesinë

Veq Zoti më mbeti Besnik përgjithmonë

Ti ngre duart nga Ai sa nuk më është vonë

O Zot më fal mua edhe njerëzinë

Të mirë e të kqinjë se ata nuk dijnë

Pendohem tek Ti që pranon gjith'herë

Pendim të sinqertë nga qdo njeri i mjerë

Dhe nga ta si unë që i tradhëtoi jeta

Ndonëse para syvet fshihej e vërteta

Symbyllur kalonin pran saj e krenarë

Me mendje të prishur edhe shpirt të vrarë

Vdisnin dhjetëra herë duke qenë të gjallë

Kush u'a mbyste zemrën , kush a thua vallë?

Një krijesë e poshtër që qoftë e mallkuar

Përherë gjer në fundin që s'ka të mbaruar

I fal dhe ata O Zot që falë shum

Lotët që u shkonin syve porsi lum

Pranojua pendimin si di të pranosh

Me Mëshirë të pasosur të na mëshirosh

Se të humbur mbesim pa këtë mëshirë

Në dy jetërat tona me mllefin e fryrë

Që na gulçon shpirtin e keqja e mbirë

Rritet edhe bëhet e madhe , vigane

Të mjerë e ujisim porsi një fidane

Frytet për të vjelë kemi ndihmës plotë

Të gjith bijtë e djallit që bredhin në botë

Vijnë të na ndihmojnë në k'të punë pa vlerë

Pra mirë hapni syt o njerëz të mjerë!

Na fal Zot për netët me yje që ndrinin

Dhe ditët me diellin e ngrohët që vinin

Për kohën e vlerë që s'dinim ta qmonim

Kot nuk u betove , po që ne ta donim

Fjalët , udhëzimet që zbrite për ne

Që na ndrinin rrugën kudo përmbi dhe

Edhe për të parët që nuk i përcollëm

Edhe për urrejtjen në shpirtë që e mbollëm

Ti je shum më I Madh edhe më Fisniku

Na falë për besimin nga zemëra që iku

Kur djallin për mik veq një qast e kishim

Tani e dijmë mirë sa të humbur ishim

Na falë për gjithqka keq që bëmë në jetë

Edhe të pabërat që si bëmë vërtetë

Dhe punët e mira nga dora që lëshuam

Na fal Zot I Madhi , vetëm ty të duam …

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty mendoj dhe jetoj

>> Sunday, November 23, 2008


I zhytur thellë në mendime
Se çfarë është, jeta ime
Endem si zogu shtegëtarë
Vuaj e ndjehem si i vrarë

Pse ?
Nuk gjej prehjen time
Mbështetjen dhe lumturinë
Përqafimin e ngrohtësinë e tij
Te lutem, pashë Perendin!
Paqe e meshire dua tani
U tretem, kush këtë po e din
Lotët pastruan dy syt e mi
E dlirë është jeta me ty Zoti im


Krenaria e besimi
Mbeten tani si përfundim
Urrejtja e zemërimi
Nuk mbjellen në shpirtin tim

O Zot!
Më mbaj në duart tua
Deri sa shpirti të më pushoj
Më mer me vete edhe mua
Këtë dhimbje ta qetësoj

,,Eja me mua o robi im!
Të të jap kënaqesi e shpetim
Jeto tani ne trupin tim
Mendo ne falje dhe pendim”!

Jehona Perquku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një ditë xhumaje ndryshova


Nuk dija se do mahnitem
Edhe pse pak e njihja
Rrugës i habitur vëzhgoja
Nga gëzimi në qiell rrugëtoja

Rëndë u pendova
Pse më parë nuk e njoha
Fyti mu ngushtua
Atë ditë xhumaje zbulova

Shumë u ndryshova
Ditën kur e takova
I lagur në sokak prisja
I shuar në shi vdisja

Habitem në caktimin e Caktuesist
Rahmanit, Alimit, Kerimit
Zemrës dicka i dhuroi, atë për mua e zgjodhi
Dhe lehtë më shëroi

Ja Allah...
Është gjethi i vetëm në degën time
Shërim i vetëm i dhimbjes sime
Era e vetme e rozës sime
Ashk i fundit i jetës sime

Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mendo, o njeri...!

>> Thursday, November 20, 2008



Pasiqë asnjë sekond nuk vonohet,

As para nuk vjen dot! Caktim!

Nga Kadiri (emer i bukur i Zotit Teala)

e varri yt do te jetë...

kopsht Xhenneti apo zgafellë Xhennemi!!!

Po pyetjeve per t’iu pergjigjur saktë,

a ke jetu me saktësi?!

Që të keshë mburojë, a ke dhënë Sadaka?

A ke fal Namaz?

A ke Agjëru?

A ke lexu, studju?

Të gjitha do të jenë mure në varrin tënd,
për të të mbrojtur ty!Mëkatar-e…!

E nëse e ke lexu edhe suren MULK – Tebareke,

do të luftoje me Zjarrin, deri në mbytje!

Për mbytjen e Zjarrit kemi nevoj,

Ja ALL-LLAH!Ja ALL-LLAH!

Mos na fut në të...!

As familjen tonë…

As Ummetin MUHAMMED (Alejhisselaam)!

E, kë e ke future TI në të,

vec e ke Dëshpëruar më…!

Na bëj të Vdesim Me Të Mirët…!

E, Premtimin e Dhënë MUSTAFASË,

Jepja…!

Ska Dyshim se TI

Nuk e thyen PREMTIMIN TËND!

Amin!

Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetë



Jetë, me ngjyra të llojllojshme…!

Ngjyra, që na bëjnë të harrojmë…,

se je lojë, o Jetë...!

Na bëjnë të harrojmë,
se je shumim pasurie e familjeje…,

arritje kënaqësie...!

Ti, Jetë-lojë, largohu nga ne!!

Se ti je vetëm mashtrim!

Je si hyrje e dalje nga një derë!

Vetëm aq!

E ne mund të mendojmë, e te mos mendojmë për Vdekje…!

Por ajo vjen befasisht, e na zë të papërgatitur…!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vulë e pashlyer e identitetit tim

>> Tuesday, November 18, 2008


Nëpër kohë të poshtëruar
Si nga qielli të jenë mallkuar
Sa lindin dhe perëndojnë
Lënë ca gjurmë edhe mbarojnë
Bota i harron, kalojnë në hiç
Si përmendin miq, armiq...

Kur krisën pushkë, u ndizën zjarre
U derdhën gjaqe, u hapën varre
N’mote t’liga e n’shtrëngata
Rrënjë të forta gjithmonë pata

Isha rilindas, isha çlirimtar
Mjeshtër i pendës edhe ushtar
Kam qenë kaçak, si uragan
Të kem emër, t’kem vatan
Isha dikur edhe sulltan
Se nderi im n’atë zeman
Më ngriti lart dhe ky Iman
Mbeti i shkruar emri im
Burrë i çmuar edhe trim

Dhe ai themeli ynë i gjerë
S’na u lëkund, jo asnjëherë
Një pend, një pushkë edhe një nderë
Po kështu do t’jetë përherë

E pata vëlla nga ky atdhe
Se ky Iman edhe kjo fe
Frymë vëllazërie di të mbjellë
Dhe gjithmonë na ka sjellë
Unitet - për krenari
Veç të kem një herë liri...

Vulë në qenie - Shqiptaria
Na bashkon më shumë ndasia
Plisi, Besa, Fisnikëria
Shndrit fytyrë, nga modestia

Po në çdo mot edhe çdo stinë
Besa e Zotit të na prinë
S’e harrojmë kurrë porosinë
N’zemër fenë dhe kombësinë
Se kohë e mbarë do t’arrinë
Urë çeliku, mbi greminë


Blerim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata e tërbuar

>> Monday, November 17, 2008


Natë e nata ha gjithqka
Edhe mendjelehtët ha
Diellin ha dhe dritn' e tij
Ha dhe mendje edhe sy
Edhe turpin pa përtesë
Dashurinë ha me harresë
Edhe mendjen ha me gjum
Edhe ëndërrat hudh në lum
Gjith të mirat i ha nata
Nëse mbrojtjen ti se ke
Copë e grimë të ha si shpata
Ha e s'di për ty kush je
Për ushtarë nga ka plotë
Rronë e shkonë ngado që donë
Ngrinë e prenë ngado që venë
Natës natën sjellin prenë
Natën mbytë vetëm një dritë
Po ta shohësh ti vret sytë
Dritë e bardhë përmbi gjithqka
Zoti Madh këtë dritë ka...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria e një muslimani


Nëse çdo gjë më vjedhin në këtë botë,
Fare dert s’e kam
Le t’mos m’vjedhet besimi
Ngase paraja njeri nuk të bën

Po humba tërë pasurinë
Po mbeta pas dore i lënë
Aspak nuk brengosem
Më mjafton që jam musliman

Nëse mburraveci qyqar
Mburret me baba e me nënë

Aq më bën mua
Kur me Islam krenar jam

Selmanin tim të dashur
Të famshmin persian
E mbaj të freskët në shpirt
Dhe në jetë model e kam

Ti mburresh me baba e nënë,
Ti me autoritet e famë
Po unë, unë, e di me çka
Unë mburrem me Islam

Ti në qofsh bir presidenti
Në qofsh i familjes me nam
Unë jam më krenar se ti

Ngase bir i Islamit jam

Sedat Islami


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lexo


Lexojeni , lexojeni ju që me sy shihni
Lexojeni të vërteten më mirë që ta njihni
Nuk ka gënjeshtra kur asgjë nuk thuhet
Lexojeni , mendojeni , punojeni se duhet !
Shpëtimin e botës lexojeni në fletë
Në zemër rrënjoseni me besim përjetë
Fjalë që ndrijn zemërat nga ç'do errësirë
E mbysin të keqen përherë me të mirë
Lexojeni të parën fjalë të Perëndisë
Në librin e fundit , vulë të urtësisë
Lexo në emër të Zotit që krijoi ç'do gjë
Krijoi dhe kombe e që nuk jan më
Krijoi gjithë të mirat edhe mirësitë
Për kulme mbi kokë na krijoi shtëpitë
Edhe veshë e mbathë për dimër e verë
Dhe në katër anë tokën gjat e gjerë
Qiellin përmbi stolisi me re
Yjet që ndriqojnë e nuk e dijmë pse
Diellin , hënën , detet edhe gjithqka rrjedhë
Dhe në zemëra prore besimin na mbjell
Gjith falënderimet Zotit i dërgojmë
Aq sa frymë të kemi edhe sa të rrojmë
Në kohën dhe lapsin Zoti u betua
Lexoni nga ai ç'do gjë që u shkrua !


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Tetova dhe tetovarët


Shkruan:Hamdi NUHIJU,KUMANOVË


Nga penda e lodhur e udhëtarit,
I cili shënon në fletoren e tij çdo sakrificë,
E thërret mendjen në shpëtim,
Sikur të ishte sarkastik...
Do të shpalos edhe këtë meditim!
I mbushur me paragjykime për këtë "virgjëresh"
E paprovuar në arealin e shpirtit tim,
I huaj në vendin tim,
I mallëngjyer deri n`Amshim!
Kënga e bilbilave në parkun e Pashës,
E shushuritja e lumit Shkumbim,
Mbi urën prej kalldërme që më kthen në histori,
Tek pashallarët që shpërndanin këtë dritë.
Në çarshinë e kësmetit tik-taket vlojnë,
Zëra njerëzish me ngjyra jete,
Këmbëzbathur si ushtar i huaj,
Kërkoj fatin, dashurinë!!!
Era e bukëve të pjekura të nënës tetovare,
Shëndërrohet në mit që më mban gjallë,
Karshi traditave të moralit që më lirojnë,
Nga burimet e shterura të dashunisë...
Fjalimet e urta të alimit tim,
Në xhaminë Eski e shëndërruar në akademi,
Ma shtojnë bindjen dhe fuqinë,
Si të isha i vetëm në karavanin e Islamisë.
Përtej Sharrit gjurmët dëshmojnë,
Prezencën e Osmanllisë si pjesë e Islamisë,
E vyshkur në këtë shekull kjo piramidë jete,
Nga vrushkulli i kuq i ateizmit.
E rrethuar prej xhamive që në shpëtim drejtojnë,

Ky vend i lumtur që lumturi dhuron,
I hapur për çdo kërkues të dijenisë,
I mbyllur për çdo fjalë të Askundësisë...
Si mund të harrojë këtë ndjenjë që më përqafon,
Isha i paditur, ndërsa në ty dituri kërkova,
Isha i varfur, prej teje aspak nuk dallova,
Isha i huaj, e në konakun tënd u bëra pjesë e shtëpisë!!!
Nuk mund ta harroj burimin e inspirimit tim,
Xhaminë e Pashës, që udhetonte me mua në çdo meditim,
Nga Arabati që më kthente në histori,
E deri tek Abdurrahman Pasha që përshpëriste në veshin tim...
Tetovë, Marakeshi i zemrës sime,
Të dua sikur e gjithë bota të të urrejë,
Je e veshur si nuse me duvak,
Duke më pritur në pragun e derës,
Për të më ledhatuar!
Tetovarët, ensarët e mendjes sime,
Që në dhimbje e gëzim,
Frikë e guxim,
U shëndërruan në gjak të trupit tim!
Për ty oj bukuri që më klithe dashurinë,
Sot jam i gëzuar, e do jem i vdekur pa ty,
Për ty që buron nga ky pelegrinazh shkronjash,
E rrjedhë si lumi Shkumbim mbi shpirtin tim!
Do bëhem hi e pluhur...
Të më përbijë dheu,
Me përqafimin tënd!





Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dëshmitë tua


Hapi sytë se po lind dielli
Vetullave epua krenarinë përherë
Le të ta ket zili dhe qielli
Ty dhe zemërës shum të vlerë
Buzëqeshju dhe ujqërve të uritur
Prejua s'mirën me nja këtë shpatë
Që pret po plagët veq shëron
Pa derdh gjak e pa inat
E kur të sulen si egërsira
Në emër të Zotit mos harro !
Sulu e mbrohu he të priftë e mira !
Kujtoje Zotin edhe qëndro !
Dhe në të prefshin e t'bëfshin grimë
Qëndro he burrë, qëndro he trim !
Se këto dhimbje të kësaj bote
Lehtë i duron trimëria jote
Freski e varrit plagët shëron
Dëshmitë e gjalla te Zoti jonë
Që të lirojnë nga llogaria
Edhe të vdes përjetë mërzia
Kujtoje ditën që t'u premtua
Atë Madhëri që mirë e njeh
Me gjith të mirat e begatitë
Në atë ditë , me sy e sheh ...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DITARI I JETËS DHE VDEKJA


Shpalosi ditarin e jetës së ikur
Aty i kërkoj vitet e humbura
Me gishtërinjtë të lodhur
Nga dergja që më dridhen

Shpirti më është i rraskapitur
Mjegull e dendur vjeshte
Nga gjoksi im me afsh puthë
Frymëmarrjen akoma të nxehtë

Nga dhoma përmes dritares shikoj
Fletë të zverdhura tek shkëputen nga degë
I ngjajnë bash si një jete që është në ikje
Sa të habitshme aq dhe të çuditshme
Më duken këto peizazhe magjepse
Është ëndrra që në gjirin e saj më mbështjellë
Apo këtu dyert e jetës përjetësisht mbyllen
E vdekja me puthje e përqafim më rrëmben?


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mizani

>> Wednesday, November 12, 2008



Pse nga e majta fletët po marrë
E nuk i shoh me syt në ballë
Ku jam kështu me ktheni në varrë
Nuk e duroj sot këtë hallë
Ku jeni të bëra e të pa bëra
Ku jeni gjurmë ne gjunj e llëra
E ju buzëqeshje të mira ku jeni
Kam nevoj për ju , ju lutem eni
Ju lutem eni e më ndihmoni
Nga ana e djatht sot më rëndoni
Me aq fuqi sa në vete keni
Sot më ndihmoni nëse gjallë jeni
ç'keni që ngriteni o punë pa vlerë
Kush ju dërgoi te ky i mjerë
Që hallin vetit për hall s'ja di
Kthehuni , humbni nëpër gjithësi
Sa dëshmitarë të këqinj që gjeta
Që vijnë nga fshihet gjith e vërteta
Për mbrojtës s'kam veq punëve me nderë
Që i punova në jetë herë-herë
Po mos të ishte Mëshirë e Tij
Që mi ka dhënë këta dy sy
Do të më humbte thellë në humnerë
Nga ku s'do dilja për asnjëherë...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjalët e të lënduarit



Edhe kështu më lë vetëm në tokë të zezë,
Që tërë jetën të më lësh mua pa shpresë,
Nga fatkeqësia e paparë ,
Kurrë loti për të mos m’u tharë,
E këtë jetë mos ta kem të mbarë.

Fytyrën tënde të bukur me sytë e zi,
E kam në mendje edhe tani,
Që kur dilnim në park për të parë,
Mjellma të bardha e kënaqësi n’behar.
Për çift të tillë a thotë kush, vallë?

Nënë e grua që s’ sheh më syri,
S’ të thuhet tjetër, pos që je hyri,
Dashurinë që e kisha për ty,
E shihje ashiqare,
Egoist asnjëri s’ishim fare.
Ike, shkove, më le si qyqar...

Jeta e tokës qenka plot mërzi,
Sidomos që pa gruan jam tani,
Më ndihmo, o Zot, që ta përballoj,
Këtë dhimbje që gati më sfidoi,
Dhe më bën që të Të përkujtoj!

Grua e imja që m’i le një varg jetimë,
Kurrë s’ ia fali armikut tim,
E më prit mua n’Xhennet,
Të vij atje e kam ndërmend...
E të jetojmë së bashku përjetë!

Zoti im, sabër më jep,
Që t’i rris jetimët lehtë,
Jetën e vdekjen ma bën t’begatë,
Punët me imanin t’i kem rehat,
E gruan ta takoj nuse me duvak!!!

AMIN!


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Robët e natës

>> Monday, November 10, 2008

Robët e natës




Vdis o natë ja rro me nderë
E liga me të ligët tok gjithëherë
Të ndërtuan ty apo u ndërtuan
Nga ty e në ty të mjerë përfunduan

Vdis ja rro si të ka hije
E ndritme pa dritë ku hana mbretënon
Edhe yjet ca sa për të thanë shihen
Sa me dëshmue që jan dhe njihen

Tjetër gja nga ty nuk vërehet
Po i qet shpirti më prehet
Në ty për t'u zgjue me të zbardhun
Nga plagët e diellit që nisi me ardhun

Vdis se më shkoi jeta duke pritun
Të bardhat dita që mi ke mbytun
Po gjakun përherë me gjak ta lanin
Veq zemërat e liga shpirtin gjallë ta mbanin...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

"Papërshkrim Dashuri"


Hareja më bëni ti haroj të këqijat me ty!
A në dëshpërimet m'u bënë lehtesim por, në brengat edhe kalim i tyre edhe
Përkrahje
Përkrahjen me te embel në botë tek ti e pash.
Yll që shëndritë në jetën time,
Brendësine ma qetësove ti...
Inderuar, nderi im.
Ramja, nga e cila më shpëtove.
Thellë vazhdojë rritja e imanit me ty,
Ditët m'u bënë të fatshme të gjithë.
A thua s'ka emër kjo.
Yll po shëndritje në zemër, bashkim deri n'amshim, fitim nga i madhi Zot, papërshkrim dashuri.


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjala e luftëtarit - Terr

Nga dhoma dal në hajat,
Për t’i parë yjet vezullues,
E të ndjej kënaqësi,
Të veçantë si kaherë.

Sonte mungon kthjelltësia,
Dy yje në qiell mezi i shoh,
Më kujtohet nga fëmijëria,
Kur pleqtë bënin llafe nga mërzia...

Rrotulloj kokën duke kërkuar,
Nga njëri në tjetrin skaj të horizontit,
Por nuk shoh yje tjerë vezullues,
Vetëm Hënën që më shikon në sy...

Nipërit më ngjiten pas,
Yjet për t’i parë,
Të mahnitur nga bukuria,
Mbeten me gojë të hapur!

Ua bën njëri, heu bën tjetri,
E shikojnë njëri-tjetrin:
Gjysh, nuk i sheh?
Më pyesin me mallëngjim.

Eh, more bijtë e mi!
Kur isha në moshën tuaj,
Burrat bënin llafe,
Me yje për t’u orientuar,
Por sot qenkam qorruar...

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dua ta njoh një njeri!

>> Saturday, November 08, 2008

Do të doja që të mundja,
T’ia shikoj sytë një njeriu,
T’ia shikoj bebëzat e syve,
Ta shikoja në retinë,
E kush do të mundohej,
Që të shikonte në retinë,
Kur vetë retina e tij,
Është:
Burrëria e tij,
Karakteri i tij,
Urtësia e tij,
Krenaria e tij...

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shiu dhe dija

>> Tuesday, November 04, 2008


Kur i bie shiu tokës dalëngadalë

Në qetësi unë e shikoj dhe mbes pa fjalë

Ca nga toka atë e pi edhe bleron

Ca e mban ashtu mbi dhe nuk e kullon

Ca e pi që të gjithin me kënaqësi

Nuk jep fryte përmbi dhe as begati

Këtë shembull e ka dija tha profeti

Lum për të që dije merr edhe punon

E përhap atë që di edhe për veti

Në të mira e të mbara këshillon

Ka nga ta që dije marrin edhe dijnë

Por në zemër edhe punë ate se mbijnë

E përhapin sa të munden nga njerëzia

Dhe kshtu marrin begatit që u jep dija

Dhe të tjerë njerëz ka që marrin dije

E harrojnë dhe nuk punojnë si u ka hije

Se përhapin se se dijnë ate ç'e msuan

Si të shkretë pa begati në humbje shkuan...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E Përhënura Baticë


Vdekje e trishtuar
Kur s’ke kujt ia lësh as rrobat
Një mijë biseda,
Një mijë vuajtje,
Një mijë milje udhëtime,
Të mos mjaftojnë të gjesh një strehë
Mizore të zgjohesh një frymë para vdekjes
As ëndrrën s’mund ta rrëfesh
Pezmi s’është qaramanì,
Por buka që shtrohet me plotmendje,
Në shtëpinë e re të epokës
Mund të bisedosh me një kalë,
Kalorës i skamur,
Qenit t’i besosh
Ç’sekret mund t’i thuash një makine,
Telefoni
Të qash kohën,
S’është qaramanì


Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sa çudi


Sa çudi është o njeri

Ka fund bota ti e di

Dhe e kërkon atë përsëri

Gjith qka ndodh në këtë botë

Përcaktim i Të Madhit Zot

E ti pyet për çudi

Për të djeshmen o njeri

Llogarinë shum mirë njeh

Dhe vrapon pas pasurisë

Sa i varfër do të jesh

Në ditën e llogarisë

Edhe zjarrin që përvëlon

E të djeg mbrendi

E njeh mirë dhe mëkaton

Sa i mjerë je o njeri

Zotin Një që të krijoi

Mirë e di me siguri

Pse krijesa adhuron

Me ç'të drejtë o njeri

Dhe të mirat në xhennet

Ku të gjithë të kënaqur jan

Që të gjitha mirë i njeh

Rehatohesh me dunjan

Po shejtanin si armik

Vallë se njeh ti që ngaherë

Rrugën që ta zbukuron

Për në punën e pavlerë

E njeh mirë dhe e pason

Sa qudi nga ti më vie

ç'është me ty o njeri

Pse s'punon si të ka hije?


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PRES RITAKIMIN MË TË BUKUR


I zënë si merimanga në rrjetën e saj
Mbi ballin tim lexohen mendimet e mia
Në vrapim tek ikin diku larg pa kufi...

Të gjitha vitet të pesëdhjetë e gjashtë
I kam renditur si lojërat e jetës
Në ëndrrat më të bukura që i kisha...

I vetmuar vetëm ty të pres me besim
Në heshtje ti fali bebëzat e syve të mi
Të shijosh botën e vërtetë të çudirave
Të shpirtit tim të plagosur sall për ty!

Me shpresë të pasosur kurrë
Pres ritakimit më të bukur
Kur engjëjt tek unë do të të sjellin
Të mbështjellur me vello të bardhë
..................bash, ama bash si dikur!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lëmosha


Kur të del o njeri
Para syvet një i mjerë
Që ngre duart lart nga ti
Ti mendo vetëm një herë
Se lëmosha mirë pastron
Shum mëkate , pasuri
Pengon sprovat dhe sëmundjet
Mbjell gëzim në varfëri
Begatinë e shtonë me vlerë
Dhe është hijë në atë ditë
Pra kujtoje dhe një herë
Deri sa të shohin sytë
Llogarinë e lehtëson
Nga e djathta mjaftë rëndon
Të ngre shkallët në xhennet
Të ndihmon kur mbetesh vet
Dhe në urën e siratit
Këmbët tua kur rrëshqasin
Të ndihmon ty o njeri
Kjo qindarkë a pasuri...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrugëvet të dijes

>> Saturday, November 01, 2008


Në tokën e dijes mendjen do varrosi
Me prangat e saj shpirtin do prangosi
Gjith jetën do jap nga ajo të marr
Nuk më ndal njeri veq guri mbi varr
Por ajo koprrace dhe më ep shum pak
Nga sa i kërkoj , me nderë e me gjak
Me frymë edhe shpirtë ndjek dijen e vlerë
Të madhen e thellë , në pafund e gjerë
I etur për jetë pa dije lëngoj
Edhe nuk ma shuan atë etje tjetër
Veq shkaku i saj që pranë i qëndroj
Po shum pak unë marrë , në mendje e letër
Detet , oqeanet edhe gjithqka rrjedhë
Në ngjyrë u shëndrrofshin dijen për me shkrue
Të cekët qëndrojnë para pafundësisë
Ujërat e thella , muzet e njerëzisë...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur`ani


Në një natë të errët,
Në një natë trishtimi,
Zbriti nga qielli,
Një fletë shpëtimi.

Një natë ndriçuese,
Një urdhër i Zotit,
I zbriti të Dërguarit,
Për të mirën e popullit.

Një natë shpëtimi,
Që s’ka mbarim,
E flet të vërtetën,
Pa aspak dyshim.

Nga kjo zbritje,
U shua errësira,
Nga e keqja,
Doli e mira!


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Begatitë e qiellës


Qiella , yjet shum fjalë thonë
Po ta dije o njeri
Do t'i doje si të donë
Gjith ç'ka ka në këtë gjithësi
Edhe diellin që rrezon
Na ndrinë porsi nana me ngrohtësi
Do ta doje si të don
Po ta dije o njeri
Edhe hanën nëpër natë
Që valëvitet kah agimi
Edhe vdes për të dëshmuar
Natën natë si gjumin zgjimi
Edhe retë që e mbanë shiun
Do ti doje po ta dije
Edhe jugun e veriun
Thellë në zemër do ti mbije
Po ta dije se çfarë thonë
Nëpër qiell do fluturoje
Do ti doje si të donë
Dhe Zotin do falënderoje...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP