Që ta kuptojmë All-llahun

>> Tuesday, April 29, 2008



Siddiq Osman NoorMuhammad 1973



Të mos e mendojmë All-llahun me terme të
Ekzistencës Fizike
Sepse nëse e mendojmë ashtu
Jemi të humbur

Mendo për atomin
Shife në brendi e do të gjesh një univers
Madje, një pafundësi universesh
Shiko natën në mbrëmje
Dhe vështroje universin
Dhe universet akoma të panjohura
Çfarë pae?
Vetëm një atom

Ku është All-llahu?
A e gjete?
Jo, sepse e mendove Atë
Si mishërim fizik
Dhe u humbe

Por,
Shikoi valët e detit
Dhe rërëzën bojë hiri në breg të detit
Studijoi fytyrat dhe gjuhët e njerëzve
Dëgjoje të qarën e fëmijut dhe këndimin e gjelit
Ndjeje mprehtësinë e barit dhe pikëzat e shiut
Çmoje dashurinë e maces për të voglat e saj

Atëherë Madhështia e All-llahut do të fillojë të zbresë mbi ty.


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ju të Artit Hyjnor


Rumi


Zemrën që ke humbur, kërkoje nga shpirti

Qetësinë e jetës kërkoje nga shpirti

Hiq dorë nga froni i trupit,

dhe vëndoje kurorën e shpirtit

Përshkoi qiejt,

Saturnin e shpirtit tënd lartësoje

Shkrirja e sheqerit, vetëm se e ëmbëlson shijen

Kur ndërmjet dhëmbëve të tu,

në gjuhën tënde sillet

Mesazhi hyjnor profetik,

njerëzit janë minierë e artë

Të kërkosh venët e tua të arta,

qëllimi yt duhet të jetë

Ju që ende jeni, e për udhëtim vullnet s’keni

Bëni hapin e parë, paguani taksat e rrugës së gjatë

Ju të artit Hyjnor, jeni pa asnjë gjurmë

Më fal për rënien time, me mëshirë më kontrollo

Me shtiza të ndritshme, fute frikën në zemrën time

Lotët që më rrjedhin, do ta mbushin vazon e jetës sime

Synim në të dy botërat, përderisa të të hapet jeta

Shokë as të huaj s’ka, shpirti yt e di rolin tënd

Shams Tabrizi artistik i plotë dhe i tërë

Me fjalën tënde të hijshme më skllavëron shpirtin.



Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI





Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

All-llahu


Semra HALILI

E vetmja në vetmi

Vetëm me të Vetmin vetmohu

Vetëm të Vetmit bëni sexhde

Njësia i takon

Vetëm

I Vetmi Pafund..

I PËRHERSHËM!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KJO DYNJA

>> Monday, April 28, 2008


SHEJH HYSEIN ER-RAZI
(V.304. H.)


Kjo dynja
Dy sundues i ka:
Diturinë dhe pasurinë.
Nga sundimi i diturisë
Të shpëton adhurimi.
Nga sundimi i pasurisë
Të shpëton mjaftimi…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KALLIRI


Vehap KOLA


Çfarë kam
Dhe imja është
S’është e vërtetë

Çfarë kam
Dhe është e vërtetë
S’është imja

Borxhli ndaj diellit
Borxhli ndaj tokës
As dritë, as dhê
Nuk zotëroj

Ballin si dielli
Me bojë të huajtur
Dhe zemrën si toka
Bukë dhe ujë të falur

Këngën e erës belbëzoj

T’i përzë zogjtë
Nga kallzat e mia
S’kam të drejtë

Udhës sime
Nga toka te dielli
S’jam hiç i sigurtë
Ku do ndalem

Sofër s’shtroj as s’ngre
Unë, bukë për të pangrënin
Më duhet të jem

Çfarë kam
Dhe imja është
Mos e besoni

Çfarë kam
Dhe është e vërtetë
S’është imja


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VDEKJA E ZEMRËS

>> Saturday, April 26, 2008


SHEJH AHMED IBN AXHIBA
(1747-1809)


Përmendja
Ose përkujtimi
I Allahut të madhërishëm
Është arsyeja kryesore
Që zemra jonë gjallërohet.
E kundërta do të jetë
Shkaku kryesor
Që zemra ka vdekë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur me tha shpirti: Pi


Hamdi NUHIJU

Atë ditë kur shkëlqenin flokët e tua nën hijen e zemrës sime,
Hije e mbuluar mbi dehjen e Dashurisë Hyjnore,
Cipëza mjalte kafshonin buzët e mëkatit,
Të lyera me ngjyrë hiri...
Shpirti më tha : PI
Nga dashuria e Pafundme e Ndershmërisë,
Në saje të Bujarisë së Tij,
Robi dhuron....
Dhuron atë që zemra i përshëritë lajkave të dalldisë,
Në koshiencën e filtruar të bukurisë,
Ai është i bukur , e do bukurinë!
Shueja etjen dhe buzët me ushqim dashurishë,
Xhelozoj mbi vargun e gjërë të evliave që hapërojnë drejtë dyerve pafund,
Ku në skajin e varfërisë dhe nën trokitjen e hajdutit,
Njëri prej tyre tha:
Pritë o hajdut i mjerë , merrë këtë si sadaka!
Ahhh , kjo zemër që vlon në burimet e dashurisë,
Si sintaksë fjale të përkëdhelë ,
Në aromën e sharmit tënd jetoj,
Si fëmijë në kraharorin tënd...
Prehje, tha Krijuesi i Gjithësisë,
Vendmbjellje , pse jo???
Kur shpirti më tha : PI
Ti lazdrohej me ezanin e dashurisë....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja


Xheladin HAMZA


Për shpitë bardhë si biluri
Edhe vdekja është e bukur
Edhe vdekja është e hijshme
Edhe vdekja është e shijshme
E vdekja është më e lehtë
Se kënga e bilbilit të dashuruar
Edhe qielli të shtatë kate i hapë
Edhe engjëjt shpirtin nëpër ta
E bartin me lutje e Tekbir
Edhe udhëtimi mistik
Mes yjeve të kozmosit është i lirë
Dhe i ngjanë puhisë së lehtë
Të korrikut të zjarrtë ....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bukuria e një gruaje

>> Friday, April 25, 2008

Bukuria e një gruaje



Bukuria e një gruaje
s’është në veshjen e saj,
as në pamjen që i kushton kujdes,
apo mënyrën e flokëve si i mban!

Bukuria e një gruaje
duhet të shifet në sytë e saj!
Sepse aty është dera për në zemrën e saj,
në rezidencën e dashurisë.

Bukuria e një gruaje
s’është një shenjë në fytyrë!
Por bukuria e vërtetë e një gruaje
reflekton në shpirtin e saj!

Është kujdesi që ajo me dashuri ofron,
pasioni që ajo tregon!
Dhe Bukuria e një gruaje,
me kalimin e viteve - ajo vetëm rritet!

Nuk të ik buzëqeshja se të vjen pleqëria;
por pleqëria të vjen se të ik buzëqeshja!
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI, Tetove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ki mëshirë për të...

Ki mëshirë për të...





Lotë të ftohtë rrjedhin për sytë që u humbën përgjithmonë.

Humba kuptimin dhe u mundova që të mbijetoj!

Por s’është e njejtë jo…jo pa ty!

S’jam e përkryer dhe ty kurrë s’të pengonte!

Gjithçka ndanim bashkë, dhimbjet, ëndërrat, sekretet!

Qeshnim tërë ditën vetëm për ta harruar atë që kaluam!

E di se kjo e qeshur është false, por ç’gjë tjetër mund të bëj?!

Gjërat e vogla më rikujtojnë si një pikturë në kornizë,
por të dyjat e dijmë se kurrë nuk do të jetë si më parë!

Më mungon moj motra ime dhe kjo është e dukshme!

Oh Zot mos ma merr atë e të më lësh mua!


Dhimbja që ndjej nga humbja e saj,
është shumë më e rëndë sa mund ta baj!

I fshij lotët nga faqja ime dhe mundohem

të dukem se mund të vazhdoj,

por nuk e di se sa mund të zgjasë ky gëzim i rrejshëm!

A mos vallë është koha që ajo të më lërë nga kjo botë?!

Dhe të lutem Zot, më trego se si të vazhdoj!

Sepse jam e pafuqishme, qëndroj e ndrirë…!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI, Tetove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DITURIA E ZEMRËS

>> Wednesday, April 23, 2008


IMAM MALIK IBN’ENES
(715-796)


Nuk është dituri
Dituria me të cilën
Mbahen fjalime,
Ligjërata të thata,
Por, është dituri
Ajo dituri
E cila bën dritë,
Të cilën
Allahu i madhërishëm,
Në zemër e zbritë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TIM VËLLAIT


Xheladin HAMZA


(Elegji)

Sot u mbushën pesëmbëdhjetë vjet
Që ti vëlla i imi,
Ra në gjumë të përjetshëm
Me qylah në kokë...
Unë putha shiun e prillit
Si shkuma e detit që rërën puth!

Në varr të shtruam cohë të gjelbërtë
Dëshirova aty pranë kokës tënde
Ta vendosi një shandanë të ndriçojë
Të tjerët s‘më lanë...

Lulet që i mbolle ti vëlla i imi
U thanë!

Trungut degët iu këputën
Rrënjët tu humbën përjetësisht
Filluan të dalin rrënjët
E frutave të sojit tjetërfare
O vëlla i imi!

Sot qaj me zë jetimi
E gjoksi fortë më shtrëngon
Vajto dhe ti në varrin tënd o vëlla
Lage edhe njëherë atë vend ku fle
Se gjaku të është përzier
Me një gjak tjetër
E gjaku nuk është ujë
O VËLLA!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krijimi

>> Tuesday, April 22, 2008


Ata thanë se ky Univers u krijua nga Rastësia!

Po ata bile mund të thonin se

Toka rrotullohet nga Dashuria!

Ata mund të më thuan

“prejardhjen e kam nga një majmun”,

mund të më thuan edhe se

Feja është një gabim i madh

Po ata mund të vazhdojnë me teoritë e tyre

që i kan në kokë,

me teoritë e një njeriu që duket të jetë qorrë!

Përse nuk mund të jenë realist?

E të shohin bukuritë e jetës?

Idetë gjeniale dalin nga mendjet gjeniale!
Gjërat s’ndodhin thjeshtë nga rastësia,
pa planifikim e nga paqenësia!
Nejemi këtu për një qëllim të cilit duhet përmbajtur!
Për diçka kolosale e jo

për diçka jokonsekuenciale

Nëse njerëzit prodhojnë kompjutorë dhe vetura,
Atëherë kush i krijoi njerëzit dhe mendjet që zhvillohen?
Kush e formëson fetusin brenda në mitër?
Kush i bëri malet si shtylla që të mos rrëshqasë toka?

Kush e krijoi Universin nga një tymnajë?

Cili Artist i Madh i dizajnoi krijesat dhe vendbanimet e tyre?
Kush i predeterminoi dhe predestinoi të gjitha krijesat,
në në mënyrën më të përsosur?

Përsoshmëria s’është nga njeriu!
Përsosshmëria s’është nga Natyra!
Përsosshmëria është nga Krijuesi

i tërë këtij Krijimi!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Prap në Arabat

>> Monday, April 21, 2008


Hamdi NUHIJU
21 prill 2008 (…mmmmm….)


Nisem rrugës së Përjetësisë,
Ndal!
Më thotë një zë në formë të përshpëritjes,
Të dua!
Kthej kokën mbrapa dhe të shoh ty!
Në mesin e blertë të avenysë,
Ndëgjoj cicërrimat e zogjve të mallëngjyer,
Diversiteti i zemrës sime,
I pasqyruar në brendinë tënde…
Rrezet e Diellit na shoqërojnë,
Habitem!
Thash : Si i marrë unë të jetojë?
Në këtë mes përrallash,
E takim shpirtërash,
Ta dishë se do më mungosh…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ARMIQTË E MI

>> Sunday, April 20, 2008


SHEJH EBU HAJJAN
(V. 695 H.)


Armiqtë e mi
Mua më bëjnë
Shumë mirësi.

Ata m’i hulumtojnë
Çdo ditë gabimet
Unë i bëj përmirësimet.

All-llahut i kërkoj
Që armiqtë e mi
Mos t’i dënoj…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allahu i dashur


Sarah Rogers


Kur nuk kam se kujt t’i drejtohem e as ku të shkoj...
Allah, Ty të drejtohem me përkulje në namaz,
që Ti të më udhëzosh...
Sot ndjejë frikën më të madhe në jetë,
Frikën se Ti më ke lënë dhe kam mbetur vetëm!!!
Të lutem Ty për hir të të gjitha të mirave që i kam bërë...
Akoma ndjej se është e pamundur ti takojnë të kaluarës,
të gjitha gabimet që i kam bërë!
Ty të lutem që të më udhëzosh në Rrugën e Drejtë,
e cila do të më sigurojë një pallat në Parajsën Tënde...
Lutem dhe akoma nuk e di nëse lutjet e mia,
do të më pranohen ndonjëherë?!
Allah, ende kam iman dhe e di që,
në ditët më të errëta... vetëm Ti je Ai,
që mund ta bësh Diellin që të më ndriçojë!
Ti nuk më shikon teposhtë ngase nuë jam e dobët...
Ti më shikon teposhtë ngase unë shikoj Lartë, të shikoj Ty!
Do të Të lutem gjersa të vijë Dita kur nuk do më bëjë dobi...
Dua që në të gjitha lutjet e mia, Ti të jesh aty.....
E di që kurrë nuk do më lësh!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nënë: Babën ku e kam???

>> Saturday, April 19, 2008


Hamdi NUHIJU

Në këtë natë të errët,
Ku melodia e lotëve të mi jehon,
Dhe malli për fytyrën e nënës më trazon,
U ula në një qoshe të dhomës,
Dhe fillova të shkruaj në fletoren e dalldisë:
Nënë , babën ku e kam?
Pse nuk vjen në klasë të mi shikoj pesat?
Pse të gjithë shokët e klasës kanë pranë tyre baballarët?
Nëna e shtrenjtë rrudhi krahët dhe më tha:
Do të vijë bir,
Mos u mërzit t`i vetëm mëso se ai krenohet me ty,
Shumë shpejt do jeni bashkë,
Dhe lumturinë e jetës do e përballoni,
Sfidat problemet do i anashkaloni…
U bënë 21 vite që atëherë,
E unë në pragun e derës duke të pritur,
Baba ku je????
Pse nuk ishe kur më duheshe?
Dhe All-llahu zemrën me iman ma pasuroi,
Mendjen dhe shpirtin në Islam ma orientoi,
Tash e di moj nënë sa të kam mërzitur,
Gëzohu se biri ytë do takohet me burrin tënd,
Atje dikund në Përhershmëri….
Më fal moj nënë pash këta dy sy,
Baba do krenohet me ne të dy,
Ti je shembulli i jetës sime,
Je më e shtrenjta në zemrën time…
Një ditë në shkollë nuk shkove,
Po për dy germa në kokën time,
Jetën e dhurove!!!
O All-llah i gjithësisë,
Ma ruaj nënën nga çdo ligësi,
Të lutem Zot , ja Rabi,
Më njofto me babën n`burimet e Kevtherit….
Amin!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Përgjithmonë një


Atje diku, një zemër e vetmuar po bredhë rrugëve,
Rrugë të gjata ka përngjethur ky i huaj para vetes, rrugë të përbalta!
I humbur në këtë kërkim të gjatë, për të dashurën e tij të përjetshme...
Sidoqoftë, s`ka dhe shumë për të ecur.
Dhe duke e mbajtur në dorë trëndafilin e dashurisë,
I ndezur thellë në zemër, ai thotë
se e ka për te, për të dashurën e tij
Përgjithmonë...


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ëndërra


Më shkruaj kur s`je mirë,
më shkruaj kur ke nevojë që të të dëgjoje dikush,
e s’e gjen dotë njeri.

S’ka rëndësi nëse unë jam opcioni yt i fundit,

veç nuk dua që të qash në vetmi.

Nuk dua të të them se më mungon,

edhe pse më mugon në thellësi.
Sepse kam frikë se do mund ta vëresh
dhe ta kuptosh se sa shumë frikësohem
Nëse e humbi dikë si ti.

Nëse dashuria mund të mënjanohet
thjesht, vetëm duke i mbyllur sytë,
nuk do ti kapsitja sytë aspak!
Ashtu që të mos i jepja shansë të dytë
humbjes së dashurisë që ndjejë për ty.


Nga Anglishtja : Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në Arabatin e TETOVËS


Hamdi NUHIJU

18 prill 2008 (... ketu dikund...)



Këngë mistike e shpirtit poetik,
Cicërrimat e ëndërrimeve,
Fluturojnë karshi lumejve të ezofagut tënd,
E jeta e kalitur në mirësi….

Fjalët që ngjesin karavane yjesh,
Nën himnin e dashurisë,
Kërkojnë strehë,
Në fushat e zemrës tënde….

Jeta na fton në vallen e breshërimeve,
Që mallëngjen këtë zemër të mësuar me ty,
Gjumi të zëri në kraharorin tim,
Në Arabat , këtu në Tetovë!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SUFIU I SHËMTUAR

>> Friday, April 18, 2008


IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI
(830-910)


Nëse
E shihni
Ndonjë sufi
Me pamje
Dukje,
Të jashtme,
Të zbukuruar,
Atëherë,
Menjëherë,
Duhet kuptuar
Se ai, sufi,
Përmbrenda
Është i shëmtuar…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUJT T'I GËZOHEM


Xheladin HAMZA


Më thanë:
Në momentin kur linde
Linde me vaj të madh...

Qetësia...
Shërbëtore e natës
Mi këndon këngët e heshtjes
E shpirti shëtit këngëve të pakënduara...

Qetësia...
Zëshëm jehon në shpirtin tim
Portën e jetës e mbylla me buzë
E flaka e turpit lëpin natën e heshtur

Në varrin e mbyllur
Në errësirën e errësirës
Shëndërrit kandili i Allahut

E unë
Kujt ti gëzohem më shumë
Ditëlindjes apo ditëvdekjes?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutësi dhe mirënjohja


Kur ndjehem i dobët, kur ndjehem i gëzuar
do doja që të më mbaje në krahë
dhe të më pëshpërisje se çdo gjë do të jetë mirë.
Nganjëherë është e pabërballueshme të mos kesh askë,
akoma të mos e kesh njohur!
Ti po më mbikëqyrë nga lartë.
Ti më jep fuqi që të vazhdoj
Kur rruga duket e kaltërt dhe jo aq e ndritshme!
Oh Zoti im, mëshirën Tënde po kërkoj,
të më ndihmosh ta jetësoj qëllimin!
Të lutem mos më lerë të bie dhe më ndihmo tu ndihmoj të tjerëve
qoftë edhe me një gjë të vogël,
me një Buzëqeshje…


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gruas sime të ardhshme


Të dashurosh, të jetosh, të vdesësh, të shpresosh
dhe asnjëherë të mos gënjesh...!
Dashurinë që ofroj vetëm ti mund ta shohësh,
ta prekësh dhe ta ndjesh ti dhe vetëm ti!
Apo, e dashura grua ime e ardhshme, nëse më dëgjon
atëherë lute All-llahun që të jemi një!
Ashtu si është e përjetshme dashuria ime për Din,
ashtu është edhe dashuria ime për ty!
Dhe…All-llahu na takoftë bashkë në Xhennet dhe përjetë.
Amin!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çka nëse sonte?!


Çka nëse sonte është nata ime e fundit?!
Nuk do të ishte e drejtë,

Sepse s’jua kam thënë njerëzve që i dua,

Sa shumë të shtrenjtë i kam.

Atëherë po ta them Ty të vërtetën...

Mos e harro kurrë !!!!
Ju Dua Të Gjithëve Për Hir Të ALL-LLAHUT!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LAMENTIN TIM DËGJO NËNË

>> Thursday, April 17, 2008


Fahredin SHEHU

Ku ke gabuar e di se e ke pyetur vetën
Dhe Zotin disa herë
Tash këtë po e bëj edhe unë
Që të ndëshkohesh kështu e dashur
çfarë ke bërë në rini
Të përfundosh me lindje
Të sjellësh në tokë
Një të ligë veç për vete
Se ky i gjorë nuk i bën
Askujt dëm pos vetës
Të ec kështu ta shohin të gjithë
Të ligën e mishëruar dhe
Të prekshme
Të marrin mësim të gjithë
Por më e keqja është se këtë
Nuk e bëjnë
Hidhësinë e farës sime dot s’e provuan
Sepse ushqehen me mishin e ëmbël
Të hurmës sime

Ti tani nuk di nënë
A ta vajtosh vetën apo mua dhe unë e di sa vështirë e ke
Vonë kuptove se krejt magjia ime
Është e koncentruar në shkopin magjik
Të cilit njerëzit i thonë laps
I cili lëviz me fjalën magjike
Me gjashtë germa e ajo është


POEZIA

Nëse të pyesin çka është poezia?
Pashë mua që i thua se është
Shkrirja e shpirtit në fjalë
Surfuzioni i fjalës në ngjyrë
Kristalizimi i ngjyrës në letër
Grumbullimi i letrës në libër
Që ta mbajnë krijesat e quajtura njeri
Në nënsqetulla të padepiluara dhe plot
Kundërmim bakteresh erogjene
Për ta profanizuar
Sakralitetin e arketipit tokësor
Të LEHVI MAHFUDH
[1]
Ashtu si e zhveshën fenë
Dhe e bën psikologji
Ashtu si e zhveshën magjinë dhe e bën parapsikologji
Ashtu si e gjymtuan artin dhe e bën estetikë
Kurse NE menduam se Njeriu duhet të bëj


ART FE DASHURI


E jo ta flas atë

Nënë pashë mua që i thua
Derisa drangoi yt do ta shpëtoj
Këtë botë të vogël
Para se të këndoj knusi i Shkodrës
Derisa drangoi yt ta
Rrëzoj murrin prej inercioni
Që e krijuan pleqtë impotent
Të esoterisë letrare
Të cilën e bën parti politike
Të realistëve të fundit të Marksit në planet

Se farën e ithët të hurmës sime
E hodhën pas shpine
Dhe kush do ta shijoj mishin e ëmbël
Më ka të paprekur

Thuaji hani para se
Ta sjellin pentaklin
Forcat e errëta e deri tek shpëtimtari
Deri te ardhja e tij
Duhet të kaloj edhe një kohë
Të cilën ata do ta harxhojnë
Si ajrin me ozon
Pas një të rreshure
Që ta shpërlaj tërë qenien

Sot vajtoj nënë
Për të gjithë
Për njerëzit për NJERËZIT
Deri në eonin e ri
I cili do të palohet prapë
Në stratosferë të lë gjurmë
Fosilesh të vetave martire

Oh Zot jepi forcë nënës sime
E di se me mua e sprovon
Edhe ajo e di se Ti e do
Prandaj e sprovon si Ibrahimin
Ajo më solli këtu
Ta vuaj këtë jetë
E të më frikohen pëllumbat e bardhë dhe
Gjethet e hardhisë të tremben
Vetëm se kam formë njeriu

Unë qaj dhe kështu deri ne eonin e ri

[1] Pllaka e ruajtur mirë, sipas eskatologjisë islame, çdo gjë është e shkruar aty dhe Kur’ani buron nga ajo


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në ëndërrën e foshnjes


Hamdi NUHIJU

Një gardhë i madhë ,
Si nëpër barishte verore,
Lule vjollce përmbush frytet,
Dhe ezani muezinit…

Ëndërr me melmesa dhe kënaqësi,
Sikur ëndërra në ëndërr,
Cfarë janë këto qenie që më vështrojnë,
Dhe kjo botë e pakuptimtë…

Ëndërra e bërë realitet,
U rrita në botën e pamëshirshme,
Nënë ku je????
Supet më janë rënduar….

Kjo botë e pafytyrë më shkrumoi,
Ku mbeti hija dhe gëzimi i fëmijërisë?
Kur nuk dija gjë , përveç
Dashurisë së nënës!

Kjo botë e egër dhe e shëmtuar,
Që thyhen ëndërrën në çdo sekond,
Sikur të mos besoja All-llahun,
Do të zhdukesha në Oksident Palace….


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHERIATI, TARIKATI DHE HAKIKATI

>> Wednesday, April 16, 2008


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
(1165-1240)


Sheriati është:
Dorëzim ndaj
All-llahut të Madhëruar.

Tarikati është:
Kur praninë e Tij
E keni kuptuar.

Hakikati është:
Kur dëshmia e Tij
Na është dëshmuar…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të Dua


"Të dua. Kjo s’është një peshë e rëndë që duhet ta bartësh.
Të dua. Kjo s’është një kuti që të mbyll aty.
Të dua. Ky s’është një standard që duhet ta arrijsh.
Të dua. Kjo s’është sakrificë për mua.
Të dua. Ky s’është një piedestal që të ngrinë.
Të dua. Kjo s’është një shpresë e përsosshmërisë.
Të dua. Ky s’është i tërë qëllimi i jetës sime (apo tënde).
Të dua. Kjo s’të bën të ndyshosh.
Të dua.Kjo s’të bën as të më duash.

Të dua.Kjo është aq ë pastë dhe aq e thejshtë."


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Po ta dija...!




Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit

që do të të shihja duke fjetur,

do të të shtërngoja edhe më fort,

dhe do ta lusja Zotin që mos të ta marrë shpirtin!

Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit

që do të të shihja duke dalë nga dera

do të të përqafoja dhe do të të puthja,

e do të thirrja prap që ta përsëris!

Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit

që do ta dëgjoja zërin tënd krenar,

do ta inçizoja çdo veprim e çdo fjalë,

që të mundja ti shoh për çdo ditë!
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit

do ta kurseja edh një minutë apo dy

që të ndalesha e të të thoja

‘Të Dua’që, në të vërtetë, ti do ta dije se të dua!


Nga Anglishtja: Dritan Skenderi , Tetove




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sikur…


Hamdi NUHIJU

15 prill 2008 (....aty dikund..)



Sikur t`isha i gjallë në botën e të vdekurve,
Ta ndjeja errësirën dhe ftohtësinë e varrit,
Të kërkoja në pambarim dritë…
Në çastet kulmimante të dëshpërimit,
Më shfaqesh me qiri…
Të isha hi nën këmbët e tua,
Këmbë që vizatojnë ethet e dashnisë,
Sikur…. Hmmmm,
Të isha foshnje në prehërin tënd…
Fjala u shua,
E gjuha u hudhë në burgun e zemrës,
Dytë shëndërrisim në Nurin e All-llahut,
Sikur….
Në mesnatë të të përshpërisja fjalën të dua!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çlirohu nga burgu i fjalës

>> Tuesday, April 15, 2008


Xhelaludin RUMI


Oh moj zemër, lëre shpirtin që të ikë

Deri sa ta shohësh Krijuesin e shpirtit

Lëre këtë kusar zhgënjyes

Nëse do t’ia arrishë qëllimit të vërtetë

Përderisa këtë s’e bën

S’ke për t’ia arritur kurrë

Që të çlirohesh nga burgu i fjalës

E gjërat qartë ti shikosh

Nëse kërkon një shenjë

Në këtë rrugë, miku im

Patjetër ta kapërcesh veten

E shenjat do të flasin

Tejkaloje katërtën dhe pestën

Nga gjashta e shtata shih përtej

Rilindë mbi këtë tokë e argjil

Do gjallërohen të shtatë qiejt

E kur ta kesh parë qiellin e shtatë

Kalo në sferën e tetë

Ngjitu lart në çka të shfaqet

Aty do ta gjesh zbrazëtirën

Aty brenda në zbrazëtirë do i takosh

Shpirtërat e miqve tu të dashur

Të pa trup e të pa kokë

Në pafundësi duke bredhur

Mbylle syrin kritik

Që të josh në brendi

Dilë nga vetja për një çast

I dashuri ytë do të shfaqet afër

Ti që kurrë s’ke kaluar

Në rrugën e fatkeqësisë

S`do ta mësosh thesarin e shpirtit

Po të mos e vuash këtë dhimbje trishtim

Dëgjo ti, o Shems Tabriz

Thuaje fjalën në heshtje

Akordohu me shpirtin

Që do ta shohësh në lumturinë e lirisë


Perkthehu nga gjuha angleze:

Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PEJGAMBERI YNË I DASHUR


Zymer RAMADANI


I dashur! Erdhe, nga humnera na shpëtove
Para se të lindje, n’Inxhil u paralajmërove
Nga Krijuesi i gjithësisë mëshirë u dërgove
Jo vetëm arabët, të gjithë botën e gëzove

Të dërgoi All-llahu në një errësirë
Të dha Kur’ânin që ne t’jemi të lirë
Pranove detyrën, me përpikëri e plotësove
Me ndihmën e Tij njerëzimin e shpëtove

Në fillim të gurëzoi edhe shoqëria
Pastaj humbi nga ata për ty armiqësia
Të dashuruan më shumë se familjet e veta
Braktisën të keqën u kthyen kah e vërteta

Për ty dhe në ty ka mall i gjithë njerëzimi
Sepse ti këtë popull e drejtove kah shpëtimi
Ata që s’të takuan në jetë, i kaploi mërzia
E dogji malli adhuruesin për ty, edhe dashuria


Konya, Janar, 2008


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më fal ja All-llah...!


Dritan SKENDERI


Ah ç’rehati më ndjen shpirti
Në mëshirën e er-Rrahmanit
E ç’pastërti ndjen qenia ime
Nën hijen e el-Kudusit
Ç’bukuri të paparë
Më jep nuri i Xhemalit
E ç’ndriçim e shkëlqim
Më jep drita e en-Nurit
Sa liri të madhe që ndjej
Në robërimin ndaj es-Samedit
E sa siguri që jam
Në paqen e es-Selamit
Ah kjo freski e paparë
Nga hija Jote ja All-llah
E nga uji i Keutherit
Burimi i më të dashurit Tënd
Haudi i Muhammedit
S i lehtësuar e i çliruar që jam
Nga el-Gaffari, el-Fettahu
E sa shpërblime e thesare që kam
Nga el-Ganijju, er-Rrezaku

O All-llahu im
Ti je Ai që fal
Ti e don faljen
Ti fal shumë
Pra, më fal edhe mua të lutem
Më fal...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos më gjykoni!

>> Monday, April 14, 2008

Mos më gjykoni!



Tani gjendem në një mjedis,
vështroj të gjejë të vërtetën,
nuk dua më të më bëzdis,
tani dua të jem vetëm!

Kjo Jetë për mua është ferr
Flak që nuk digjet
E shohë në këtë sketerr
Por, ëndërra nuk më fiket !

Edhe nëse tundem ,
zvarritem dhe fundosem
Por kot e keni sepse nuk merakosem

E rrethuar me ziliqar
Më të etur, dhe tradhëtar
Fillon të më dhemb zemra
Stop ,tani më thot mendja.

Mua më mos më kerkoni ,
Sepse tani kam vendosur
Mos më gjykoni,
Edhe nëse jam e varrosur!

Ju lutem, te me faleni,
Kjo jetë është vetëm sprovimi im
E dua dhe e dëshiroj hixhabin
Sepse e adhuroj përjetësinë

Jehona PERQUKU









Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BEBËZAT E SYVE TU


Xheladin HAMZA


Jam vetëm një shpirt varfanjak
I shndërruar në bebëzat e syve tu
Bojë qielli...

Mendimet e bardha për ty
Mbi rrudhat e ballit
I zbrita nga retë e qiellit
Si shiun e pranverës...

Për urrejtje
Gjoksi më është tepër i ngushtë
Dashuria në heshtje më fletë qetësisht...
Jam vetëm një shpirt varfanjak
I shndërruar në bebëzat e syve tu
Bojë qielli...

Mendimet e bardha për ty
Mbi rrudhat e ballit
I zbrita nga retë e qiellit
Si shiun e pranverës...

Për urrejtje
Gjoksi më është tepër i ngushtë
Dashuria në heshtje më fletë qetësisht...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


MUHAMMED ALI
(Ish-Cassius Clay)


Kjo jetë
Nuk është
E vërtetë.
Unë,
Botën
E pushtova
Në tërësi,
Por, ajo
S’më solli
Kënaqësi…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Varferia

>> Sunday, April 13, 2008


Semra HALILI


Në botën qe ne çdo minute,
Vdes nje shpirt nga uria
Ne ne çdo minute,
shijojme diçka teper
nga ajo qe na nevojitet
qe dikush ende nuk i ka pare
Dhe aq shum jepemi pas kesaj bote
Qe,ne vend te lutjes
’’O ZOT ! ma merr shpirtin me din me iman’’
E zevendesojm me dimia me mintan !!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një mesazh shprese: Për rininë palestineze

>> Saturday, April 12, 2008


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI


Brenga:

Asnjëherë

Nuk zgjat përjetë…


Lotët:

Që qanë

Gjithmonë thahen…


Pikëllimi:

Sot

Do të ikë…


Retë:

Do të sihariqojnë

për një ditë me Diell…


Dhimbja:

Për një çast

E pastaj një buzëqeshje.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në shtëpinë e HALIM BEGUT…


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Në shkallët prej kartoni,
Të shekullit XXI,
Ndalem,
I kthyer me fytyrë kah kjo Perandori!!!!

Dy lule të skuqura nga turpi i dashnisë,
Me xhelozi na shikojnë,
Se si duhemi,
Në 1001 netët përrallore të shtëpisë së Halim Begut!!!

Ajo ditë e paharrueshme,
E shënuar në histori,
Në gravurat e zemrës sime,
Pikturoj emrin tënd!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutja

>> Friday, April 11, 2008


Xheladin HAMZA


O Zot, mos lejo djajtë
T’më lidhin me zinxhirë
E të më ngrehin zhagë - zhagë
Nëpër njëmijë e një net
Të jetës...

Shtrëngoj shpirtin e këputur
Përulem para Teje
E balli puth tokën e lagur
Nga djersët e mi të ftohët
Shpirti ngrihet shkallëve hyjnore...

Gjuha më ri e lagur nga TEKBIRI
Sikur të pija ujë të pastër e të pashtershëm
Nga burimi ZEM ZEM të Ismailit a. s.

O Zot, të lutem
Ma bënë shpirtin tim të lirë
Të marr aromën e kopshtit të parajsës...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shenja te medha


Kozeta BOCI


Nje levizje e kundert radhen e prishi.
Pa u shkeputur rrotullohet veshtrimi
drejt horizontit ne vijen e zbehte te qiellit.
Eklips.
Hena, rrote e madhe gri
dhe dielli, draper nen te korr mendime te frikshme.
Dy shenja pingul me palosjen time.
Mushkerite fryhen nga doza te grisura
cope-cope ajri ne nje balone gati per krisje.

Shenjat kane zbritur deri ne vijen e horizontit
dhe une ngrihem brenda balonit.
Qeset hidhen nje nga nje,
horizonti ngrihet atje ku s’mbushesh me fryme.
Rrota e madhe e henes levizi
dhe drapri i diellit e korri nje are me drithe.
Dielli i verdhe dhe hena e buhavitur gri
terheqin ne largesi njeri - tjetrin
me fjalet e shenjes
qe eklipsi i shenjoi pingul mbi koken time.

Une mund t’i lexoj, o njerez!
Mbi hene eshte shkruar emri i saj
se bashku me krisjen ne nje varg te gjate
qe shemb krateret dhe henen e ndan me dysh.
Hena zbret nen horizontin e syve,
ndersa dielli me pas e vulos verberine.

Per fat, mbetem ende ne te njejtin kah
dhe gjithe rrethrrotullimi eklipsor
palosur mbi veten ne nje namaz.
E dhashe selamin.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndoshta…

>> Thursday, April 10, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU

10 prill 2008(........)


Ndoshta dukem i molisur,
Edhe pse huazoj dashurinë,
Ndoshta vdes , lindë , ringjallem,
Në kraharorin tënd..

Ahhhh…… sa buçit lumi i shpirtit tim,
E lyer me ngjyrën e turpit,
E stolisur me dashurinë,
Mbretëresha ime…..

Ndoshta në ëndërrime jeta më përgjon,
Nën cicërrimat e vellos tënde,
Në mesnatë ndëgjoj zërin e hafizit,
Dhe urdhërin e Krijuesit të dashurisë…

Zemra rrahë dhe ngjizet,
Shëruesi i zemrave All-llahu im,
Dashuri e lyer me gjakun e imanit,
Do jetojë deri në Përhershmëri…

Ndoshta fjalëve të ëmbëlsuara,
Do i këndoj….
Melodia e shpirtit tim,
Të përkëdhelë përgjithmonë….


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç’ËSHTË ISLAMI?



JUSUF ISLAMI

(Ish-Cat Stevens)


Islami
Nuk është
Vetëm besim,
Religjion,
Ose fe,
Në Islam
Çka të duhet
Aty e ke…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jam një vajzë e zakonshme!

>> Wednesday, April 09, 2008


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI


Jam një vajzë e zakonshme, shumë e zakonshme!

Allahu e di se ç’është më e mirë për mua.

E pse pra duhet të ankohem?!

Un gjithmonë e dua dritën e Diellit

Por Ai edi se patjetër do ketë edhe shi!

Un gjithmonë i dua të qeshurat

Kënaqësinë dhe gëzimin!

Por zemra ime do ta humb atë ëmbëlsi

Nëse kurrë nuk derdhi lot!

Allahu shpesh më sprovon
Me vuajtje dhe me pikëllim!

Ai nuk më sprovon për ndëshkim,

Por për të gjetur një të nesërme më të mirë.

Pemëve që rriten u duhen përforcime.
Nëse i përballoj stuhitë,

Dhe mprehtësinë e daltës,

Fitoj hijeshi dhe formë të mermertë.

Allahu më sprovon shpesh!

Dhe për çdo dhimbje që më çon Ai

Më ka pajisur me Durim,

I cili shpërblehet me një çmim të lartë!

Pra saherë që s’ndjehem mirë,

Dhe saherë që të ndjej se gjithçka shkon keq!

Është vetëm rruga e Allahut,
Që më forcon shpirtin...

Elhamdulilah...

Të falemnderit Allah ...

Kjo jetë më kujton tokën e gjallë...

Kur jam në të vetë zhytem...

Dhe askush s;mbahet dot...

Dhe ska askush që të më nxjerrë jashtë...

Dhe askush s’më dëgjon britmën...

Kështu përfundoj në vetshkatërrim...

kujtime të errëta nga ajo kohë me Diell...

Sepse thanë se s’do ja dilja dot...

Më kujtohet si dje...

Po i përmbahem që asaj që më dha Allahu...

S’kam nevojë për lukse sepse gjithçka vjen e shkon...

Bile edhe këtë jetë hua e kam...

Sepse të nesërmen s’e kam të sigurtë...

Kështu pra do të jetoj sikur ta kem çdo ditë të fundit në jetë...

Një hap përpara e s’kthej dot më pas...

Përgatitje më e mirë për ta ndryshuar të kaluarën...

E meqë un falem...

Patjetër të ketë rrugë më të mirë për mua...

Un dëshiroj...

Patjetër të ketë një ditë më të mirë për mua...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jam Muslimane


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI


Jam muslimane, le ta dinë të gjithë!
Dhe mburem shumë e jam krenare që jam e tillë!
Joshjet e tua duan të më tërheqin,
Por kam zgjedhur Ilsamin vendin më të mirë.
Sigurisht nuk jam si gjitha të tjerat,
Nuk ha mish derri, as minifund nuk vesh.
Jam speciale, s’jam e njejtë,
Në dukje jam e ndryshme por edhe në emër.
Zoti im më jep fuqi, Ai më bën të fortë
Më udhëzon në të drejtë nëse un gaboj.
Jam muslimane, le ta dinë të gjithë!
Më udhëzon Islami kudo që të jem...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FIKSIM PA PARAMENDIM


Minushe DAKU



Thone se jeta nuk ka kuptim;

Vitet kalojne e qetesia nuk ze vend...

Fatin e destinuar duhet perjetuar.

Keshtu pohojne njerz te paautorizuar!

Vershime mendimesh ndeshen

e shperndahen mbrenda trurit tim!

Pse thone jeta nuk ka kuptim?

Fleta injorance kaplojne kete fiksim.

Disa thone se jeta eshte bosh, e zbrazet...

Zbrastire normative atakon

lobin mendor,

Shpirti prape mbeti bosh.

Gjendja u acarua,

truri e shpirti u turbulluan...

dhe trupi nuk ndihmon dot,

por bjen ne shok!!!

U rikthye normaliteti.

Sa pyetje mbeten pa pergjigje

qe nuk i gjen dot.

Po fjala shprese?!

C'kuptim ka?

FIKSIM PA PARAMENDIM


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

All-llahu


Minushe DAKU


O All-llah

zemra lengon,

shpirti renkon,

trupi calon,

Ty te kerkon.

Bresheri dhimbjeje

bie mbi sy,

ajo loton e permallon

vetem per TY.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nje hap ne pertejshmeri


Minushe DAKU



E une mbeshtjelle me terr te zi...

Mbaj mend nje jete pa jete,

pa perjetim

ankth e merzi,

pa te dashuren embelsi.

Nje cast ne pertejshmeri

e une u bera si cilimi...

ne vetmi.

Ne burg te erret, pa drite...

ne varr te zi.

Nje hap pertej dhe u ndava

nga e ashtuquajtura bote.

Prape mbeta vet...

Dhe dheu paska mbuluar tenin tim te ri.

Ika, shpetim nuk paska

Kesaj i thone te dashur miq

Realitet ne pertejshmeri..

AHIRET


TE LUTEM FALEM O All-llahu im!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bota Ime


Minushe DAKU


Bota ime

vater e lirise,

bota e shamise!


Disa thone se dukem demode

fshatare dhe mendje errur!

Hmmm...

Sa larg i kane shkuar hipotezave keta ... mendjeshterur!

Demode aty ku frymon endrra shfrenuese,

Fshatare pa sens humori shtazarak!

Mendje errur pa ndricim te epokes transbudallak,

e epsharak!

Befas ne mendje me vie..

se ju o te nderuar,

botekuptimeve tona s'u bini dot n'fije.

Nje bote ne vehte.

Me siguri se ju do te donit

te ecja ne hap me modene jo me kohen,

ku ciltersia dhe sfondi femror ka marre tatpjeten!...

Eshte zbehe dinjiteti femeror,

s'ka me karakter, nder,

embelsi e as magji...

s'ka virgjinitet...

te tera moren dhene,

dhe ajo befas u kthye ne loder e vegel.

Shfrenim ndjenjash kaplon mashkullin

sa here topmodelja vershon neper ndenja.

Era e embel natyrore shendrruar ne balsame e parfume,

Makijazh ngjyra ngjyradhe s'ka origjinalitet fytyra.

'Une jam femer dhe sundoj boten

'keshtu thone ato qe ngadhnjejne me mode e trup.

Per dallim nga ato....

o ju materialist,

ne e sundojme boten me nder e me turp.

Prape te them ne fund...

mos me gjyko kot

se nuk ma kupton mua boten.

Boten e lirise e bukurise!

Boten e shamise.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP